Author: tirana

Nga eventi i hapjes së vilës 31 të ish-diktatorit Enver Hoxha në një rezidencë artistësh, kryeministri Edi Rama i ka bërë një dhuratë Presidentit francez, Emmanuel Macron. Rama i ka dhuruar Macronit një bono që ka një kapital prej 200 mijë frangash, për të cilën ka thënë se Presidenti i Francës mund ta përdorë për ta shtyrë Evropën që të investojë akoma më shumë për energji të rinovueshme në Ballkan. ”Dua t’u jap një biletë, një bono për një investim që ka qenë investimi i parë në historinë e Shqipërisë për ndërtimin e një stacioni prodhimi të energjisë së rinovueshme…

Read More

Gabriele Gravina, presidenti i Federatës Italiane të Futbolli, foli nga Londra në prag të ndeshjes Angi-Itali, në lidhje me skandalin e basteve që ka përfshirë futbollin axurr, ku Fagioli fillimisht e më pas Tonali e Zaniolo kanë përfshirë drejtpërdrejtë. “Si president i FIGC-së më japin shumë përgjegjësi, por dua të them diçka. Këta futbollistë të rinj nuk mund të bëhen mish për top siç po bëhen. Nuk është një modalitet i civilizuar në një vend të qytetëruar. Në Itali ekziston një sëmundje: varësia nga bixhozi është një plagë shoqërore jo italiane e futbollit. Ka 5.1 milionë njerëz që luajnë dhe…

Read More

Sali Berisha doli sot nga selia blu, dhe mbajti një deklaratë për shtyp në lidhje me Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ku tha se nuk solli shtensionim të situatës në rajon. “Samiti padyshim u mblodh si shpresë për të sjellë mbështetjen e BE për rajonin dhe Shqipërinë. Në fakt, të paktën për Shqipërinë, shpresa ngriu në oborrin e samitit. Kjo sepse Kryeministri i Greqisë ia plasi në fytyrë Edi Ramës në samit, duke deklaruar se Greqia do të bllokojë Shqipërinë për arsye se ky vend, Shqipëria, nuk respekton shtetin ligjor dhe vlerat evropiane. Edi Rama, të dashur qytetarë,…

Read More

Në një kohë që nuk ka asnjë detaj se ku ndodhet Arben Ahmetaj, Prokuroria e Posaçme, SPAK kërkon ndihmën e Facebook për gjetjen e vendndodhjes së ish-zv.kryeministrit. Pas disa reagimeve të Ahmetajt në këtë platformë, teksa është i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, SPAK i është drejtuar zyrtarisht zyrave qendrore të META-s së Mark Zuckerberg. Burime pranë SPAK bënë me dije se përmes letër-porosisë i janë drejtuar disa pyetje, mes të cilave synohet gjurmimi i vendit nga është loguar Ahmetaj për të bërë këto postime.

Read More

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në mbrëmje Presidentin e Francës Emmanuel Macron, i cili mbërriti në Tiranë, në kuadrin e vizitës së parë zyrtare që një President francez zhvillon në Shqipëri. Ndalesa e parë e Presidentit të Francës Macron ishte në Pallatin e Brigadave, ku në një ceremoni të posaçme, i dorëzoi shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare, Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”. E ftuar në ceremoninë e dekorimit të Ismail Kadaresë ishte dhe ministraj Spiropali. Përmes një statusi në rrjetet sociale ajo shprehet se Kadare është “Shkrimtari që me zjarrin dhe dritën që solli në…

Read More

Sokol Sadushi është zgjedhur këtë të martë kryetar i Gjykatës së Lartë. Ai ka marrë 17 vota pro dhe një kundër. ”Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi më datë 17.10.2023 procedurën për zgjedhjen e Kryetarit të kësaj Gjykate. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Referuar kërkesave të nenit nenin 51 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), nenit 26, pika 1 të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” (të ndryshuar), si edhe vendimit…

Read More

Nga Tirana, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dha një lajm aspak të mirë për Kosovën, duke deklaruar se vendi i tij ka pezulluar vendimin për liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët do të udhëtonin të lirë në BE që nga 1 janari i vitit të ardhshëm. “E them me shumë qartësi, ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës, sepse ka të bëjë më respektin e fjalës së dhënë. Fjala nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme.…

Read More

Nga Ylli Manjani Mbi fajësimin kolektiv që Taulant Balla i bën policëve me SKY. (Nga biseda informale me një punonjës policie, i cili më kërkoi një opinion mbi këtë deklarim të ministrit). Ajo që mendoj për deklaratën absurde të ministrit të brendshëm, i cili shpall “fajtor” apriori cilindo që ka patur një mjet alternativ komunikimi, është kjo: Së pari, fajësia në një sistem demokratik është çështje gjykimi mbi fakte dhe prova dhe jo hamendësime. Ky gjykim ndodh në një sallë gjyqi në në proces të rregullt gjyqsor. Gjykimi jashtëgjysor dhe ca më tepër shpallja fajtor nga figura politike apo mediatike…

Read More

Kosova ishte në vëmendje të konferencës së përbashkët mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit, e ka përsëritur sërish mesazhin e tij, duke thënë se plani franko-gjerman është mundësia më e mirë për Kosovën. Ai zbuloi një bisedë të bërë në verë me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe një analogji më atë se çfarë po ndodh sot mes Palestinës dhe Izraleit. Për rrjedhojë, thekson se Kosova do duhet ta firmosë marrëveshjen për të mirën e saj. “Kosova është futur në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë, do ishte…

Read More

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar një 16-vjeçar në kryeqytet, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. blutë e Tiranës kanë arrestuar dhe 17 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale duke filluar nga droga, dhuna, thyerja e masave të sigurisë dhe shkelja e rregullave të qarkullit. “Tiranë, vihen në pranga 18 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit: – A. L., 27 vjeç dhe G. B., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën sasi lënde të…

Read More

Një 13-vjeçare ka përjetuar dramë nga një 18-vjeçar shqiptar. Sipas medias greke “Protothema” gjithçka ndodhi rreth orës 18: 00 pasditen e djeshme, ku një baba i dëshpëruar së bashku me gruan dhe dy djemtë e tij, i afrohen ekipit të DIAS-s në rrugë dhe i kërkojnë që t’i gjejnë vajzën, e cila ishte zhdukur që nga dita e enjte, pa dhënë asnjë shenjë jete. Babai tregoi se ka njoftuar autoritetet, por kërkon dhe ndihmën e njerëzve të DIAS-it, me shpresën për të gjetur sa më shpejt vajzën e tij. Autoritetet greke e gjetën vajzën e mitur në zonën e e…

Read More

Era Istrefi mbetet një nga këngëtaret më të kërkuara të momentit, ku në koncertet që ajo është e ftuar numërojnë një numër të madh fansash. Krijuesja e hitit “Bonbon” i cili numëron më shumë se 900 milion klikime në Youtube, ishte e ftuar gjatë fundjavës që sapo kaloi në një koncert në Berlin, ku i ka habitur të gjithë me performancën e saj. Disa video po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku këngëtarja shfaqet duke bërë disa lëvizje provokuese para të pranishmëve në koncertin e saj. Kujtojmë që këngëtarja është në një lidhje dashurie me futbollistin e Kombëtares së Kosovës Amir…

Read More