Author: tirana

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana tregon momentet nga takimi me presidentin francez, Emanuel Macron, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë gjatë së hënës dhe të martës, e para vizitë e një kreu shteti të Francës. Në një intervistë televizive, Cana thekson se një vend i veçantë gjatë bisedës së tij me Macron si pjesë e delegacionit ishte edhe Kosova.“Duke qenë vizita e parë zyrtare dhe historike e kreut të shtetit francez në vendin tonë ai është i shoqëruar me një delegacion qeveritar dhe një delegacion me njerëz që kanë ofruar dy vendet. Presidenti Macron kishte shprehur dëshirën…

Read More

Pesë kamionë janë të ngarkuar me ndihma mjekësore dhe janë në pritje në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të enjten, duke e mirëpritur njoftimin e Izraelit se nuk do ta bllokojë hyrjen e ndihmave në territorin palestinez. “Kamionët tanë janë të ngarkuar dhe të gatshëm për nisje”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për media. Ai ka thënë se shpreson që furnizimet do të shpërndahen shpejt, pas hapjes së pikës kufitare Rafah, duke e përmendur të premten si ditën më shpresëdhënëse. Kjo pritet të jetë hera e parë…

Read More

Ekziston një kohë ideale për të fjetur nëse duam të reduktojmë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Koha e saktë e gjumit varet nga koha kur keni tendencë të zgjoheni në mëngjes. Sa më mirë të jetë cilësia e gjumit që bëni, aq më pak ka gjasa që të përjetoni përgjumje të konsiderueshme gjatë ditës. Por çfarë duhet të bëni për të përmirësuar gjumin tuaj? Profesori Colin Espie në Departamentin e Nuffield të Neuroshkencës Klinike në Universitetin e Oksfordit, ka një strategji se cila është metoda më e mirë për gjumë të rehatshëm. “Ne e dimë nga përvoja e përditshme, se koha kur flemë është e ndryshme,…

Read More

Arbi Agalliu, një nga deputetët e Partisë Demokratike që mbështet Lulzim Bashën ka kritikuar kolegët e tij demokratë, të cilët sot bllokuan Kuvendin dhe nuk lejuan që të zhvillohej seanca. Me anë të një postimi në Facebook, Agalliu thotë se “dhuna dhe bojkoti nuk mund të jenë alternativë për shqiptarët në vitin 2023”. Sipas tij, bojkoti i institucioneve dhe bllokimi i aktivitetit parlamentar nuk është ajo çfarë shqiptarët presin, ndërsa thekson se “opozita e ka vendin në parlament, në komisionet parlamentare dhe kudo ku ligji dhe kushtetuta lejon”. Sipas tij nga kjo sjellje e Berishë përfiton vetëm Edi Rama dhe…

Read More

Sulmuesi i Milanit, Emil Roback është aktualisht në huazim te klubi suedez Norrköping, por ai ka munguar për 14 ditët e fundit të stërvitjes. La Gazzetta dello Sport ka raportuar se ka një mister rreth Roback, i cili nuk është parë apo dëgjuar prej tij gjatë 14 ditëve të fundit dhe madje edhe klubi i tij nuk ka arritur të krijojë kontakte me 20-vjeçarin gjatë kësaj kohe. Drejtori sportiv i Norrköping, Tony Martinsson, ka ngritur alarmin në Suedi, duke deklaruar se ai kërkon garanci se lojtari është mirë, por ai nuk ka mundur të kontaktojë lojtarin. Martinsson gjithashtu e ka…

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh të enjten dhe vendosi për caktimin në pozicione të 40 gjyqtarëve të emëruar një javë më parë të cilët nesër do të kryejnë betimin. 40 gjyqtarët e rinj, kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2022-2023 dhe do të betohen nesër në ceremoninë që do të zhvillohet në orën 12:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kështu KLGJ vendosi emërimin e gjyqtarëve: 1. Znj. Ina Yzellari në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;2. Z. Klajdi Tërova në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;3. Znj. Aurora Alimadhi në…

Read More

Përdoruesit që kanë dy llogari WhatsApp do mund të navigojnë mes tyre duke përdorur një pajisje të vetme. Mark Zuckerberg ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shprehet se shumë shpejt do jetë e mundur që dy llogari WhatsApp të përdoren në të njëjtin celular. Deri më tani, personat që kishin një llogari personale dhe një llogari biznesi duhet të përdornin dy celularë. Opsioni do të jetë i disponueshëm në javët e ardhshme fillimisht për përdoruesit Android, ndërsa pritet ende konfirmimi për përdoruesit iOS. Për ata që duan të kenë një llogari të dytë WhatsApp nevojitet një numër i…

Read More

Zyrtari për media i Qeverisë në Gaza, ka thënë të enjten se komandanti i Forcave Kombëtare të Sigurisë, të udhëhequra nga Hamasi, gjenerali Jihad Muheisen, është vrarë si pasojë e një sulmi izraelit në shtëpinë e tij në qytetin e Gazës, bashkë me disa familjarë. Ende nuk dihet sa familjarë të tij janë vrarë në lagjen Sheikh Radwan në veri të qytetit të Gazës. Forca Kombëtare e Sigurisë është një organizatë paramilitare në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamasi, prej vitit 2007. Ndaras, zyrtarë të Hamasit i kanë thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se anëtarja e këshillit ligjvënës të…

Read More

Një 18 vjeçar është arrestuar pasi kishte vënë në dispozicion lokalin e tij për vënie bastesh sportive me celularë. Në pranga ranë edhe 4 persona të tjerë që u kapën në flagrancë duke luajtur. U sekustruan 11300 lek, celularë dhe letra bizhozi. Njoftimi i policisë Kurbin: Kurbin/ Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Kishte vënë lokalin e tij, në dispozicion të vënies së basteve sportive, me celularë, dhe të organizimit të lojërave me letra, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari. Në pranga dhe 4…

Read More

Një organizatë kriminale e njohur me emrin “Roll Royce” është shkatërruar nga autoritetet në Peru. Gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar 114 pako me kokainë, me vlerë mbi 10 milionë e 400 mijë dollarë.  Drejtuesi i organizatës, i identifikuar si Nicola Berishaj, alias “Baba”, është një shtetas malazez, i cili dyshohet se vepronte si “emisar” i trafikantëve shqiptarë të drogës. Sipas agjentëve të antidrogës, organizata kriminale ishte gati të eksportonte drogën përmes portit Chalaco drejt Evropës. Nga hetimi u zbulua gjithashtu se Nicola Berishaj, alias “Baba”, hiqej si punonjës i një kishe ungjillore për të mos ngjallur dyshime.  Sipas mediave vendase, operacioni erdhi pas…

Read More

Ky është momenti i aksidentit të trefishtë në brendësi të tunelit të Kalimashit, mbrëmjen e së mërkurës ku mbetën të vdekur dy shtetasve nga Kosova, Sadik e Nesret Osmani, përkatësisht 58 dhe 45 vjeç . Gjithashtu u plagosën 3 persona të tjerë. Automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin viktimat ka qenë duke lëvizur në korsinë e shpejtësisë kur është goditur nga pas nga makina tip Mercedes Benz. Shpejtësia e lartë e lëvizjes së “Benzit” dhe goditja e fortë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme dy shtetasve nga Kosova. Krahas makinës tip “Ford” të viktimave, siç mund të shihni në këtë aksident është…

Read More

Televizioni publik i Turqisë ka publikuar një video nga Rripi i Gazës, ku një fëmijë shfaqet i tronditur pas sulmeve raketore të ushtrisë izraelite, Personi që filmon pyet djaloshin se çfarë i ka ndodhur, ndërsa ai vazhdon të qëndrojë në heshtje dhe i shokuar. “A ke fjetur”, dëgjohet pyetja që i drejtohet vogëlushit. “Sulmi ndodhi derisa ishe duke fjetur”, u pyet djaloshi. Ai pohon duke tundur kokën dhe më pas u pyet nëse është akoma i frikësuar. “Je akoma i frikësuar? Nuk ke pse frikësohesh. Pse të frikësohesh? Ka përfunduar, nuk ka më sulme. Gjithçka oërfundoi”, dëgjohet duke i thënë…

Read More