Author: tirana

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trefishtë të ndodhur ditën e sotme, 20 tetor në Elbasan. Të paktën tre mjete u përplasen me njëra-tjetrën duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që sollën këtë aksident. Njoftimi i policisë: Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit Q. B., 60 vjeç, M. Q., 28 vjeç dhe J. S., 34 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit M. Q. dhe J. S., të cilët ndodhen në…

Read More

Terroristët që kryen masakrën në jug të Izraelit gjatë sulmit të 7 tetorit ishin me sa duket nën ndikimin e Captagonit, e ashtuquajtura drogë e ISIS. Këtë bëri të ditur televizioni izraelit Channel 12. Disa nga komandot e Hamasit që kryen masakrën në jug të Izraelit pranë Rripit të Gazës më 7 tetor ishin me sa duket nën ndikimin e drogës. Konkretisht të një droge sintetike të njohur si Captagon. Çfarë është Captagon Çfarë është Captagon? Captagon është emri tregtar i një ilaçi stimulues, përbërësi aktiv i të cilit është fenetilina, një substancë kimike që vepron kryesisht në sistemin nervor…

Read More

Qeveria do të vijojë me politikën e rritjes së pagave për profesionistët e shëndetësisë, kjo edhe si një masë për të parandaluar eksodin në radhët e tyre. Shtesa do të aplikohet në muajin prill ndërsa përveç mjekëve të përgjithshëm, nga skema do të përfitojnë edhe infermierët. Detajet u përcollën nga zv.ministrja e Shëndetësisë Entela Ramosaçaj. E pyetur sesa do të jetë shtesa, Ramosaçaj tha se kjo të përcaktohet me miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Në muajin prill të këtij viti për mjekët specializantë rritja e pagës ishte me 50 mijë lekë në muaj. Ndërsa për mjekët e përgjithshëm…

Read More

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në shtim. Në orët e mbrëmjes të ditës së shtunë reshjet e shiut do të bëhën prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Hera-herës reshje shiu ne formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë. Gjatë ditës së dielë reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët…

Read More

Pas një jave të mbushur me sherre, në fund ka patur disa momente romantike në “Përputhen”. Saide dhe Serxho kanë realizuar një takim romantik që i kushtoi 1 milion lekë. Luksi ‘i tepruar’ dhe sytë e Saides që rrezatonin nga ‘trajtimi si princeshë’ i Serxhos, nuk janë pritur mirë nga Aureli, i cili ka nisur ngacmimet. Serxho: O Saide, o kukull… Po s’ke pse me iu përgjigj fare këtij mi. Aureli: Ti po tenton të biesh në sy. Ti pëlqimet këshu me të ngacmuar i ke. Saide: I kam unë pëlqimet me të ngacmuar? Ku e ke parë ti, unë i kam pëlqimet ashtu…

Read More

Me një video të ëmbël dhe shumë të papritur që sjell historinë e dashurisë me të dashurën e tij Susana Gomez, e shfaqur gjatë koncertit në Washington të turneut botëror “Don Juan Tour” Maluma njoftoi shtatzëninë e partneres së tij. Ai i ka dedikuar Susan një këngë si një homazh i ëmbël për të dhe historinë e tyre të dashurisë, teksa videoklipi tregon çiftin, më të bashkuar se kurrë, dhe momentet e shtatzënisë së Susan , nga bebja tek ekografia, deri te zbulimi i gjinisë: të dy, në fakt, janë në pritje të një vajze. Të dy kolumbianët, janë në…

Read More

Sulmuesi i Çelsit, Armando Broja, po stërvitet me ekipin e parë të Çelsit, përpara derbit në Premier Ligë kundër Arsenalit në fundjavë. 22-vjeçari, i cili u tërhoq nga grumbullimi me kombëtaren pas një dëmtimi sipas trajnerit Silvinjo, është parë të stërvitet normalisht me grupin e Mauricio Poçetinos këtë javë, por nuk ka ende 100% garanci nëse ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen delikate me rivalët e Mikel Artetës të shtunën. Pasi startoi vetëm dy ndeshje me Çelsin pas dëmtimit të rëndë që e mbajti larg fushës për 10 muaj, Broja u përzgjodh nga kombëtarja shqiptare për kualifikuesen kundër…

Read More

Modelja e njohur shqiptare, Vesa Vllasaliu ka zbuluar se si ish-partneri, futbollisti Mërgim Berisha e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë. Vesa Vllasaliu u shpreh se vuajti shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se tashmë Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte. “Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë,…

Read More

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar pezullimin e lundrimit për tragetet Durrës-Bari dhe Bari-Durrës. Lundrimi do të pezullohet për mbrëmjen e sotme, ndërsa lundrimet drejt Ankonës do të vijojnë normalisht. “Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësit drejt Barit(Itali) dhe anasjelltas. Referuar parashikimeve të autoriteteve detare forca e erës do të shkojë deri në 30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur do të variojë nga 7-8 bft. Jemi në vigjilencë të plotë për monitorimin e situatës deri…

Read More

Presidenti i Francës, Emmanual Macron i dorëzoi shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare dekoratën e “Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit”. Ndjesitë për vlerësimin, Kadare ka preferuar gjatë këtyre ditëve t’i kursejë siç thotë “për të mos shtuar zhurmnajën e madhe”, por e ka një koment, kur Macron, edhe për kufizimet e kapërcyera në diktaturë, përmes letërsisë e konsideron si “Lajmëtar të lirisë”. “Unë kam qenë gjithmonë lajmëtari i lirisë, çdo shkrimtar i njohur, i ndershëm është i tillë”, shprehet Kadare. kurse mbajtjen e Samitit të Berlinit në Shqipëri, shkrimtari e shikon me optimizëm. “Mendoj se është një ngjarje…

Read More

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në vitin 2025, Sali Berisha thotë se do të futen pa diskutim me koalicion. Gjatë fjalës së tij në konferencë e përjavshme me gazetarët, Berisha shprehet se PD-ja në zgjedhje do të ketë logon që i takon. ”Ne në zgjedhje do futemi pa diskutim me koalicion, por PD do ketë logon që i takon asaj. Ne po ecim, do e mbajë Gjykata e Lartë në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, pastaj ne do shkojmë në Strasburg dhe atje kam besim te drejtësia evropiane dhe do fitojmë kauzën tonë të drejtë”,-tha Berisha. I pyetur…

Read More

“Numri 10 përmban gjenialitetin, paparashikueshmërinë, aftësinë për të treguar gjëra që të tjerët as që i mendojnë të mundshme apo të imagjinueshme”. Ky është mendimi i Alessandro Del Piero, në një rrëfim që ka bërë së fundmi për Corriere della Sera ku komentoi të të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen te Juventusi. “Përmes rrugëtimit tim, për të gjitha vitet në të cilat kemi ndarë kaq shumë gëzime dhe gjithashtu momentin më të errët të Serisë B, kam ndërtuar një marrëdhënie të veçantë me Juventusin. Jo vetëm sepse mbështes Juventusin, por sepse 19 vjet janë vërtet një kohë e gjatë.…

Read More