Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në vazhdën e takimeve shumë të rëndësishme të zhvilluara gjatë ditëve të Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, ka zhvilluar një tjetër takim të rëndësishëm me drejtorin e ICITAP-it, Gregory Ducot. Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive amerikane të zbatimit të ligjit, bashkëpunim ky i ndërtuar dhe i forcuar mbi baza të shëndosha të besimit reciprok. Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka njohur drejtorin e ICITAP-it, Gregory Ducot, me reformat në Policinë e Shtetit, që…
Author: tirana
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kavajë, ku një 69-vjeçar ka humbur jetën, pasi mendohet se është hedhur në një pus. Ngjarja ka ndodhur në Malin e Robit rreth orës 07:50 dhe lajmin e bëri të ditur djali i viktimës. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Fituesi i ”Big Brother VIP Albania 2”, këngëtari fenomen Luiz Ejlli, ka qenë mbrëmjen e së mërkurës (18 tetor) në Cineplexx në Prishtinë. Ai erdhi për të promovuar filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku ishte protagonist kryesor së bashku me Olta Gixharin. Artisti shkodran ka folur për vështirësitë që ka hasur gjatë realizimit të këtij filmi e po ashtu edhe për bashkëpunimin me Oltën. “Kemi punuar jemi lodhur por duke marrë parasysh feedbackun që po e marrim mbrapsht i bie që ia kemi arritur qëllimit”, u shpreh ai. Teksa flet për skenën më të vështirë, Ejlli thekson: “Skena më e…
Pas presidentit të SHBA-së, Joe Biden, sot në Izrael do të mbërrijë edhe kryeministri i Britanisë së Madhe. Rishi Sunak do të zhvillojë takime me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, përpara se të shkojë në kryeqytetet e tjera rajonale. Sunak do të shprehë ngushëllimet e popullit britanik për humbjet e jetëve në Izrael dhe Gaza si rezultat i sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit nga militantët e Hamasit që kontrollojnë Gazën. “Çdo vdekje e popullsisë civile është një tragjedi. Shumë jetë janë humbur pas aktit të tmerrshëm të terrorit të Hamasit”, tha zoti Sunak përmes një deklarate përpara…
Egjipi hap kufirin për ndihmat. Presidenti Abdel Fattah al-Sisi ka pranuar të rihapë pikën e kalimit kufitar të Rafahut me Gazën vetëm për kalimin e ndihmave humanitare. Pavarësisht hapjes së pikës kufitare, ende nuk është e qartë nëse do të lejohet dhe kalimi i civilëve, një numër i madh i të cilëve është bllokuar aty që pas paralajmërimeve të Izraelit se duhet të largohen sa më shpejt nga veriu i Gazës. Zakonisht nuk është e lehtë për palestinezët që të largohen nga Gaza përmes kësaj pike kufitare. Personat që dëshirojnë këtë gjë duhet të aplikojnë tek autoritetet palestineze 4 javë…
Hamasi, ky grup terrorist u ka marrë jetën 1,400 personave në Izrael, kryesisht civilë, me të paktën 199 që besohet se mbahen peng brenda Gazës, sipas autoriteteve izraelite. Izraeli njoftoi një “rrethim të plotë” të enklavës si përgjigje, duke kryer sulme të gjera ajrore në të gjithë Rripin e Gazës që lanë të paktën 3,478 njerëz të vdekur dhe duke kërcënuar një pushtim tokësor, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, e cila kontrollohet nga Hamasi. Tensionet po rriten në Bregun Perëndimor, ku palestinezët janë vrarë në konfrontime si me forcat izraelite ashtu edhe me kolonët.
Për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, si dhe për sulmin terrorist në fshatin Banjskë, Parlamenti Evropian ka hartuar një Projekt-Rezolutë dhe që pritet të prezantohet sot. Kjo Rezolutë është iniciuar nga grupi politik i socialdemokratëve në PE, pasi situatën në Kosovë e vlerësojnë si “jashtëzakonisht shqetësuese”. Aty kërkohet sanksionimi i Serbisë, si dhe ekstradimi i Radojiçiçit. Projekt-Rezoluta, e cila ka 29 pika, dënon ashpër “sulmin terrorist” ndaj Policisë së Kosovës nga “banda e armatosur serbe në mes të operacionit më të madh të kontrabandës së armëve” në Banjskë në veri të Kosovës, i cili ndodhi më 24 shtator e që rezultoi me vrasjen…
Këtë të enjte, vendi do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore. Përgjatë maleve në veri të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 4 deri 17°C, në zonat e ulëta 12 deri 24°C dhe në zonat…
Sot ka seancë plenare në Kuvend, dhe opozita ka paralajmëruar që të mos lejojë që të zhvillohet një aktivitet normal parlamentar. Në mbledhjen e Sali Berishës dhe Gazment Bardhi me deputetët që janë rreshtuar krah tyre është diskutuar ndërmarrja e një qëndrese nga ana e opozitës në parlament. Ditën e djeshme, Sali Berisha në një takim me strukturat e tij në qarkun e Tiranës tha se pozita është de facto jashtë Parlamentit, duke bërë përgjegjës për këtë kreun e qeverisë, Edi Rama. Po ashtu Berisha deklaroi se tani nis një betejë e re kundër qeverisë. Rendi i ditës 1-Miratimi i…
Dashi Të enjten nuk i ke zgjidhur ende të gjitha problemet, por tani sigurisht që ke më shumë liri veprimi, tërhiqesh zvarrë nga yje të vrullshëm që të bëjnë të hysh në gjërat “me këmbë të drejtë”, duke krijuar kërdi, por mbi të gjitha mundësinë për të përmbysur një situatë në favorin tuaj. Demi Të enjten zgjidhjet dhe strategjitë e reja mund të konceptohen dhe ndoshta të vihen në praktikë menjëherë, Jupiteri në shenjë përfaqëson autonominë e veprimit dhe vendosmërinë në ndryshimin e një skenari. Periudha interesante për ata që duan të zyrtarizojnë një histori. Binjakët Të enjten ju pret…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se ai i ka dhënë Joe Biden “prova përfundimtare” se Izraeli nuk e shkaktoi shpërthimin në spitalin e Gazës dhe se Xhihadi Islamik Palestinez ishte pas sulmit, ku humbën jetën mbi 500 persona. Në një fjalim pas largimit të presidentit amerikan nga Tel Avivi, Netanyahu tha se ai udhëzoi sistemin kombëtar të informacionit dhe ushtrinë izraelite që të “përhapnin këto prova”. “Bota sot e di të vërtetën”, tha Netanyahu. Hamasi akuzon për këtë sulm Izraelin – por Izraeli hedh poshtë pretendimet.
Konflikti në Gaza mund të frymëzojë akte terroriste në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte kjo deklarata bombë e cila ndezi sirenat e alarmit nga kreu i agjencisë sekrete britanike, MI5. Drejtori i Përgjithshëm i MI5 Ken McCallum u bashkua me homologët e tij nga shërbimet sekrete ”Five Eyes” (MB, SHBA, Kanada, Australi dhe Zelanda e Re), në një takim të organizuar nga FBI. Duke folur me gazetarët, McCallum tha se ”MI5 po i kushtonte vëmendje shumë të madhe ngjarjeve në Lindjen e Mesme”. “ Ekziston qartë potenciali që ngjarje të thella në Lindjen e Mesme të gjenerojnë një vëllim më të…