Ish-kryeministri Sali Berisha i cilëson shpifje akuzat e ngritura nga SPAK-u për privatizimin e komplektit Partizani. Ai tha se në të vërtetë dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, nuk ka marrë as 10 përqind të pronave që i takon si trashëgimtar nga gjyshërit e tij.
“Ky është mashtrim publik që përbën vepër penale se bazohet në fshehje të dhjetëra dokumenteve zyrtare që faktojnë se procesi i njohjes së pronës 5 familjeve, ka filluar në 1994 dhe ka përfunduar para vitit 2005. Po ashtu kthimi i pronave të grabitura nga regjimi i Enver Hoxhës, ka filluar në 1995.
Ata kanë marrë në përputhje me ligjin e kohës dhe ka vijuar me vite deri në 2009. Për të mbështetur kallëzimin e tyre të rremë, aludojnë ndaj meje në mënyrë groteske se unë reformën e pronësisë dhe reformat themelore të PD, amendimin e ligjit të kompensimit të pronave, i paskam ndërmarrë për të favorizuar dhëndrin tim pronar, i cili, e vërteta është se nga pronat e tij, nga të dy gjyshërit si nga nëna dhe nga ai babai, nuk ka marrë as 10 përqind të asaj që i takon.
Sipas këtyre për këtë qëllim unë amendova ligjin e vitit 2004 dhe zgjata me 1 vit afatin e dorëzimit të dokumenteve të ish-pronarëve për të faktuar provat e tyre. Po i pyes këta mendër zyrtarë, po Fatos Nano që para meje kishte zgjatur jo me 1, por me 2 vite afatin në këtë ligj për pronarët, e bëri këtë për dhëndrin tim? Shalatanë mjeranë!”,-tha Berisha.
