Author: tirana

Më 22 tetor Tirana do të mikpresë për të shtatin vit Maratonën e Tiranës, eventin më të madh sportiv në kryeqytet. Këtë vit Maratona e Tiranës mirëpret më shumë se 4,000 pjesëmarrës jo vetëm nga Shqipëria, por gjithashtu dhe nga vende të huaja, gati për të sfiduar veten dhe për të arritur momente të rëndësishme në jetët e tyre. Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash. Plani i lëvizjes së automjeteve: 2.1 Qarkullimi i automjeteve, do të…

Read More

Marrëdhënia e Sarës me Ledrin ka qenë në vëmendje të mediave ditët e fundit për shkak të përplasjeve me Dafinën, por edhe faktit që Ledri mungoi në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Mungesa e Ledrit në ditën e rëndësishme të partneres së tij, ngriti aludimet se çifti po kalon një krizë. Por sot ka qenë nëna e Ledrit, Xheraldina e cila ka duket se i ka dhënë fund aludimeve. Ajo publikoi një video të vajzës së Sarës dhe Ledrit, Poem. Në këtë video Xheraldina bëri “tag” Ledrin e gjithashtu edhe Sarën. Ky veprim u lexua nga ndjekësit si një…

Read More

Debati për Reformën Zgjedhore që shkaktoi kaos sot në sallën plenare në Parlament, është zhvendosur në tryezën e përbashkët që po organizohet nga OSBE. E gjithë zanafilla ka qenë se kush do të marrë fjalën, e ndërsa më i ashpër ka qenë Pano Soko, nga “Nisma Thurrje”. Fillimisht fjala iu dha deputetes demokrate Jorida Tabaku, por Enkelejd Alibeaj nuk e lejoi, e ndërsa këtu ndërhyri Soko duke thënë se duhet të dëgjohen zëra të tjerë, për shkak se deputetët mund të flasin në Kuvend. “Ne nuk e diskutojmë këtë çështje se s’ka pasur mundësi për t’u bërë, Gjiknuri aty ka…

Read More

Pas Korçës, një tjetër ngjarje ka tronditur opinionin publik. Këtë herë në Tiranë, ku bashkëjetuesja ka qëlluar me thikën e bukës bashkëjetuesin e saj, Erald Toskun pas një konflikti në banesë. Gruaja është konfliktuar me burrin për motive të dobëta dhe më pas e ka qëlluar, dhe ky i fundit është transportuar në spital dhe pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut. Policia ka shoqëruar në komisariatin nr.6 autoren e krimit ku edhe i ka marrë deklaratën, por nuk e kanë arrestuar sepse kishte fëmijën 1 vjeç dhe ishte edhe shtatzënë 6 muajshe dhe prokurori për këto arsye nuk ka pranuar…

Read More

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar për situatën e krijuar nga opozita në Kuvend. Statusi i plotë: FOLTORJA NË TERR Pasi iu sulën me revan e yrysh, me kazma e qysqi shtëpisë së tyre, sot aradha e mbetur e opozitës pa kokë, tentoi pushtimin e sallës së Kuvendit, asaj që duhej të ishte shtëpia e popullit. Zunë karriget në tryezën e qeverisë, si dëshmi e dëshirës së papërmbajtur për pushtet pa votë, dhe folën nga errësira me fjalë të zeza. Për çudi ekstremet puqen: si Biri ashtu dhe Ati. Dje, mbas çdo humbjeje, Luli thoshte: Beteja sapo ka filluar. Sot Saliu,…

Read More

pasi foli në errësirë në sallën plenare të Parlamentit, deputeti i PD-së, Ervin Salianji paralajmëroi se Rama dhe PS do të marrin përgjigjen që meritojnë nga opozita. Në një dalje për mediat, Salianji tha se PS nuk ka lidhje me fjalën dhe ligjin. “PS nuk ka lidhje me fjalën, ligjin, me zbatimin e Kushtetutës dhe rregullores. Një seancë siç ishte solemne për Kosovën, PS vendosi që të përdhosë Kuvendin, për ta përdhosur atë. PS nuk ka të drejtë as qeveria, që të rrëzonte 3 komisionet hetimore të kërkuara nga opozita. Ndaj ishte komisioni hetimor për konfliktin e interesit. Ne po…

