Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Europa voton ILD me të drejta të plota në Rrjetin Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë

14:27 / October 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej sot Inspektori i Lartë i Drejtësisë është anëtar me të drejta të plota i Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ). Është një qëllim i përmbushur për ne, pasi Rrjeti përbëhet vetëm nga vende të Bashkimit Europian dhe pas një pune 2 vjeçare me statusin e vëzhguesit, tashmë ILD është anëtar me të drejta të plota.
Çfarë është RESIJ?
Në 2017, përfaqësues të shërbimeve të inspektimit të 14 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian por jo vetëm, ranë dakord për ndërtimin e Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ) për të ndërtuar bashkëpunim konkret mes tyre. Ky rrjet synon: identifikimin e çështjeve dhe kryerjen e trajnimeve të përbashkëta në nivel Evropian; rritjen e rolit të shërbimeve kombëtare të inspektimit në cilësinë, efektivitetin dhe nivelin Evropian të Drejtësisë; sikurse edhe vlerësimin e instrumentave evropianë të asistencës së përbashkët gjyqësore në çështjet civile dhe penale; bashkëpunimin për financime nga Bashkimi Evropian dhe nga Këshilli i Evropës për një numër iniciativash të lidhura me proceset e punës së shërbimeve të inspektimit të shteteve anëtare të RESIJ; hartimin e dokumenteve standarde në lidhje me ushtrimin e aktivitetit të inspektimit ose të atyre në lidhje me etikën e inspektorëve.
Në takimin e 10 dhjetorit 2021 të RESIJ, u vendos që institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të Republikës së Shqipërisë, të ishte pjesë e këtij rrjeti Evropian me statusin e vëzhguesit. Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ që u zhvillua sot online, të gjithë anëtarët, nga vende të Bashkimit Europian, në mënyrë unanime vendosën të ndryshonin statusin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga vëzhgues në anëtar me të drejta të plota. Asambleja e ardhshme e RESIJ do të mbahet në Tiranë më 14 Dhjetor dhe mikpritet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.