Rusia po flet për një ndryshim të madh në botë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se shteti i tij pajtohet me qëndrimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për nevojën e ndërtimit të një “rendi të ri botëror”. Ai thotë se Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje që ta ndërtojnë atë. Gjatë një konference audio për gazetarët, Peskov tha se SHBA-të po flasin për një rend botëror me qendër Amerikën, i cili nuk do të ekzistojë në të ardhmen. Këto qëndrime janë tepër emblematike për një garë që luhet në sfondin e luftërave në Ukrainë dhe Gaza, në të…
Author: tirana
Drama e re në showbizz, nisi kur modelja e njohur Arbenita Ismajli publikoi një mesazh të cilin tha se i kishte dërguar reperi Unikkatil, ku ai i tërthorazi i ofronte ndihmë për të kaluar ndarjen nga Fero. Mesazhit modelja iu përgjigj në mënyrë tallëse duke i kërkuar reperi t’i bënte një picë madje edhe duke e quajtur picamen (njëjtë siç e kishte quajtur Fero në një nga ‘diss’-at për Unikkatil). Pas bujës që kjo bëri Unikkatil doli me një reagim duke e quajtur mesazhin si të montuar, nisur nga tiku blue që mungonte në foton e publikuar nga modelja, dhe…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 pasuri të paluajtshme në pronësi të Jamarbër Malltezit. Dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha i bllokohen gjashtë llogari bankare si dhe aksionet në disa kompani. Oficerët e Policisë Gjyqësore, kanë nisur punën në terren për kryerjen e sekuestros preventive për 25 pasuri të Malltezit. Ata kanë shkuar në banka të nivelit të dytë për të sekuestruar 6 llogari në emër të dhëndrit të ish-kryeministrit dhe më pas do të shkojnë në tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk,…
Nga Kreshnik Spahiu SHBA dje ka heshtur për arrestimet në familjen e shtetasit Berisha. Ata në fakt nuk janë indiferent por thjesht duan ti japin meritën SPAK-ut. Askush nuk e ka fituar dot një luftë kundër Amerikës. Në fakt, fundi i shtetasit Berisha pritej të ishte tragjik në kohën dhe vendin e duhur. Kjo që ka ndodhur është vetëm fillimi i një drame politike që do shoqërojë vitet e fundit të ish-kryeministrit të Shqipërisë. “Edhe një provë të vetme nëse më publiokojnë SHBA për korrupsion ndaj meje, unë do laegohem vetë nga politika”,-ka deklaruar Sali Berisha në konferencë shtypi pas…
Gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka e cila firmosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj Sali Berishës duke i bllokuar pasaportën, ka evidentuar se në cilësinë e kryeministrit, ai ka marrë vendime në konflikt të hapur interesi për ish-kompleksin Partizani, duke sjellë përfitime për dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi. Në vendimin e gjykatës, thuhet se për rastet e pronave të kthyera nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave ish pronarëve, kur ato gjenden në territore të tilla, KRRT-të e të gjitha niveleve nuk kanë të drejtë të ndryshojnë destinacionin e përcaktuar në studimin e miratuar. Në këto raste pronarët e…
Sali Berisha thotë se procedura e privatizimit të kompleksit të klubit Partizani është nisur nga ish-kryeministri socialist Fatos Nano dhe jo nga ai. Berisha u shpreh se bazuar në dokumente të firmosura nga komandanti i FA, ky klub nuk ishte në planin e hapjes së pronave të ushtrisë, dhe nuk është hequr nga ai me asnjë vendim apo propozim. Berisha shtoi se gjatë hetimit të këtij rasti nuk ka asnjë fakt apo provë se në procedurat e privatizimit është shkelur ligji apo ndonjë praktikë ligjore e shtetit shqiptar. “Edvini dhe larot e tij nuk janë në gjendje të japin as…
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës ka mbërritur në ambientet e GJKKO. Malltezi bashkë me ndërtuesin Fatmir Bektashi do të njihen sot me masën e sigurisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha i cilëson shpifje akuzat e ngritura nga SPAK-u për privatizimin e komplektit Partizani. Ai tha se në të vërtetë dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, nuk ka marrë as 10 përqind të pronave që i takon si trashëgimtar nga gjyshërit e tij. “Ky është mashtrim publik që përbën vepër penale se bazohet në fshehje të dhjetëra dokumenteve zyrtare që faktojnë se procesi i njohjes së pronës 5 familjeve, ka filluar në 1994 dhe ka përfunduar para vitit 2005. Po ashtu kthimi i pronave të grabitura nga regjimi i Enver Hoxhës, ka filluar në 1995. Ata kanë marrë në…
Sali Berisha i cili është në një betejë të re me drejtësisë, doli një një konferencë për mediat këtë të hënë, nga ku mohoi akuzat e ngritura nga SPAK-u për përfshirjen në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama për manipulime dhe trillime të çështjes në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, duke i quajtur akuzat një kosh me gënjeshtra dhe shpifje të ulëta. ”Pasi u njoha me dokumentin paçavure të Edi Ramës dhe larove të tij skapistë, deklaroj me përgjegjësi të plotë, para shqiptarëve se kemi të bëjmë me një dacibao, fletërrufe për ata që nuk…
Papa Francesku nëpërmjet Arqipeshkvit të Tiranë-Durrës Imzot Arjan Dodaj, ka uruar dhe bekuar të rinjtë shqiptarë. Në një video për të rinjtë shqiptar, Papa përshëndet këta të fundit dhe iu bën thirrje të duan vendin e tyre, pasi Shqipëria sipas tij ka nevojë për rininë që të ecë përpara.
Super modelja botërore, Irina Shayk duket se nuk ecën shumë me sportistët. Romancës së shkurtër mes ish-lojtarit të NFL-së, Tom Brady dhe supermodeles i ka ardhur fundi. Thashethemet për lidhjen mes Brady dhe Shayk nisën të qarkullonin në mes të korrikut dhe gushtit të këtij viti, kur u zbulua se ish- e dashura e Cristiano Ronaldos e kishte kaluar natën në rezidencën e ish-qendërmbrojtësit në Los Angeles. Romanca e shkurtër erdhi pasi Tom finalizoi divorcin e tij nga Gisele Bündchen në tetor 2022. Së bashku ata kanë djalin 13-vjeçar Benjamin dhe vajzën 10-vjeçare Vivian.
SPAK-u ka sekuestuar disa shpjegime të dhëna nga vajza e Jamarbër Malltezit, Dasara Malltezi, për një institucion gjerman, në lidhje origjinën e 42 mijë eurove të dhëna nga babai i saj. Dokumenti është nxjerrë nga një kompjuter i sekuestruar në studion ligjore “Pustina” dhe bëhet fjalë për një transfertë financiare të kryer nga një llogari bankare gjermane e Jamarbër Malltezit. Përmes saj, jepeshin përgjigjet që Malltezi duhet t’i kthente institucionit gjerman. Sipas GJKKO, nga përmbajtja e letrës bëhet fjalë për një kontratë blerjeje banese në Gjermani. Referuar dosjes së gjykatës, në letër pasqyrohet se “Babai im depozitoi draft-kontratën për blerjen…