Author: tirana

Sëmundjet kardiovaskulare tani janë shkaku kryesor i vdekjeve tek të rriturit. Pothuaj 30% i atribuohen gjendjes së trombozës ose aterosklerozës së murit arterial (sëmundje ishemike të zemrës, goditje ishemike dhe sëmundje arteriale periferike). Globalisht, një e treta e sëmundjeve ishemike të zemrës i atribuohet hiperkolesterolemisë, pra kolesterolit të lartë, i cili është përgjegjës për 4.4 milionë vdekje në vit. Anomalitë në metabolizmin e lipideve, veçanërisht nivelet e larta të kolesterolit LDL, i ashtuquajturi kolesteroli ‘i keq’, luajnë një rol vendimtar në përcaktimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke përbërë faktorin kryesor të rrezikut. Megjithëse është faktori i rrezikut kardiovaskular më lehtë i…

Read More

Sot në mbrëmje ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës. Avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael është ulur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pak më parë. Pasagjerët janë pritur dhe përshëndetur nga Ministri Igli Hasani.Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë…

Read More

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Daniel Hagari, deklaroi së fundmi se Hamasi ishte më barbar dhe më brutal se ISIS. Ai shtoi se Izraeli do t’i përgjigjet me vendosmëri dhe forcë “këtyre krimeve të luftës të paprovokuara”. “Hamasi ishte më barbar dhe më brutal se ISIS. Më lejoni të jem i qartë: Izraeli do t’i përgjigjet me vendosmëri dhe forcë këtyre krimeve të luftës të paprovokuara”, tha Hagari.

Read More

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka konfirmuar se SHBA do të dërgojë mjete luftarake në rajon, mes të cilave përfshihen aeroplanmbajtësja Ford dhe anijet që e mbështesin atë. “Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë municione Izraelit”, u shpreh Austin, duke mbështetur deklaratat e mëparshme të Blinken, i cili u shpreh se SHBA do t’i ofrojë Izraelit çdo gjë që i nevojitet. “Pjesa e parë e ndihmave ushtarake do të niset sot dhe do të arrijë në ditët në vijim,” tha Austin.

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden ka folur sot me Benjamin Netanyahun teksa ka theksuar mbështetjen e tij të plotë për vendin, tha kryeministri izraelit. Më herët sot, Netanyahu tha se foli me liderët e Gjermanisë, Ukrainës, Italisë dhe Britanisë së Madhe pas situatës së fundit të tensionuar me militantët palestinezë. Të gjithë ata shprehën mbështetje për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, tha ai.

Read More

Indrit Tuçi ka shënuar një tjetër gol në kampionatin kroat.te Sulmuesi shqiptar ka kaluar në avantazh ekipin e tij Lokomotivën e Zagrebit. Në minutën e 51′ të sfidës, ai ka zhbllokuar sfidën duke shënuar ndaj Goricës. Rikujtojmë që javës së shkuar shënoi edhe ndaj Istra 1961. Aktualisht Lokomotiva po udhëheq me rezultatin 1-0.

Read More

“Tetori rozë” iu kujton të gjitha grave se sa i rëndësishëm është kontrolli për të parandaluar çdo situatë. Zamira është një prej luftëtareve të kancerit të gjirit e cila fatmirësisht sot është në fazë rikuperimit. 49-vjeçarja ndan historinë e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ku tregon se u diagnostikua dy vite më parë. Familjarët iu gjendën menjëherë pranë, por pika e dobët e Zamirës është vëllai. Pas operacionit, Zamira ndoqi seancat e kimioterapive që rrjedhimisht ndikon në pamjen e gruas dhe kujton një episod me Gurimin. Zamira: Kur fillojmë seancat e…

Read More

Nga Edit Holl Që nga mesi i shekullit XVIII-të, bota perëndimore ka pasur mundësi të diskutojë publikisht mbi çështjet etike, pa iu referuar Krishterimit. Mendimi modern mbi moralin, që niset nga supozimi se perënditë nuk ekzistojnë, ose të paktën nuk ndërhyjnë, është në fillimet e veta. Por grekët e lashtë dhe romakët, ndërtuan shkolla të fuqishme filozofike të mendimit etik për më shumë se një mijëvjeçar, nga agnostikët e parë të shpallur, si Protagora (shek. V P.E.S), tek mendimtarët e fundit paganë. Akademia e Platonit në Athinë, nuk u mbyll përfundimisht deri në vitin 529 E.S, nga perandori bizantin Justinian.…

Read More

jë zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullishte në Radostinë të Fierit. Zjarri është pikasur nga banorët e zonës të cilët kanë lajmeruar menjeherë shërbimet zjarrfikëse. Të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj. Në vendngjarje ndodhet një mjet zjarrfikës që po punon për neutralizimin e flakëve të ndihmuar edhe nga banorët e zonës të cilët kanë ardhur në ndihmë për shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.

Read More

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla thotë se dy javë pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, policia ka gjetur dokumentin dhe automjetin e Milorad Jevtiç. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveçla u shpreh se Jetviç njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuçiç, djalit të presidentit serb Aleksandër Vuciç. “Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi. Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që…

Read More

Dhjetëra qytetarë të Tiranës kanë nisur një marshim ditën e sotme në solidarizim me rastin e rëndë ku një 3-vjeçar humbi jetën pas trajtimit në një klinikë dentare në kryeqytet. Qytetarët kanë shoqëruar marshimin e tyre me pankarta ku shkruhen mesazhe të ndryshme, mes të cilave edhe: Bluzat e bardha duhet të shpëtojnë jetë, jo të marrin. Pas marshimit qytetarët kanë ndezur edhe qirinj në nder të të miturit që humbi jetën tragjikisht para disa ditësh.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar sot propozimet për Reformën Zgjedhore në qytetin e Fierit para mbështetësve në këtë qytet. Basha u shpreh se listat e mbyllura janë një prej problematikave konkrete që duhet zgjidhur, duke i cilësuar ato si “menu” që u serviren votuesve shqiptarë dhe që i detyrojnë këta të fundit. Propozimet kryesore për Reformën Zgjedhore, prezantuar nga Lulzim Basha: 1 – LISTA TË HAPURAVotuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari. 2- BARAZIA E VOTËSNumri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin 3- VOTA E DIASPORËSShqiptarët që…

Read More