Mbrëmjen e djeshme u regjistruan momente tensioni në ndeshjen Serbi-Mali i Zi, e vlefshme për kualifikueset e Europianit, që përfundoi me shifrat 3-1 për serbët.
Tifozët e Malit të Zi u përplasën me policinë serbe në tribuna, pasi një stjuart serb vodhi një flamur malazezë në tribunën ku ishin të vendosur këta të fundit. Bëhet me dije se tifozeria malazeze ka thyer edhe karrige të stadiumit të cilat i hodhën në drejtim të policisë serbe.
Pas veprimit të tifozëve malazezë, ata serb iu kundërpërgjigjën, teksa në një video të puublikuar dëgjohen brohorimat: Shqipëri, Shqipëri.


