Një ditë para Samitit të Procesit të Berlinit, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili drejton gishtin nga kryeministri Edi Rama, që sipas tij do të jetë sekser dhe trafikues i “Open Balkan”. Vasili i kujton Edi Ramës, deklaratën e pak kohëve më parë, ku shprehej se “procesi i Berlinit s’do jetë i përjetshëm”. Sipas Vasilit, Open Balkan përveç ndarjes, përçarjes, konfliktit dhe vasalizimit ndaj Serbisë nuk solli asgjë tjetër. “Por të gjitha aktet zyrtare shtetërore të Open Balkan janë ne fuqi dhe nuk janë shfuqizuar, me qëllimin e mbrapshte, për tu përdorur në mënyrë të pabesë sa herë që…
Author: tirana
Këngëtari shqiptar me prejardhje nga Lugina e Preshevës, Arian Agushi i njohur me emrin artistik “Gold AG” është ndaluar nga policia e Greqisë. Lajmin e ka dhënë vetë reperi, ku me anë të një postimi në Instastory, ai tregon se shkak për arrestimin e tij janë bërë këngët patriotike. Ai ishte ftuar të këndonte në disa mbrëmje muzikore për shqiptarët në Greqi. Mirëpo një gjë të tillë ai nuk ka mundur ta bëjë, kjo pasi është arrestuar.
Mbi 10 mijë nxënës janë përshirë në ekipet sportive, pjesë e lëvizjes sportive që ka nsiur në shumë shkolla të vendit. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të ekipeve sportive të gjimnazit “Qemal Stafa”, në Tiranë. “Këta janë super ekipet sportive të “Qemal Stafës”, pjesë e lëvizjes sportive që ka nisur në shumë shkolla të vendit, ku deri më tani janë përfshirë mbi 10 mijë nxënës dhe ku po bëhet një punë e jashtëzakonshme nga profesorët e fiskulturës, për të rikthyer frymën sportive në shkolla”, shkruan Rama. Kryeministri premtoi investime në infrastrukturë për të krijuar kushtet që nxënësit të mund…
Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha, vijoi këtë të dielë turin e tij me takime në të gjithë vendin. Këtë të dielë ishte në Burrel e Klos. Gjatë vizitës në Klos, Basha zhvilloi takime me tregtarë e sipërmarrës të qytetit. “Në Klos tregtarët presin blerësit e munguar, e ata pak blerës që erdhën marrin shumë pak gjëra pasi buxheti i vogël në dispozicion nuk ua mundëson të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre. Ky është realiteti prej vitesh, dhe tregtarët detyrohen ti kthejnë sërish në shtëpi shumicën e produkteve të tyre. Ata përballen sot me vështirësi të shumta,…
Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në Fier. Behet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Buzëmadh. Drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin e makinës duke bërë që të dalë nga rruga. Për pasojë, i lënduar ka mbetur ai vetë, një 40-vjeçare dhe tre vajzat të moshës 19, 14 dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit.
Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë është i dhjeti në serinë e mbledhjeve të mbajtura në kuadër të tij (Berlin (2014), Vjenë (2015), Paris (2016), Trieste (2017), Londër (2018), Poznan (2019) dhe Sofie-Shkup (online për shkak të Covid-19) (2020 dhe 2021), Berlin (2022). Për herë të parë ai do të zhvillohet në një shtet jo-anëtar të Bashkimit Europian, në Shqipëri. Nga Selaniku në Berlin Samiti i Ballkanit Perëndimor, i vitit 2003 në Selanik, premtoi një thellim të marrëdhënieve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, perspektiva e anëtarësimit në BE nuk pati progres; në realitet ajo…
Lëvizja qytetare ”Shqipëria Bëhet”, ka zhvilluar një takim në Tropojë. Adriatik Lapaj tha se dëgjon shpesh që i thonë që të gjithë jeni njësoj. Për të nëse do të kishim ligj për referendumet, Valbona nuk do të ishte shkatërruar për të përfituar 5 njerëz. ”Më thanë në një emision mos shko në Tropojë, nuk do të dalin njerëzit. Ça do në Tropojë, se nuk do të dalin njerëzit. Edhe dy tropojanë të më dalin, unë ndihem krenar ju thashë. Rruga që ne kemi nisur nuk është një rrugë e lehtë, në kushtet e Shqipërisë është një sipërmarrje e vështirë, është…
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 16 deri më 18 Tetor gjatë intervalit kohor 09:00 deri në 16:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Ndroq dhe NST Dinamo. Pa energji elektrike do të mbeten këto zona në Tiranë gjatë gjatë këtyre intervale kohore: -16 Tetor: Pjesërisht: Ndroq, Pinet, Barzëz, Zhurije, Pezë e Madhe, Pezë e Vogël, Pezë Helmas, rruga “Xhevdet Mancaku” -17 Tetor/09:00-14:00 Pjesërisht: Laprakë (pas spitalit të Traumës), rruga “Don Bosko”, (tek ish-parku i autobusave), rruga “Josif Pashko”. -18 Tetor Pjesërisht: rruga “Jordan Misja”,…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, flet për samitin që do mbahet nesër në Tiranë. Balla tha se sot Shqipëria është më lart se kurrë në sytë e Evropës, ndërsa mbajtjen e samitit të Procesit të Berlinit në kryeqytetin e Shqipërisë nuk e konsideron rastësi, por fryt të punës së qeverisë. Mbajtja e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, për herë të parë jashtë Bashkimit Evropian, për Ballën tregon se Shqipëria është tashmë më lart se kurrë në arenën ndërkombëtare. “Po përmbyllim 2 vite në Këshillin e Sigurimit në OKB, kemi patur Presidencën e OSBE. Është hera e parë që…
Udhëheqësi i grupit islamik palestinez Hamas, thotë se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza apo Bregu Perëndimor për të emigruar në Egjipt. Ismail Haniyeh e bëri deklaratën nga një vend i panjohur përmes një adrese televizive. “Nuk do të ketë asnjë migrim nga Gazadhe as nga Bregu Perëndimor. Asnjë migrim nga Gaza në Egjipt’’. Luftëtarët e Hamasit nisën sulmet vdekje prurëse ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë një javë më parë nga Rripi i Gazës. Izraeli paralajmëroi mbi një milion banorë në veriun e Rripit te Gazës të largohen pasi kërcënon të nisë një ofensivë tokësore në enklavë. Situata ka…
Kombëtarja vijon grumbullimin për ndeshjen kundër Bullgarisë, duel miqësor ky që luhet të martë në 18:00 në “Air Albania”. Pas fitores 3:0 ndaj Çekisë po në Tiranë, e vlefshme për grupin E të Euro 2024, Sylvinho e la dje pushim ekipin. Këtë të dielë lojtarët iu rikthyen fushës, teksa për mediat folën Ernest Mucci dhe Qazim Lacci. Dyshja është me këmbë në tokë, teksa Muçi kërkon që mos lëshojnë vendin e parë në grup, duke shprehur edhe vlerësimin për trajnerin brazilian Sylvinho. Kush është elementin që i jep sukses kësaj skuadre? Të gjithë çunat kanë grintën e duhur për të…
Mesazhin e dhënë nga Antony Blinken për të gjitha shtete, se Amerika do të mbrojë me çdo kusht Izraelin, SHBA-të duket se kanë nisur ta kthejnë në mision, pasi në drejtim të Mesdheut Lindor kanë nisur një luftëanije të dytë. Pasi dërguan një javë më parë në ndihmë të aleatit të tyre, një grup sulmues të udhëhequr nga luftëanija më e madhe në botë, USS Gerald R. Ford me vlerë 18 miliardë dollarë, një grup i dytë është nisur drejt rajonit të përfshirë në tensione. Me urdhër të Pentagonit është nisur drejt Mesdheut Lindor gupi sulmues USS Dwight D. Eisenhower,…