Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Samiti i Berlinit, Berisha: Sot varroset projekti i ”Open Balkan”, synonte rikthimin e Serbisë së Madhe

12:39 / October 16, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka përshëndetur Samitin e Procesit të Berlinit që ka nisur punimet në Tiranë, teksa tha se ky samiti varrosi përfundimisht projektin e Ballkanit të Hapur, ku pjesë ka qenë edhe Shqipëria. Në një deklaratë për mediat ai tha se samiti është gjithashtu garanci për popullin opozitar në Shqipëri “se asnjëlloj fasade e Ramës nuk do të mund ti pengojë ata të shohin muret që Rama ka ngritur dhe që ndajnë Tiranën me Brukselin, të shohin murin e korrupsionit, drogës dhe krimit të organizuar, murin e monizmit të plotë dhe luftës anti-kushtetuese ndaj opozitës”.

Deklarata e plotë

PD mbështet dhe përshëndet samitin e sotëm të liderëve të vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë si një ngjarje ndër më të rëndësishmet pas samitit të Selanikut 20 vite më parë. PD si lokomotivë e proceseve integruese euro-atlantike garanton pjesëmarrësit e këtij samiti se ajo mbetet e vendosur, e përkushtuar me programin e saj të bëjë gjithçka për të avancuar procesin e rëndësishëm të integrimit në BE si e ardhmja më e mirë e shqiptarëve, por edhe popujve të tjerë në paqe, begati dhe zhvillim.

PD thekson se nga samiti i Selanikut gjer sot kanë kaluar 20 vite, por mjerisht vetëm një vend i rajonit nga ajo kohë është sot anëtar i plotë i BE-së, Kroacia. Kjo jo se ka munguar predispozita apo dëshira e BE-së për integrimin e këtyre vendeve, por sepse 10 vitet e fundit procesi i integrimit për shkak të regjimeve të instaluara në disa vende të rajonit, u shndërrua në një horizont që largohej gjithnjë e më shumë. Prania e liderëve të BE-së sot është një garanci më shumë sot për shqiptarët dhe popullit opozitar se asnjëlloj fasade e Ramës nuk do të mund ti pengojë ata të shohin muret që Rama ka ngritur dhe që ndajnë Tiranën me Brukselin, të shohin murin e korrupsionit, drogës dhe krimit të organizuar, murin e monizmit të plotë dhe luftës anti-kushtetuese ndaj opozitës.

PD shpreh vlerësimin më të madh për samitin e sotëm sepse sot këta burra të shquar të BE-së varrosin pikërisht në ndërtesën mauzole të diktatorit projektin e Ballkanit të Hapur të Edi Ramës, projekt ky de facto ruso- serb, i cili synonte me një mënyrë apo një tjetër rikthimin e Serbisë së Madhe rikthimin e rajonit në zonë influence të Rusisë.

Ky projekt në të cilin Rama u bë promotor kryesor, që mbështetej fuqimisht nga Lavrov dhe Soros, sot varroset këtë samit dhe kjo është një arritje e madhe për shqiptarët dhe të gjitha kombet e rajonit.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ndryshe nga Serbia, protesta këtu tallava”/ Minxhozi: Askush nuk identifikohet dhe të thotë çfarë kërkesash ka

20:59 / October 26, 2026

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Jam i hapur për dialog me studentët dhe mësuesit

20:19 / October 26, 2026

Dita e 14-të e protestës, vetëm një grup protestuesish te kryeministria

19:14 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.