Është java e tretë dhe studentët e fakultetit të Mjekësisë vijojnë bojtotin. Ato këmbëngulin që ligji për nënshkrimin e kontratës që i detyron ata të qëndrojnë deri në 5 vite në Shqipëri, ose të paguajnë 250 mijë lekë viti, të anulohet. Në rast se nuk ka një përgjigje nga Ministria e Arsimit, studentët paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen. “Ne jemi kokëfortë ndaj bojkotit, do ngulmojmë në atë që kërkojmë, të kemi një shenjë jete nga instancat më të larta, nëse nuk ka asnjë reagim, do vazhdojmë bojkotin”, shprehet një studente e vitit të pestë në Mjekësi të Përgjithshme. Në…
Author: tirana
Me fjalët që ”Hamasi është një kancer në trupin e njerëzimit”, kryeministri Edi Rama thotë se është thellësisht tronditëse të shohësh pamjet e goditjes me bombë të spitalit Al-Ahli në Gaza, ku qindra e qindra njerëz u masakruan e humbën jetën. Teksa e cilëson si të pajustifikueshëm goditjen e infrastrukturës spitalore, kreu i qeverisë në një postim në platformën X, thotë se ”hetimi i fakteve për nxjerrjen e autorëve të kësaj vrasjeje masive dhe dënimi pa asnjë ekuivok i tyre është përgjegjësi e padiskutueshme e detyrim i pashmangshëm i botës demokratike ndaj mbarë njerëzimit”. Postimi i plotë Është thellësisht tronditëse…
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin që vrau dy tifozë suedezë të futbollit në Bruksel. Milicia xhihadiste njoftoi se një luftëtar kishte kryer sulmin pranë një ndeshje futbolli, duke vrarë dy “të krishterë”. ”Burri i dyshuar për sulmin e së hënës u vra nga policia mëngjesin e së martës”, konfirmoi zyra e prokurorisë belge. ”I armatosuri i dyshuar u qëllua nga policia dhe u konfirmua i vdekur në spital. Në lokal është gjetur një armë ushtarake”, shtoi prokurori. Dy shtetas suedezë u vranë të hënën në mbrëmje dhe një person i tretë u plagos në atë që kryeministri belg…
Liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, që për herë të parë u mbajt në një vend jo pjesë e BE-së. Mes shumë diskutimesh serioze, pas mbledhjes zyrtare ka pasur dhe momente gazmore dhe surpriza. Kryeministri Edi Rama ka befasuar të ftuarit e tij si i zoti i shtëpisë, me disa ”pizza” me emrin Berlin Samit, që në ambalazh ka foton e tij të transformuar në kuzhinier, ndërsa brenda ka një piatancë me pikturat e vetë kryeministrit Rama. Zyrtarët janë befasuar nga kjo dhuratë, ndërkohë që nuk kanë munguar…
Mëngjesin e kësaj të mërkure, është hapur pika kufitare në Jarinjë të Kosovës që lidhet me Serbinë. Kjo pikë kufitare ishte e mbyllur deri sot që nga agresioni i 24 Shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku një efektiv i policisë së Kosovës u vra nga grupi paramilitar serb. Ndërsa pika tjetër kufitare në veri të vendit, Bërnjaku, ishte hapur më 4 Tetor.
