kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar disa foto nga xhiro nëpër kryeqytet me biçikletë, si një mesazh për qytetarët që kanë makina se është më mirë të përdorin biçikletën se sa automjetet. Kjo e hënë do të jetë një ditë dhe datë ndryshe për kryeqytetin, sepse Tirana do të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit. Tirana është gati për këtë ngjarje të madhe. Pastërtia e qytetit, kurimi i lulishteve në çdo kënd të saj ka qenë në fokusin e punës së Bashkisë së Tiranës. Tirana ka treguar se është mikpritëse e denjë sa herë bëhet fjalë për…
Author: tirana
Me një foto nga Piramida e Tiranës ku do të mbahet Samiti i Berlinit, kryeministri Edi Rama shkruan se në këtë tryezë në Piramidën e Diktatorit do të ulen armiqtë e tij të betuar. ”MIRËMËNGJES dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.
Mbi 2 mijë efektivë janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet ditën e sotme në Tiranë. Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në ambientet e Piramidës së Tiranës, ku rrugët rreth saj janë të rrethuara nga policia pasi janë caktuar si perimetër sigurie. Në to nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve, parkimi dhe as kalimi i këmbësorëve, përveç banorëve rezidentë. Do të jenë 1604 efektivë dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës të angazhuar për këtë event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve…
Dashi Keni ende shumë gjëra për të bërë, sidomos në aspektin personal, prandaj gjëja më e mirë që duhet të bëni sot, është të largoheni jashtë qytetit, relaksohuni dhe mos mendoni për asgjë. Në ditët në vazhdim do jeni aq të zënë sa nuk do keni kohë as për veten tuaj. Prandja shfrytezojeni ditën e sotme. Demi Çështjet që jeni marrë kohët e fundit nuk ju japin kënaqësinë e duhur, prandaj po kërkoni dicka të re për të kënaqur egon tuaj. Nuk ka asgjë të keqë që kërkoni nga jeta më të mirën, e rëndësishme është që të mos kërkoni…
Sot do të mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit dhe Tirana do të jetë sot kryeqendër e Europës. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin sot pjesë në këtë samit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti dje në Tiranë, ndërsa i pranishëm në samit do të jetë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Nuk mund të mungonte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i…
Në Shqipëri, nesër pritet të mbahet takimi i nivelit të lartë i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit europian. Presidenti francez Emmanuel Macron ka shtyrë me disa orë mbërritjen në Shqipëri për shkak të një sulmi ekstremist ku u vra një mësues dhe situatës në Lindjen e Mesme. Ai nuk do të mund të marrë pjesë në takim por do të vazhdojë me planin për vizitë zyrtare në Shqipëri. Ish ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati thotë se pas agresionit rus në…
Selia e paqeruajtësve të OKB-së u godit nga një raketë në qytetin jugor të Naqoura, mes shkëmbimeve të zjarrit në kufirin me Izraelin, raportojnë mediat e huaja. “Shtabi ynë në Naqoura u godit me një raketë dhe ne po punojmë për të verifikuar se nga ku. Paqeruajtësit tanë nuk ishin në strehimore në atë kohë. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua,” tha UNIFIL në një deklaratë.
Nga Dashnor Kaloçi Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), ku ndodhet edhe arkivi personal i ish-udhëheqësit të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, i cili në ditarin e tij politik, që i përket një periudhe të gjatë kohe, duke filluar nga maji i vitit 1967, e deri në dhjetorin e 1983-it, ai ka mbajtur shënime për ngjarjet e Lindjes së Mesme, si; konflikti i gjatë Izrael-Palestinë, luftërat e vazhdueshme ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe, luftën gjashtë ditore në vitin 1967, ku Izraeli mposhti Egjiptin dhe koalicionin e vendeve arabe, e pushtoi lartësitë…
Prej kohësh po aludohet se Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër për herë të parë. Kiara po i shton më shumë dyshimet me veshjet e saj të gjera, por së fundmi edhe me deklaratën në nisje të “DWTS Fan Club”. “Përpara se të nis programin nëse jeni duke na ndjekur me ndonjë pjatë të shijshme përpara mos na bëni tag në Instagram se na vjen nepsi ne këtu”, tha Kiara, deklaratë e cila është nënkuptuar si konfirmimi i moderatores për shtatzëninë.
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në Shtëpinë e Futbollit me ekipin që është kthyer në fushë pas një dite pushimi. Të gjithë lojtarët janë stërvitur normalisht, duke e nisur me ushtrime në palestër dhe më pas kanë në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike dhe më pas trajneri Sylvinho ka bërë edhe një ndeshje kontrolli të kombinuara me situata loje. Me ekipin është bashkuar sot në stërvitje për herë të parë edhe sulmuesi Marvin Çuni, i cili është stërvitur normalisht me grupin. Seanca stërvitore ka zgjatur për rreth 90 minuta dhe të gjithë lojtarët gëzojnë…
Në vigjilje të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, që do të zhvillohet për herë të parë në një vend jashtë kufijve të BE-së, kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Europian, Urslula von der Leyen, nënvizuan në zëri objektivat për përshpejtimin e Shqipërisë në BE. Në fjalën e saj Von der Leyen ishte shpresëplotë së Shqipëria po ecën me sukses për tu bërë pjesë e BE-së e nënvizoi se do të ndërmerren një sërë reformash ekonomikë të cila brenda këtij 10-vjeçari do të dyfishojnë ekonominë e vendit tonë. Korridore të reja për tregtinë e mallrave në tregun e…
Xherdan Shaqiri protagonist. Lojtari shqiptar me pasaportë zvicerane shënoi gol në kualifikueset e Euro 2024, duke dërguar topin pas shpinës së portierit Ignatovich, në ndeshjen shtëpiake ndaj Bjellorusisë. Hera e fundit kur Shaqiri realizonte gol në kualifikuese ishte me 2 shtator, në ndeshjen ndaj modestëve të Andorrës. Mesfushori është një nga më të mirët që përfaqësuesja e “Helvetëve” ka në gjirin e vet. Titullar në këtë sfidë të sotme është edhe Granit Xhaka.