Disa deklarata të Luiz Ejllit brenda në Big Brother Vip ngjallën disa dyshime. Këngëtari gjatë kohës që ishte në Big Brother VIP, ka thënë se Instagrami i tij menaxhohet nga një mikeshë me emrin Jurgena. Pas kësaj, deklaroi se ish-e dashura e tij e fundit e ka pasur emrin Gena. Këto përgjigje të Luizit bënë që të ngriheshin disa pikëpyetje nëse Jurgena dhe Gena janë i njëjti njeri. Mësohet se ajo punon ende në OSHEE, aty ku ka punuar dhe Luizi.
Author: tirana
Një 20-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Shkëlzen Zykaj nga Selenica ishte në kërkim pasi Gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërkohë policia njofton se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Një ditë pas incidentit mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë në Rrugën e Kombit, policia thotë se ka arrestuar 8 persona, ndërsa për 20 të tjerë ka nisur procedimi penal. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia sqaron se në total u shoqëruan në komisariat 106 tifozë të të dyja skuadrave. Personat akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Njoftimi i policisë U konfliktuan fizikisht, në Rrugën e Kombit dhe dëmtuan autobusët me të cilët udhëtonin, shoqërohen në ambientet e Policisë, 106 tifozë të ekipeve të…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën me të rinjtë në Fier, me të cilët ka biseduar për të marrë mendimet dhe propozimet që ata kanë për ndryshimin e situatës. Basha ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e vendimmarrjes. Sipas kreut demokrat, Partia Demokratike e Shqipërisë është e hapur për ta, si mjet në duart e tyre, për të mundësuar ndryshimin që presin të gjithë. “Mëngjes i bukur me rininë e Fierit, për të dëgjuar mendimet dhe propozimet e tyre mbi ndryshimet që ata kërkojnë që të bëhen pjesë e vendimmarrjes, që zëri i tyre të dëgjohet…
Çifti i njohur i këngëtarëve shqiptar, shumë të dashur për publikun, Venera Lumani dhe Lind Islami i kanë dhënë fund beqarisë. Në një ceremoni tradicionale ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Ata kanë organizuar një dasmë të madhe në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, në Durrës. Pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëri e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike. Eli Fara, Endri dhe Stefi, Ardit Gjebrea e Artiola Toska – janë vetëm disa nga emrat që nuk kanë munguar në këtë dasmë. Dasmën çifti e paralajmëroi pak muaj më parë në një intervistë…
Dy vende europiane po shqyrtojnë rritjen e shpejtësisë maksimale të lejuar në autostrada dhe rrugët lidhëse. Çekia dhe Italia në fakt propozojnë rritjen e shpejtësisë maksimale të lejuar deri në 150 km/h. Më afër këtij hapi është Republika Çeke, ku masa u miratua qershorin e kaluar me mbështetjen e shumicës së parlamentit: 163 nga 169 deputetë pro, por duhet të presë edhe miratimin në senat. Nëse miratohet përfundimisht, ndryshimi do të bëhej realitet në janar 2024 dhe do të zbatohej deri në vitin 2026, kur dhe do të vlerësohej se deri në çfarë mase aksidentet e trafikut lidhen me shpejtësinë…
Rreth 70 gra e vajza, punëtore të fabrikës “Ozgun Kan Albania” kanë protestuar dje para Prokurorisë Fier, për dhënien fund zvarritjes së shqyrtimit të kallëzimit penal ndaj kësaj kompanie, e cila në mënyre abuzive nuk ka paguar pagat për një periudhë prej dy muaj e 10 ditësh. Prokuroria e Fierit thotë se po vazhdon hetimet për kompaninë turke, e cila u kallëzua nga punëtorët se nuk po u jepte rrogat. Me anë të një reagimi, Prokuroria sqaron se ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Falimentimi i provokuar”. “Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e kallëzimit penal të paraqitur…
Organet e rendit në Herceg Novi të Malit të Zi njoftuan se kanë ndalur një 48-vjeçar nga Kosova me inicialet (I.B.) i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile. “Ky person kërkohet nga Interpoli dhe UNMIK-u në bazë të një procedure penale të ngritur kundër tij nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze. Gjykata e Lartë e Podgoricës bëri të ditur se ka caktuar masën e paraburgimit me qëllim ekstradimi të individit në fjalë. Ditë më parë, në qytetin e Bjelo Poles në veri të Malit të Zi u arrestua një i…
Pas kallëzimit të qytetarit nga Shkodra se djali i tij e kanoste dhe e dhunonte, ndërkohë që kishte marrë urdhër mbrojtje nga ai, uniformat blu kanë arrestuar 37-vjeçarin me iniciale R.S. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin në fjalë, shërbimet e Policisë kryen kontrolle në banesën e 37-vjeçarit, ku gjetën një armë imituese të armës së zjarrit. Gjithashtu, nga verifikimet ka rezultuar se 37-vjeçari, në një ambient të marrë me qira, menaxhonte nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike llogaritë që kishte në Facebook dhe në WEB, në të cilat postonte fyerje dhe shpifje kundrejt shtetasve të ndryshëm, disa…
Ministria e Mbrojtjes së Danimarkës synon të rifillojë , pas një hendeku 55-vjeçar, prodhimin e municioneve për të plotësuar nevojat e vendit, pasi lufta në Ukrainë ka shkaktuar rritje të kërkesave për pajisje ushtarake në të gjithë Evropën. Ministria tha të shtunën në një deklaratë se kishte hyrë në një marrëveshje për të blerë një fabrikë të vjetër armësh, në veriperëndim të vendit, e cila u përdor si furnizuesi i vetëm i municioneve në Danimarkë deri në vitin 1968, pas hapjes së saj në vitin 1676. Ministria tha se kishte rënë dakord të paguante rreth 2.8 milionë dolllarë për të…
Tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve kanë ekzistuar që para themelimit të shtetit izraelit në vitin 1948. Mijëra njerëz nga të dyja palët janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në konfliktin e gjatë që zien midis dy vendeve gjatë dekadave të fundit. Dhuna është rritur veçanërisht këtë vit. Numri i palestinezëve – militantë dhe civilë – të vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga forcat izraelite është në nivelin më të lartë në gati dy dekada. E njëjta gjë është e vërtetë për izraelitët dhe të huajt – shumica prej tyre civilë – të vrarë në sulmet palestineze. Izraeli…
Pothuajse 2.000 njerëz kanë humbur jetën pas tërmetit në Afganistan të shtunën, sipas talebanëve. Shifra është një rritje e konsiderueshme krahasuar me ditën e djeshme, kur OKB dha një shifër paraprake prej 320 personash të vdekur. Tërmeti me magnitudë 6.3 goditi në perëndim të vendit, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara. Epiqendra ishte rreth 25 milje në veriperëndim të qytetit të Heratit. Ajo u pasua nga tre pasgoditje të forta, me magnitudë 6.3, 5.9 dhe 5.5, raportoi USGS. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar për qindra civilë që dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja.