Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Broja stërvitet me Çelsin, pritet të jetë gati për Arsenalin

14:15 / October 20, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Collage Maker 20 Oct 2023 09 30 AM 2818
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmuesi i Çelsit, Armando Broja, po stërvitet me ekipin e parë të Çelsit, përpara derbit në Premier Ligë kundër Arsenalit në fundjavë.

22-vjeçari, i cili u tërhoq nga grumbullimi me kombëtaren pas një dëmtimi sipas trajnerit Silvinjo, është parë të stërvitet normalisht me grupin e Mauricio Poçetinos këtë javë, por nuk ka ende 100% garanci nëse ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen delikate me rivalët e Mikel Artetës të shtunën. Pasi startoi vetëm dy ndeshje me Çelsin pas dëmtimit të rëndë që e mbajti larg fushës për 10 muaj, Broja u përzgjodh nga kombëtarja shqiptare për kualifikuesen kundër Çekisë dhe miqësoren me Bullgarinë.

Por Silvinjo tha në konferencën përpara Çekisë se sulmuesi nuk ishte në gjendje të luante dhe duhej të kthehej në “Stamford Bridge” për të vijuar rikuperimin. Mesa duket ai nuk ka asgjë serioze dhe nuk pritet të ketë probleme për të qenë në skuadrën e kësaj fundjave të bluve të Londrës.

Poçetino ka mbetur i befasuar me të që kur u kthye në skuadër, duke e përshkruar atë si “shumë të talentuar”. Ai do të konkurrojë me Nikolas Xheksonin për një vend në ekipin titullar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.