Zgjedhja e Sylvinho-s në krye të Shqipërisë, për hir të së vërtetës, bëri jo pak zhurmë. Pas një kohë të gjatë iu shkëputëm një traditë të “çimentuar” ndër vite, hoqëm dorë nga shkolla italiane, për t’i besuar stolin një tekniku latin, i cili vinte menjëherë pas një eksperiencë në botërorin e Katarit, ku në krah të Tites drejtuan Brazilin. Në fakt, jo të gjithë ishin dakord me këtë zgjedhje të Dukës, duke iu referuar edhe eksperiencës së tij jo pozitive si trajner i parë, por koha dhe shifrat i dhanë të drejtë stafit të FSHF-së. Në një kohë rekord, që…
500 qytetarë u vranë kur një spital në qytetin e Gazës u bombardua, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë e lëvizjes islamike palestineze Hamas, duke fajësuar Izraelin për sulmin. Ushtria izraelite foli për një lëshim të dështuar të raketës nga Xhihadi Islamik Palestinez, një tjetër lëvizje islamike palestineze aleate me Hamasin, që goditi spitalin. Ministria e Jashtme e Rusisë e quajti sulmin në spital një sulm “tronditës” dhe “çnjerëzor”. Në deklaratat e saj për Radio Sputnik, përfaqësuesja e tij, Maria Zakharova, i bëri thirrje Izraelit të provojë pretendimin e tij se nuk ishte i përfshirë në sulm, duke lëshuar imazhe satelitore…
Një shtëpi bari është zbuluar në Trush. Në pranga kanë rënë Dedë dhe Anton Laca, babë e bir të cilët kultivuan kanabis me llamba. Ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Trush i Poshtëm, lexuesi i matësit elektrik dhe elektriçisti i zonës. Bimët narkotike kanabisi sativa ishin kultivuar në vazo në një banesë të pabanuar, në hyrje dhe në 4 dhomat e saj. Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, bëri të ditur se në banesë ishte instaluar një sistem i përparuar elektrik dhe i kondicionimit që shërbenin për kultivimin e kanabisit në vazo me anë…
Një tjetër president i huaj do të vizitojë Shqipërinë këtë të mërkurë. Me ftesë të presidentit Bajram Begaj, presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç, do të zhvillojë një vizitë dy ditore. Milanoviç, do të shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar. Të enjten e 19 tetorit Presidenti kroat Milanoviç së bashku me Presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit. Axhenda e plotë Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj, Presidenti i Republikës së Kroacisë Sh.T.Z. Zoran Milanoviç, do të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore në Shqipëri më 18 dhe…
Spastrimit etnik masiv po bën Izraeli ndaj palestinezëve, deklaron një zyrtare e të drejtave të njeriut të OKB-së. Në vazhdën e fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, Raportuesja Speciale e OKB-së Francesca Albanese tha se palestinezët nuk kanë vend të sigurt për të qenë në Gaza. “Izraeli ka kryer tashmë spastrim etnik masiv të palestinezëve nën mjegullën e luftës,” tha Albanese në një njoftim për shtyp të shtunën, duke iu referuar qindra mijëra palestinezëve që u dëbuan ose u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në luftërat me Izraelin në 1948 dhe 1967.
Për bombardimin e spitalit të Gazës, ku mbetën të vdekur 500 persona, ushtria izraelite mohoi përgjegjësinë. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se bazuar në informacionin e inteligjencës, një raketë e dështuar e Xhihadit Islamik Palestinez shkaktoi shpërthimin vdekjeprurës në spitalin e Gazës. ”Një analizë e sistemeve operacionale të IDF tregon se një breshëri raketash u hodhën nga terroristët në Gaza, duke kaluar në afërsi të spitalit Al Ahli në Gaza në kohën kur u godit. Inteligjenca nga burime të shumta që kemi në duart tona tregon se Xhihadi Islamik është përgjegjës për lëshimin e dështuar të raketës që goditi…
Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, e konsideron të paligjshme bllokadën totale të Izraelit ndaj Rripit të Gazës. Por jo të gjithë pjesëmarrësit në samit mendojnë kështu. Ishte takimi i parë virtual i krerëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së që nga fundi i pandemisë së koronavirusit. Secili nga pjesëmarrësit sërish ndodhej në zyrën e vet ose diku në udhëtim. Në Bruksel në sallën e zbrazur të godinës së Europës presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, koleget dhe kolegët ishin mbledhur me ngut përpara një monitori të madh. Nëse tema e samitit të posaçëm,…