Author: tirana

Kanë dalë detaje të reja nga sulmi i një nate më parë në zonën e Shkozës, ku 21-vjeçari Hysen Xhakolli u dhunua barbarsiht me sende të forta nga persona të maskuar. Burime bëjnë me dije se mbrëmjen e kaluar 7 persona të cilët udhëtonin me dy makina, i kanë prerë rrugën mjetit me të cilin udhëtonte 21-vjeçari Xhakolli, brenda të cilit ndodhej dhe një vajzë. I riu kishte vetëm 1 javë që ishte kthyer nga Britania në vendin tonë, dhe dyshohet se gjatë kësaj kohe lëvizjet e tij janë mbajtur nën vëzhgim nga personat që e kanë dhunuar. Në momentin…

Read More

Në kuadër të një hetimi, i nisur në 2017 nga pala italiane janë arrestuar tre shqiptarë, të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotikëve. Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të sekuestrojë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të këtyre shtetasve dhe familjarëve të tyre. Këto pasuri, të cilat kapin vlerën mbi 1 milion euro, dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 3 shtetasve të vënë në pranga. Bëhet fjalë për shtetasit Emirjan Beu, Syrjan Tola dhe Dorian Beu. Pasuritë e sekuestruara janë 2 shoqëri tregtare me objekt fushën…

Read More

Në “folenë” e dashurisë radhën e ka patur çifti Xhesjana dhe Denis. Por Denisi ka marrë një vendim papritur dhe nuk ka pranuar. ”E refuzoj”, tha ai. Xhesika e cila duket shumë e tensionuar ka shtuar: “Hyrja në ‘Fole’ bëhet me mirëkuptim nga të dyja palët, ai po e refuzon”. Xhesjana ka zgjedhur një tjetër djalë për të kaluar natën në ‘Fole’ dhe ai është Xhulianon.

Read More

Prej sot Inspektori i Lartë i Drejtësisë është anëtar me të drejta të plota i Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ). Është një qëllim i përmbushur për ne, pasi Rrjeti përbëhet vetëm nga vende të Bashkimit Europian dhe pas një pune 2 vjeçare me statusin e vëzhguesit, tashmë ILD është anëtar me të drejta të plota.Çfarë është RESIJ?Në 2017, përfaqësues të shërbimeve të inspektimit të 14 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian por jo vetëm, ranë dakord për ndërtimin e Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ) për të ndërtuar bashkëpunim konkret mes tyre. Ky rrjet…

Read More

Djaloshi biond me një bluzë jeshile, qëndron i frikësuar mes bashkëmoshatarëve të tij. E shtyjnë dhe e godasin me shkopinj të gjatë, të ndrojtur, sikur sapo t’i kenë urdhëruar. Sa vjeç mund të jenë këta fëmijë? Shtatë? Ndoshta tetë, maksimumi nëntë. Video tregon një djalë izraelit që mbahet peng dhe ngacmohet nga djem palestinezë të së njëjtës moshë. Ajo qarkulloi në internet të dielën pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Ishte dita e parë e luftës së re. Mizoria e pamjeve është e vështirë për t’u kuptuar, edhe sepse është kaq e përmbledhur: fëmijët tashmë po vuajnë, fëmijët po torturojnë…

Read More

Ndërkohë që deputetët e opozitës janë ngujuar në Kuvend pasi kundërshtimit të mazhorancës për të mos ngritur disa komisione hetimore, socialistët janë tërhequr nga zhvillimi i seancës plenare këtë javë. Nëpërmjet një mesazhi dërguar deputetëve socialistë, kryetari i grupit informon se seanca e radhës është vendosur për të hënën e 30 tetorit. “Kolegë nuk do te zhvillojmë seancë këtë javë. Seanca e radhës , të hënën, më 30 Tetor, për çështjet e zgjedhësve. Vijojmë në ditët në vazhdim nëpër zona, me vendimet që u morën në mbledhjen e Grupit”, thuhet në mesazh.

Read More

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Highway”, i iniciuar nga Policia italiane, që në vitin 2017, për shkatërrimin e një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve. Kjo fazë e megaoperacionit u finalizua si rezultat i shkëmbimit intensiv të informacioneve dhe veprimeve të përbashkëta operacionale, të Policisë së Shtetit me Policinë italiane. Policia italiane ka lokalizuar në Milano dhe ka vënë në pranga, 3 shtetas shqiptarë që ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të këtij megaoperacioni. Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë gjurmuar dhe kanë sekuestruar në Durrës, pasuri të ndryshme, me vlerë mbi 1 milion euro që…

Read More

Deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti i cili mori pjesë në bllokimin e seancës plenare, thotë se Parlamenti nuk është funksional. Për të është e turpshme që të fiken dritat në një institucion si Kuvendi “si të jetë një kopsht fëmijësh”. Alizoti thekson edhe se Parlamenti në Shqipëri sot nuk po funksionon dhe se mazhoranca po përcakton kush është opozita në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe po zhbën komisionet hetimore. Ai shtoi se vendimi për përjashtimin e tij dhe 25 deputetëve të tjerë është i turpshëm pasi qëndrimi i tyre ishte simbolik dhe nuk kishte akte të natyrës së dhunshme. “Është…

Read More

Të grumbullohesh me Kombëtaren është ëndërr për çdo futbollist në botë. Këtë kënaqësi e preku edhe portieri i Egnatias, Alen Sherri. Shkodrani u thirr nga trajneri Silvinjo sa i takon përballjes miqësore që kuqezinjtë luajtën me Bullgarinë, sfidë kjo e fituar me rezultatin 2-0 nga kuqezinjtë. Sherri bëhet kështu lojtari i vetëm në historinë 89-vjeçare të klubit të Egnatias që grumbullohet nga Kombëtarja e Shqipërisë. Alen, e prisnit që të grumbulloheshit nga Kombëtarja kuqezi? E kam shpresuar dhe pritur që të grumbullohesha me Kombëtaren, pasi jam informuar që para sfidës me Poloninë, një muaj më parë, që jam në listën…

Read More

Ish-deputetja franceze, Marion Marechal ka shpërthyer në urrejtje kundër Shqipërisë, duke renditur disa prej stigmave që kanë shqiptarët në botë, shpesh edhe të ekzagjeruara. Stigma është mosmiratimi ose diskriminimi i një individi ose grupi bazuar në karakteristikat e perceptuara që shërbejnë për t’i dalluar ata nga anëtarët e tjerë të një shoqërie. Ajo shkroi në X (ish-Twitter) se Shqipëria nuk duhet të pranohet në Bashkimin Europian pasi është një vend që ka korrupsion, femra të dhunuara, mafie, hakmarrje madje edhe sipas saj dhe vend ku martesat bëhen me forcë. “Korrupsion, martesa me forcë, femra të dhunuara, mafia, hakmarrja, trafiku: Jo…

Read More