Author: tirana

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me hetimin e nisur ndaj ish-kryeministrit Sali Berishës. PD ka reagua me anë të zëdhënëses Mirela Karabina, duke deklaruar se drejtësia duhet të veprojë për këdo që ka abuzuar me pushtetin. “Qëndrimi është i qartë. Drejësia të veproje mbi kedo qe ka abuzuar me pushtetin përmes korrupsionit“– thuhet në reagimin e PD. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim”, në lidhje me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Sipas…

Read More

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në një vizitë urgjente në Jeruzalem i ka shprehur homologut të tij izraelit, Benjamin Netanyahut solidaritetin e qeverisë dhe popullit grek. “Vij këtu jo vetëm si një aleat, por si një mik i vërtetë. Ajo që ndodhi ishte vërtet e tmerrshme dhe ne që në momentin e pare përkrahëm dhe mbështetëm të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Dhe bëmë një dallim shumë të qartë midis Hamasit dhe popullit palestinez”, u shpreh Mitsotakis. “E vlerësoj solidaritetin tuaj, të qeverisë suaj, të popullit të Greqisë, në këto orë të zymta.“- është tha Netaniahu.

Read More

Studentët e Mjekësisë janë mbledhur sërish në protestë këtë të hënë. Ata janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit ku po protestojnë kundër ligjit të miratuar, që i detyron të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve. Siç shihet dhe nga pamjet, studentët kanë bllokuar totalisht qarkullimin te Rruga e Durrësit.

Read More

Një aktore kroate është dënuar për gërvishtjen e një makine. Ajo deklaroi se e ngatërroi me automjetin e ish-bashkëshortit të saj. Jutarnji list shkruan se aktorja ka shprehur keqardhjen dhe pendimin për atë që është kryer dhe se është e gatshme të dëmshpërblejë pronaren e makinës. “Nuk e kam planifikuar dhe e kam gërvishtur makinën. Nuk e di se çfarë më ndodhi në atë moment. Nga inati mora çelësin e makinës dhe e dëmtova sepse mendova se ishte makina e ish-burrit tim tani. Domethënë, atë ditë kur dola nga spitali pasi u shtrova në spital, dëgjova se ai kishte një…

Read More

Ashtu siç ishte premtuar nga kryetari i bashkisë Mat Agron Malaj po investohet në disa rrugë periferike të qytetit. Janë 17 të tilla që do të asfaltohen dhe do të krijojnë kushte më të mira banimi për qytetarët matjanë. Malaj shprehet se pas investimit në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit po punohet në disa segmente rrugore. “Në vijim të investimeve në rrjetin e ujësjellësit ka nis puna për hedhjen e stabilizantit në rrugët lidhëse në lagjen “Pjetër Budi” Burrel. Brenda pak ditësh do nisim dhe asfaltimin e këtyre rrugicave dhe vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në rrugët e qytetit.…

Read More

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha ditën e nesërme më datë 24 tetor, në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Berisha dyshohet për korrupsion gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”. Njoftimi i GJJKO Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne daten 24.10.2023, dite e Marte, ora 14:00, ka caktuar seancen gjyqesore te marrjes ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale.

Read More

Gazetari Artan Hoxha, ka dhënë një tjetër mesazh të “koduar” ndërsa në media përgjatë dy ditëve të fundit kryelajm është arrestimi i dhëndrrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe masa detyrim paraqitjeje për këtë të fundit. Të gjithëve ju kujtohet sherri që patën LIVE pak vite më parë sherri i Hoxhës me ish-kryeministrin, ku gazetari i kujtoi Berishës se do të vijë një ditë do të përgjigjet për të gjitha krimet, e do të shkojë në “Gjykatë me barrelë si ish-diktatori Pinocheti”. Ndërsa në momentin që u dhë lajmi për masën ndaj Berishës, Hoxha postoi një foto të ish-deiktatorit Pinicheti që…

Read More

Caktimi i masës “arrest me burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit solli debate dhe tone të ashpra mes të ftuarve në studion e emisionit “Shqipëria Live”. Kjo temë shkaktoi përplasje verbale, e për këtë arsye moderatorët u detyruan të mbyllnin emisionin. Gazetarja Alba Kepi në një lidhje skype për Malltezin tha se: “Përpara se të jetë dhëndri i Sali Berishës, është nipi i një prej familjeve më të nderuara Begeja, që ka 60-70 mije metra katrorë pronë në Tiranë, dhe ka marrë vetëm 5% të tokës që ia kanë lënë trashigimtarët. Unë po flas fakte, ti Endri…

Read More

Tre oficerë të Policisë Gjyqësore kanë shkuar vetëm pak çaste më parë në apartamentin ku banon ish-kryeministri Sali Berisha në Tiranë. Oficerët e OPGj-së dhe shefi i Departamentit për Hetimin e Korrupsionit në SPAK janë parë të hyjnë në pallatin e famshëm ku Berisha jeton prej vitesh me bashkëshorten e tij, në rrugën “Mustafa Matohiti”, pranë “Pub Meduza”-s dhe kanë dalë pas disa minutash. Agjentët kërkojnë të njohin Berishën me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” i akuzuar për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, por nuk dihet nëse kanë arritur ta gjejnë në banesë. Kjo është hera e dytë…

Read More

Nëna e këngëtares shqiptare Rita Ora, me famë botërore tashmë, ka rrëfyer betejën e saj me kancerin, në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Vera Ora, e cila në profesionin e saj është psikiatre, tregon se ajo periudhë ka qenë mjaft e mundimshme dhe se e ka përjetuar jo mirë. “Në atë kohë i kam pasur fëmijët e vegjël edhe s’kam punuar, jam marrë me sëmundjen, me terapinë, e cila ka qenë mjaft e gjatë, e mjaft e mundimshme, e unë si femër kam qenë mjaft e prekur në shumë aspekte”, është shprehur ajo. Ora rrëfen se në atë…

Read More

Gangsteri i vetëshpallur i Londrës, aktori Dave Courtney i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Familjarët deklaruan se ai u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Camelot Castle në Plumstead. Lajmi u bë publik nga familjarët në llogarinë e tij personale në Instagram. Courtney ka botuar gjashtë libra, teksa luajti dhe prodhoi filmin e tij, Hell to Pay, në vitin 2005 dhe mori rolin kryesor të Mad Dave. Ai është përballur disa herë me drejtësinë, me akuzat e posedimit të armëve, si edhe për ushtrimin e dhunës ndaj ish-të dashurës.

Read More

Frika nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit dhe mundësia për përfshirjen edhe të Iranit, ka shqetësuar autoritetet zviceriane. Ata kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për të përballuar një situatë potencialisht katastrofike. Autoritetet e emergjencës në Zvicër kanë dërguar pako me jod për familjet që do të duhet të përdorin atë në rast se vendi përfshihet nga ndonjë rrezatim atomik. Tirananews ka siguruar fotografi të kutive me jod që janë shpërndarë në kantonet zviceriane dhe janë paralajmëruar që të jenë të kujdesshme ndaj njoftimeve. Në fillimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, autoritetet zviceriane u kanë dërguar një letër qytetarëve, ku u…

Read More