Rruga “Xhoxhi Martini” dhe rrugicat lidhëse mes bllokut të pallateve në Njësinë 2, po asfaltohen nga Bashkia e Tiranës, duke i dhënë një pamje tjetër kësaj zone të rëndësishme të qytetit. Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Erind Bejko, u shpreh se me përfundimin e asfaltit, por edhe të ndërhyrjeve të tjera në sistemin kullues dhe sinjalistikën rrugore, lagjja do të transformohet plotësisht.“Prej më se një jave jemi fokusuar në këtë bllok pallatesh. Është punuar nën tokë me zgarat e shiut, është punuar me asfaltimin, me ndriçimin dhe tani fillojmë me sinjalistikën horizontale dhe vertikale”, tha Bejko. Administratori i…
Author: tirana
Prindërit po kërkojnë me dëshpërim për fëmijët e tyre pasi një numër i panjohur i të rinjve izraelitë u masakruan dhe u rrëmbyen në Gaza nga terroristët e Hamasit. Mijëra njerëz, kryesisht të rinj, morën pjesë në një festë gjithë natës të premten mbrëma pranë Kibbutz-it (komuniteti kolektiv izraelit), pranë kufirit. Ishte një nga vendet që u vu nën një sulm vdekjeprurës nga terroristët e Hamasit. Rrjetet sociale u mbushën me video tronditëse të burrave, grave dhe fëmijëve që dërgoheshin në Lane. Shumë nga këta njerëz duket se janë vrarë ose rrëmbyer. Mes videove që qarkullon është edhe ajo e…
Nuk është shumë dramatike të thuhet se sulmi i djeshëm ishte sfida më e rëndësishme ushtarake ndaj Izraelit në gjysmë shekulli, që nga Lufta e Yom Kipurit e vitit 1973 (e njohur edhe si Lufta e Tetorit), kur një koalicion shtetesh arabe nisën së bashku një sulm të befasishëm. Hamasi organizoi sulmin në shkallë të gjerë pothuajse 50 vjet nga dita e fillimit të atij konflikti. Dhe askush nuk e pa të vinte. Izraeli thotë se tani është shumë i vendosur për luftë. “Ky nuk është një i ashtuquajtur operacion ushtarak, as një “raund” tjetër luftimesh”, deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu,…
Olta mbante veshur një fustan të zi të gjatë, i cili kishte një të çarë të madhe te njëra këmbë Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është pjesë e jurisë profesioniste të spektaklit të kërcimit, “Dancing With The Stars”. Në puntatën e parë, ajo u shfaq shumë elegante dhe e kuruar në çdo detaj. Olta mbante veshur një fustan të zi të gjatë, i cili kishte një të çarë të madhe te njëra këmbë. E fansat mesa duket janë bërë shumë kurioz për një detaj, për të cilin e kanë pyetur gjatë një bisede virtuale. “A kishe veshur të brendshme apo…
Nga Arben Ahmetaj Në lidhje me lajmin që qarkullon, nuk e di sa e vërtetë është, por nuk do të habitesha aspak në vazhdën e përndjekjes së organizuar në tashmë gati një vit e gjysëm e më shumë.Faktet e fundit të botuara nga media kanë vërtetuar atë qe unë kam thënë, se ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë “delen e zezë”, përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë.Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte kundërshtia juridike më e madhe. Ju sfidoj miqësisht…
Deputeti i Partisë Demokratike, konkurrent i “Dancing With The Stars Albania 2” ka pësuar një incident gjatë provave të kërcimit. Në “Dancing With The Stars Fan Club”, moderatorja Kiara Tito informoi publikun se Korreshi ka pësuar thyerje të krahut, duke vënë në pikëpyetje vazhdimin e garës. Në premierën e “DWTS”, Saimir Korreshi bëri për vete publikun me performancën e tij, që kulmoi me një shalqi nga Lushnja në skenë. Me partneren e tij Livia, në një quickstep me këngën “Biçikleta” të Françesk Radit, deputeti bëri çdo shqiptar të kërcejë nga shtëpia.
Shefja e shërbimit spitalor të spitalit të Tepelenës, kryeinfermierja dhe farmacistja janë vënë nën hetim, pasi shitën ilaçet e spitalit në farmacinë private të një 42-vjeçareje, për të përvetësuar pagesat. Njoftimi policisë: “Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ të një rasti të shitjes së ilaçeve me vulën e spitalit të Tepelenës, në një farmaci private, për llogari të 3 shtetaseve (2 prej tyre, punonjëse në këtë spital), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetaset përgjegjëse për këtë rast.…
Një 23-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës ditën e sotme në Vlorë dhe është përplasur me 6 automjete të parkuara. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë. “Shtetasja H. M., 23 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me 6 automjete të parkuara, ku janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin zyrtar. Shtetasja H. M, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
‘Fanc Club Dancing’ do të transmetohet çdo të dielë në ekranin e ‘Top Channel’. Ajo që na ra në sy ishte vendi i opinionistit, që këtë vit duket se e ka marrë në dorë, Zhaklina Lakatari, e cila të njejtin pozicion pati edhe edicionin e dytë të ‘Big Brother Vip. Deri këtu çdo gjë duket në rregull, por nëse kthehemi pas në kohë kujtojmë se, Zhaklina dhe Kiara kanë patur përplasje të ‘ashpra’ gjatë edicionit të ‘BBBVIP’. Pozicioni i Zhaklinës si opinioniste, duket se do të jetë i përkohshëm, të paktën kështu na la të kuptonim Kiara në një intervistë…
Rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër. Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Dafina Zeqiri ka reaguar pasi Sara Hoxha foli në një intervistë lidhur me raportin që ka me të si dhe tregoi se si nisën hatërmbetjet mes tyre. “Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd! Mos e përmend më emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu!”, shkruan Dafina një statusi në Threads. Sara Hoxha më herët në intervistë tha se nuk e kuptoi pse Dafina është mërzitur. “Unë kam qenë në rregull me Dafinën dhe ish të dashurat e Ledrit. Unë me Dafinën kam ndjenjur. Nuk e di çfarë ndodhi. Nuk e di pse u…
Trajneri i Chelsea-t, Mauricio Pochettino ka folur së fundmi për sulmuesin shqiptar të “bluve” të Londrës, Armando Brojën. Në prononcimin e dhënë për mediet pas fitores 1-4 në transfertë ndaj Burnley, tekniku argjentinas është pyetur specifikisht për futbollistin e kombëtares shqiptare. Pochettino theksoi se nuk duhet ta krahasojnë rastin e Brojës me sulmues të tjerë, ndërsa shtoi se lojtarin “kuqezi” i duhet ende edhe shumë punë që të bëhet sulmuesi kryesor në një klub si Chelsea. “Mos e krahasoni atë që bëra me Kane me rastin e Brojës. Ai është shumë i ri, nëse dëshiron të luash për një klub…