Author: tirana

Në Shqipëri debatet mbi të shkuarën komuniste vijojnë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rënia e diktaturës. Historianët vërejnë se pengesat për zbardhjen e saj, kanë ardhur më së shumti nga politika, që sipas tyre, nuk ka qenë e interesuar për shkak të kompromentimit të mjaft figurave të saj në regjimin totalitar. Debati për dosjet e ish-sigurimit të shtetit u rihap, pas një shkrese dërguar parlamentit, pak kohë më parë, nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, ku thuhej se ish-presidenti Ilir Meta figuronte në dokumentet e krijuara nga ish-sigurimi. Zoti Meta…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim në Tiranë me qytetarë dhe sipërmarrës në Njësinë Administrative 6. Përmes një postimi në Facebook, Basha njofton se e ka nisru ditën me një kafe mëngjesi me miq e bashkëpunëtorë në Qytetin e Nxënësve. “Një kafe mengjesi me miq dhe bashkëpunëtorë në Qytetin e Nxënësve në kryeqytet”, – shkruan Basha. Kreu demokrat po vijon turin e tij në të gjithë Shqipërinë për t

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Garda e Republikës kanë dalë paraditen e sotme në një konferencë për media, ku njoftuan masat që policisë për samitin të procesit të Berlinit. Policia e shtetit masat procesi i Berlinit Është njoftuar për garantimin e sigurisë, policia njoftoi për rrugët që do të bllokohen nga e hëna dhe tha se janë angazhuar 1604 efektivë. Për garantimin e sigurisë para dhe gjatë zhvillimit të aktivitetit, është parashikuar ky perimetër sigurie: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza. Bulevardi Bajram Curri, nga kryqëzimi në rrugën e Elbasanit deri tek Kryqëzimi…

Read More

CEO i JPMorgan, Jamie Dimon tha se “kjo mund të jetë periudha më e rrezikshme që bota ka parë në dekada” tesa komentoi rezultatet financiare të tremujorit të tretë për bankën që drejton. “Aktualisht, konsumatorët dhe bizneset amerikane mbeten të shëndetshme. Megjithatë, tensioni i vazhdueshëm i tregut të punës dhe nivelet jashtëzakonisht të larta të borxhit publik, me deficitin fiskal më të madh ndonjëherë në kohë paqeje, rrisin rrezikun që inflacioni të mbetet i lartë dhe normat e interesit të rriten më tej”, tha ai. Për më tepër, shpjegoi ai, “ne nuk i dimë ende pasojat afatgjata të shtrëngimit sasior”…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shetit, Ardit Bido, ka reaguar pas padisë që ka ngritur ndaj tij, nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg. Në reagimin e tij, Bido shprehet se nuk frikësohet të thotë të vërtetën akademike, me referenca shkencore dhe të bazuar në fakte që të çojë të burimi. “Kush mendon se mundet të më frikësojë që të them të vërtetën, sidomos të vërtetën akademike, atë që ka referenca shkencore, atë që është e lidhur me fakte, atë që të çon drejtpërdrejt te burimi dhe jo te fjalët e analistëve, dhe…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar si shumë të suksesshëm avancimin e raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë në shumë fusha. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se për dy vite e gjysmë, sa është ai në qeverisje, janë bërë 58 marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë. Postimi i Albin Kurtit: “Dy republika, një komb. Dy vjet e gjysmë, 58 marrëveshje bilaterale, me një qëllim: më shumë përfitime për qytetarët, më shumë për ekonominë. Për mbi 200 mijë banorët e brezit tonë të përbashkët kufitar mundësuam lëvizje e lirë duke funksionalizuar 26 vendkalime të veçanta. Kurse për të…

Read More

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në “Air Albania”, për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës, dy diitë më parë vendosën golat e Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të “Gjermani 2024”. Për këtë sukses, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të akordojë një premio të majme për lojtarët dhe stafin e kuqezinjve. 4.5 milionë euro janë akorduar nga qeveria e…

Read More

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier, ku një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur dy këmbësorë duke u shkaktuar dëmtime të lehta.Bashkëshortët e dëmtuar janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti. Ndërkaq drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici.

Read More

Evi Kokalari foli me gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Shqip” për sherrin më të fundit me Ylli Rakipin. Politikania u shpreh se u sulmua vetëm se u ul miqësisht të pijë një kafe me Lulzim Bashën. “Unë nuk kam nënshkruar asnjë marrëveshje me zotin Basha apo të kem bërë një koalicion me të për t’u futur në zgjedhje. Kam pirë me të vetëm një kafe, miqësisht. Nuk kisha pse të mos ulesha me të, por pikërisht për këtë arsye u sulmova. Por kur thashë që do të ulem me Berishën, sërish u sulmova. Pastaj kur thashë që dua që opozita…

Read More

Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Lorenc Kapllani alias Lorenc Sadikaj u arrestua në lagjen “10 Korriku” në Vlorë me qëllim ekstradimin drejt Italisë. 53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Catanias e ka dënuar me 19 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj e 24 ditë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi…

Read More

Kampioni i notit, me aftësi të kufizuara, Gersi Troka është rrëfyer në podcast-in me kryeministrin Rama ndërsa shprehu dhe pëlqimin e tij për imazhin e kreut të mazhorancës si politikan. Troka rrëfeu se e ka ndjekur kryeministrin dhe ndau edhe zgjedhjen e tij për ta votuar. “Të kam votuar, që të rrish në pushtet, atje ku je ti tani”, thotë djaloshi. Por, ndërsa kryeministri e pyeti nëse e ka zhgënjyer ndonjëherë, Troka tha se edhe mamaja e tij ishte më herët e orientuar drejt Partisë Socialiste, por “ka raste se e ka dredhur sepse nuk është më me Partinë Socialiste.”…

Read More

Në studimin e publikuar në “Journal of Nutrition” thuhet se ato që konsumojnë kosin rregullisht kanë 30% më pak mundësi për t’u prekur nga depresioni në dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Por, ky studim nuk sqaron pse ndodh kjo. Studimi vëzhgoi 14,539 meshkuj dhe femra. Ata plotësuan një pyetësor në fillim të studimit dhe një tjetër pas 10 vitesh. Studime të mëparshme kanë treguar se truri dërgon sinjale në zorrë dhe kjo është arsyeja pse stresi dhe emocione të tjera mund të shkaktojnë simptoma gastrointestinale. Ky fenomen mund të jetë një proces i dyfishtë, me bakteret në zorrë që ndikojnë nga ana…

Read More