Read More

Këtë të enjte Gjykata e Tiranës shqyrton kërkesën e Lulëzim Bashës për të regjistruar ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin Kombëtar të 2 shtatorit. PD e Rithemelimit është thirrur nga gjykata për t’u dëgjuar. PD-ja e Rithemelimit i kërkon gjykatës pezullim të kësaj çështjeje dhe mosregjistrim të ndryshimeve statutore. Sipas këtij grupimi, nuk mund të ketë regjistrime shtesë, pa u zgjidhur çështja në themel se kujt i përket “vula”, çështje që pret gjykimin në Gjykatën e Lartë. Berisha që drejton Rithemelimin, ankohet prej muajsh se çështja vonohet enkas nga Gjykata Kushtetuese, me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama, me qëllim…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi ka folur pas mbylljes së seancës plenare këtë të enjte në Parlament pas bllokimit që grupi i Rithemelimit i bëri seancës. Ai tha në një dalje për mediat, se kjo është kjo shfaqje e shëmtuar, dhe se për të krizën e PD-së ata nuk mund ta sjellin në Parlament. Çuçi i pyetur në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Reformën Zgjedhore, u shpreh se do të bëhet kur të sjellin një bashkëkryetar që ka konsensus. ”Mendoj se asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit. Është një komision që mbart një…

Read More

Pasi grupi i Rithemelimit dhe i tij bllokuan seancën plenare në Parlament, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat, tha se duke qenë se po bllokohet çdo rrugë për opozitën, kjo sipas tij ishte forma e duhur. Ai tha edhe se ka zero shpjegime se pse opozitës nuk i lejohet që të bëjë propozimin e anëtarëve që ajo dëshiron në komisionin e Reformës Zgjedhore. “Siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit të PD, situata ku është përfshirë kuvendi, është anormale, Brenda një jave janë rrezuar 3 kërkesa për ngritjen e komisioneve. Jeni gazetarë…

Read More

Errësira dhe dështimi i seancës plenare nuk e ka penguar Sali Berishën që të flasë nga foltorja e Kuvendit. Në një lidhje live në Facebook, ai u shpreh i bindur se Shqipërisë do t’i hiqen vizat nga Komisioni Evropian. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama, për të cilin thotë se ka lobuar për bllokimin e vizave për Kosovën. ”Argati i shpifun të Millosheviçit të ri shndërroi 3 ditë evropiane të Shqipërisë në 3 ditë kundër shqiptarëve të Kosovës. Nuk do e pranojmë një situatë të tillë dhe do të mbrojmë me të gjithë forcën tonë interestat kombëtare.…

Read More

Ledjo ka rrëfyer në “Përputhen”, se ka kaluar një moment shumë kritik të jetës së tij. Konkurrenti i programit të dashurisë ka treguar se njerëzit e kanë marrë për dobësi dashamirësinë e tij, duke iu përgjigjur edhe komenteve për seksualitetin. “Nuk e mendoja që do më shfrytëzonin për pjesën që jam njeri i butë. Ok kam dhe atë pjesën pak agresiv, por e kam prej karakterit impulsiv. Unë jam njeri shumë i dashur dhe i dua njerëzit pa kushte. Asnjëherë nuk kam dyshuar te seksualiteti im, më kanë sulmuar pa të drejtë. Kam qenë për të tjerët shumë i dashur,…

Read More

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka është shprehur me tone të forta, kur tha nga salla pa drita në Kuvend, se nëse mazhoranca nuk do “të digjet salla”, duhet të rikthejë ndriçimin në sallën e Parlamentit. Sali Berisha pasi ka zaptuar foltoren është futur live në Facebook dhe ka bërë të mundur transmetimin e pamjeve nga brenda sallës, ku deputetët shfaqin indinjatën e tyre me fikjen e dritave

Read More