Bombardimi i spitalit Arab Al-Ahli në qytetin e Gazës të martën ka vrarë të paktën 500 njerëz, raportuan zyrtarët shëndetësore. Kjo ngjarje ka sjellë reagime të forta nga vende të ndryshme duke dënuar këtë sulm. Al Jazeera shkruan se pala palestineze është e bindur se shpërthimi u shkaktua nga një bombë inteligjente e hedhur nga një aeroplan i Forcave Ajrore izraelite. Ndërkohë pas kësaj tragjedie, pati edhe një reagim të menjëhershëm nga pala izraelite, duke pretenduar se shpërthimi ishte shkaktuar nga një raketë e lëshuar nga Gaza që nuk arriti në destinacionin final. Vetëm një analizë e kujdesshme nga spitali…
Author: tirana
Gjykata e Apelit të Janinës ka dhënë vendim pozitiv për ekstradimin e Laert Haxhiut. Por Haxhiu ka të drejtë, sipas legjislacionit grek, të kërkojë shqyrtimin e ekstradimit të tij nga Gjykata e Lartë.
Në vitin 1961, administrata Kennedy miratoi pushtimin e Gjirit të Derrave – një përpjekje e fshehtë për të rrëzuar regjimin problematik të Fidel Kastros në Kubë. Të mbështetur nga CIA, një brigadë mërgimtarësh kreu sulmin. Por ishte dështim. Një pjesë e madhe e tyre u burgosën ose u vranë. Kennedy u fajësua personalisht, sepse kishte refuzuar të ofronte mbështetje ajrore gjatë pushtimit. Sipas kësaj teorie, një kontigjent kubanezësh anti-Kastro, që kërkonin hakmarrje për fiaskon e Gjirit të Derrave, orkestruan vrasjen e Kennedy, ndoshta në bashkëpunim me agjentë të pakënaqur të CIA-s. Kjo teori mbështetet tek tensioni që u krijua midis…
Dëshmia e një 25-vjeçareje bullgare, e cila denoncoi një bashkatdhetar 50-vjeçar për shfrytëzim seksual është e frikshme. Në deklaratën e saj të paraqitur nga dimokratiki.gr, e reja bullgare përshkruan se 50-vjeçari, i cili ka një të kaluar të pasur në rastet e shfrytëzimit seksual të grave, e ka shitur për 20-30 euro te shumë burra, mes tyre pakistanezë. Në fakt, 25-vjeçarja ka treguar në polici se 50-vjeçari e ka detyruar të abortojë kur ka mbetur shtatzënë nga një prej “klienteve”, ndërsa ka përshkruar se ai e ka mbajtur të mbyllur në banesën në Rrugën Orphanidou dhe nuk e lejonte të…
Edhe pse jashtë programit janë miq shumë të mirë, gjatë provave të DWTS duket se Fifi dhe Graciano kanë përplasjet e tyre. Në përmbledhjen ditore të spektaklit, aty ku tregohen pjesë nga provat e disa konkurrentëve, u transmetua edhe një debat mes Fifit dhe Gracianos. Ky i fundit në një moment iu drejtua Fifit me fjalën “patate”, të cilën këngëtarja e mori si ofendim edhe pse balerini po i shpjegonte se këto janë terma që përdoren në balet.
Në raportimin e bërë në Këshillin e Integrimit, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka thënë se nga Janari i këtij viti e deri në fundin e muajit Shtator, janë regjistruar 151 procedime penale. Gjatë fjalës së tij, Dumani ka thënë se nën hetim janë dhe funksionarë të lartë pulikë. Pa përmenduar emra, Dumani u shpreh se ish-ministër, një ish-zëvendësministër, 6 ish-kryetarë bashkie, 2 sekretarë të përgjithshëm, 3 ish-gjyqtarë, 1 ish-prokuror, janë nën hetim. {Për periudhën nga 1 Janari 2023 e deri më 30 Shtator 2023 janë regjistruar 151 procedime penale me 133 persona nën hetim. Nga këto, nën hetim janë gjithsej 13 procedime penale me 15 persona persona nën hetim, ish-funksionarë të lartë…
Një 40-vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi ushtronte profesionin e laborantit dentar në të zezë. Ai nuk ishte i pajisur me licencë, ndërsa dispononte një laborator dhe një sasi kanabisi. Policia ka sekuestruar barnat dhe pajisjet dentare, përdorimi i të cilave, nga 40-vjeçari i palicencuar do rrezikonte shëndetin e pacientëve.
Shpesh e gjejmë veten në një shtytje e tërheqje midis mendjes, e cila dëshiron të imponohet, dhe zemrës që ndjen. Pra, duke mos ditur se çfarë të bëni, a e lini veten të tërhiqen nga emocionet që ndjeni apo e racionalizoni me qetësi çdo situatë? Jemi të sigurt që do të bënit gjithçka për t’u ndjerë të lirë dhe të lumtur. Ju do ta linit veten të tërhiqej pa kufi, nëse do ta dinit se ishte ajo që ju nevojitet vërtet. Megjithatë, nuk e dini. Keni frikë se zemra juaj do t’ju çojë në një vend ku vuani dhe, për…
Aktorja e filmit ”Sirena e Vogël”, Halle Bailey ka postuar së fundmi në rrjetet sociale foto ku shihet e veshur me rroba të gjera. Nuk është vetëm kjo foto e fundit e aktores që ka marrë vëmendjen e fansave, por edhe foto të tjera të siguruara nga paparacët që kanë shtuar dyshimet tek fansat. Aktorja dhe muzikanti, Darryl Dwayne kanë qenë së bashku për rreth një vit e gjysmë. Në Mars të këtij viti dyshja konfirmuan lidhjen e tyre kur artisti e uroi me fjalë të ndjera me rastin e ditëlindjes së aktores.
Pak ditë më parë u zbulua se Olsi Bylyku ka nisur një lidhje dashurie me një gazetare me emrin Denada. Lidhja vjen pas ndarjes së Olsit nga Egli Tako, ndarje shumë e komentuar e që nga Egli duket se kemi reagimin e parë. Egli ka postuar një fjalim të Meryl Streep ku gjen veten në fjalët e aktores, e cila tregon sesi ka vendosur të respektojë veten e të heqë dorë nga njerëzit që nuk janë më aty për të. Fjalët e Meryl Streep, publikuar nga Egli: “Me kalimin e kohës ndalova së foluri me ata që nuk më dëgjonin…
Rreth 500 gazetarë e teknikë të medias shqiptare dhe ndërkombëtare ndoqën punimet e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë. Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohje për punën e tyre, që sipas tij, “i dha përmasën e jashtëzakonshme të jehonës në gjithë Europën, Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë”. “Faleminderit me mirënjohje për punën e afro 500 gazetarëve e teknikëve të medias shqiptare dhe ndërkombëtare, të cilët i dhanë përmasën e jashtëzakonshme të jehonës në gjithë Europën, Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë”, u shpreh Rama. Për të mbuluar një nga eventet më të rëndësishme të rajonit të…
Sali Berisha ka reaguar për Samitin e Procesit të Berlinit që u zhvillua në Tiranë dhe për vizitën historike të presidentit francez Emmanuel Macron, duke thënë se vëmendjen e mori të gjithë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha thekson se kryeministri Edi Rama, me urdhër të Vuçiç, bëri çmos që Albin Kurti të sanksionohej nga BE dhe të mos vinte në Samit, ndërsa shtoi se kryeministri i Kosovës jo vetëm që erdhi, por dhe i mori të gjithë vëmendjen. Postimi i Sali Berishës Gëzimi i të ligut është ligësia e tij! Kurti i mori Ramës…