Ndërkohë që zërat kritikë për sulmet e Izraelit ndaj Gazës po shtohen, udhëheqësit izraelitë po punojnë për t’u siguruar që bota të mos harrojë tmerrin e sulmeve të Hamasit ndaj civilëve izraelitë – përfshirë të moshuarit dhe fëmijët – që shkaktuan luftën aktuale. Ndërkohë që protestat janë zgjeruar nëpër botë këtë javë – zyrtarët izraelitë ftuan gazetarët e mediave ndërkombëtare të vizitojnë vendngjarjen e masakrave dhe të shohin me sytë e tyre përpjekjet e ekspertëve të të kriminalistikës për të identifikuar qindra viktima. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Yan Boechat ishte mes tyre dhe na sjell këtë kronikë nga Tel…
Author: tirana
Digjet një hapësirë me ullishte dhe bimësi të zonës pranë rrugës nacionale që të çon drejt fshatit Babicë të Vlorës. Zjarri dyshohet të jetë vënë nga banorët e zonës. Flakët janë ende aktive, ndërsa zjarrëfikësit ndodhen në vendngjarje. Gjithçka bëhet më e vështirë nga kushtet e motit, pasi era e fortë favorizon përhapjen e flakëve.
Shqetësimet rreth rrezikut të zgjerimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme po rriten, ndërsa Izraeli goditi sërish Gazën dhe mbështetësit e Hamasit në Liban dhe Siri. Forcat ushtarake izraelite që sërish përmenden përgatitjet për një sulm tokësor në Gazë, njoftuan se kanë intensifikuar sulmet në enklavën që kontrollohet nga Hamasi. Sot (Të dielën), forcat izraelite sulmuan një hapësirë nën një xhami e cila sipas tyre përdorej nga militantët islamikë për sulme kundër Izraelit. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dërguan sisteme shtesë ushtarake në rajon. Izraeli vazhdoi sulmet ajrore në Gaza, përfshirë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një reagim pasi SPAK zyrtarizoi akuzat e ngritura ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Fatmir Bekatshi. Ndonëse në postimin e tij nuk e përmend emrin e Berishës në mënyrë direkte, Basha i bën thirrje drejtësisë për ndëshkimin e të korruptuarve dhe rikthimin e parave në xhepat e qytetarëve. Ky mesazh vjen një ditë pas arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe caktimit të masës “detyrim paraqitje” për Berishën. “Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit sot në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prandaj…
Nga Mero Baze: Një mikut tim dje i kish rënë në sy diçka që po ashtu më bëri dhe mua përshtypje. Gazetarët që ishin në konferencë shtypi me Berishën dhe që sic është traditë janë gazetarë që ai në një farë mënyre i lejon ta pyesin, pasi jo çdo kush është i lirë të shkoj në konferencë shtypi me të, ishim shumë të lirshëm në pyetjet e tyre. Pavarësisht nga media ku punonin dhe shumica punojnë në mediat e afërta me Berishën ata po silleshin si gazetarë të lirë. Thuajse gjithë pyetjet e tyre i referoheshin faktet që Berisha tani…
Ish-presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi deklaron sesi kërcënohej në emër të Berishës nga familjarë të tij, por edhe nga funksionarë shtetërorë dhe të policisë, për t’u larguar nga kompleksi Partizani, aferë për të cilën po hetohen nën masën e arrestit me burg Jamarbër Malltezi, ndërsa ortaku i tij Fatmir Bektashi dhe ish-kryeministri Sali Berisha po hetohen në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. I ftuar në Report Tv, Laçi përmendi disa prej personave që sipas tij kanë tentuar që ta thyejnë. “Në emër të Berishës më ka bërë presion dhe ministri i Mbrojtjes, Imamai, më ka thënë që duhet të largohem nga klubi.…
Koreografi Albi Nako kritikoi një javë më parë në “DWTS Fan Club” anëtarin e jurisë Ilir Shaqiri, duke e quajtur “dhelpër” dhe se pikët që ai jep nuk përshtaten me komentet që bën. “Vë re shpesh herë në juri që ‘bravo të lumtë, ulu, katër’ dhe ‘nuk ishe fare mirë sot, ulu 10’”, u shpreh Albi Nako. Ilir Shaqiri i është përgjigjur këtij komenti përmes një videoje të realizuar nga “DWTS Fan Club”, ku shprehet: “Unë nuk kam këtë lloj ekstremi psiqik që të ha atë që them si koncept, origjinë, kritikë ose si vlerësim, ato pikë jap. I them Albit…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përsëritur gjatë një takimi me deputeten britanike Alicia Kearns të dielën se Serbia duhet të ndëshkohet për sulmin e muajit të kaluar në veri të Kosovës “në mënyrë që të mos e përsërit atë më”. Në një njoftim për media të dielën, Qeveria e Kosovës tha se në takim mes Kurtit dhe Kearnsit “u theksua që prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve”. “Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”,…
Pas spektaklit “Klanifornia”, Eliona Pitarka nisi të moderonte një emision mëngjesi në MCN. Por tashmë mesa duket ajo ka vendosur të rikthehet sërish në aktrim. Mësohet se ajo është bërë pjesë e “Portokallisë” dhe këtë e ka bërë të ditur Xhemi Shehu. Kujtojmë që Eliona u largua nga ekrani dhe iu përkushtua dy vajzave, por tani është gati të rikthehet për të bërë sërish humor në skenën e “Portokallisë”.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar grupin Hezbollah që të mos hapë një front të dytë lufte me Izraelin. “Do të bënte gabimin e jetës nëse do ta bënte një gjë të tillë”, tha ai kur foli me trupat izraelite pranë kufirit me Libanin, teksa shtoi se do të sillte kundërsulme izraelite të përmasave “të paimagjinueshme” që do të shkaktonin “shkatërrim” mbi Libanin. Izraeli dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar tashmë Hezbollahun të mbështetur nga Irani kundër hapjes së një fronti tjetër beteje në kufirin verior të Izraelit.
Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin Durrës-Rrogozhinë. Një automjet tip “Golf Polo” është përplasur me një trajler. Si pasojë, ka mbetur i plagosur shoferi i veturës, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mnbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rethanave të askidentit.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zhvillojë nesër në orën 13:30 seancën gjyqësore të verifikimit të masës së sigurisë për dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi dhe biznesmenin Fatmir Bektashi në lidhje me aferën e ish-kompleksit Partizani. Për Berishën, GJKKO nuk ka ende një orar zyrtar se kur do t’i komunikohet “detyrimi i paraqitjes”. Malltezi u arrestua me urdhër të SPAK një ditë më parë në Rinas, teksa priste bashkëshorten nga një udhëtim në vendet e BE. Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale, ose veprimtari kriminale për çështjen e privatizimit të…