Kryeminstri Edi Rama ka dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit mëngjesin e të shtunës. “Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Rama. Grupi islamik Hamasi sulmoi me të paktën 7 mijë raketa Izraelin, ndërsa ky i fundit shpalli gjendje lufte. Ministria e Jashtme bëri me dije se në mesin e viktimave nuk ka asnjë shqiptar, si dhe vuri në dizpocion numrin e ambasadës shqiptare në Izrael për çdo shqiptar që ka nevojë për ndihmë.
Author: tirana
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me sulmin në Banjskë më 24 shtator, Serbia ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve. Ajo tha se gjatë takimit në Granda të Spanjës me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për ngjarjet në Banjskë të Zveçanit.“Gjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian u takua me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, për të diskutuar për aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e qartë të nenit 3 të marrëveshjes së 27 shkurtit, që parashikon obligime që…
Nga: Klodiana Lala Nuk do e kisha rrëfyer këtë histori nëse do mendoja se i përket vetëm një çifti personash që i njoh personalisht. Nuk është një histori për dhimbjen e tyre, por për gjithë dhimbjen tonë, teksa shohim qytetarët që enden dyerve të spitaleve, por ilaçet i blejnë në farmaci ose në privatë. Është një histori edhe se si mjekët ngrenë duart lart dhe i përcjellin familjarët plot halle të gjejnë zgjidhje në spitalet jashtë vendit. Është një histori se si “shëndetësia falas” është thjesht një “realitet” që e besojnë veç qeveritarët, por jo qytetarët që duhet të përballen…
I pyetur për pretendimet e Prishtinës se ngjarjet në Banjskë i ka planifikuar Beogradi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se është gjithmonë më e lehtë të akuzosh Beogradin. “Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiçin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën, ai ishte aleat i ngushtë, por jo mik”, deklaroi Vuçiç. Presidenti serb pretendoi për Sky News se “pjesëtarët e Policisë së Kosovës përdorin edhe armë të prodhuara në Serbi, por se Serbia nuk ua ka shitur atyre”. I pyetur se pse nuk e ekstradon Radoiçiçin në Prishtinë, Vuçiç përgjigjet me një pyetje: “Po tallesh me mua apo çfarë?…
Një 55-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Korçës, pasi në gjendje të dehur përplasi dy automjete të parkuara. Në pranga ra R.M., banues në Korçë. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se shtetasi R. M., drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Deputetja demokrate Flutura Açka e cilëson një situatë kaosi gjendjen brenda PD-së, për shkak të përçarjes. E sipas saj, ky nuk është momenti për t’u ulur në një tryezë bashkëpunimi. Në një intervistë për Euronews Albania se, ajo theksoi se demokratët duhet të njohin logon e partisë, me të cilën kanë votuar për 30 vjet, që është PD zyrtare. “Unë mendoj se nuk ka qenë momenti për t’u ulur në tryezë, ne mund të vëmë koperturën në Kuvend por ne çalojmë tek partia, demokratët i kemi lënë në rrugë të madhe në këto 2 vite. Ne jemi në një kaos…
Aktivistja politike, Evi Kokalari pranoi se ka komunikuar me Lulzim Bashën pas rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike. E ftuar në emisionin “Zonë e lirë” në ABC News, ajo theksoi se PD aktualisht ndodhet përtokë, ndërsa shtoi se qëllimi i saj është bashkimi i bazës së partisë. “Po kam komunikuar. Jam takuar me Lul Bashën. Nuk e kam vendosur se nga do shkoj dhe si do të bëhet një koalicion. Qëllimi është një bashkimi i bazës së PD-së, do të preferoja nën vulën dhe logon e PD. PD është në tokë momentalisht. Dua që të dy bazat të…
Lulzim Basha bisedoi me disa fermerë në Dimal, të cilët ankohen se po vuajnë pothuajse plotësisht mungesën e vëmendjes së qeverisë. Fermerët i shprehen kreut të PD shqetësimet e tyre, ndërsa Basha nga ana e tij tha se PD ka si prioritet të programit të saj luftën e pakompromis ndaj korrupsionit. “Fermerët shqiptarë vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e vëmendjes së qeverisë. Rritja e çmimeve dhe mungesa e mbështetjes i ka bërë ata të dalin me humbje dhe shpesh herë prodhimet e tyre të kalben. Vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve të programit IPARD tregon makutërinë e kësaj qeverie,…
Partia Demokratike ka denoncuar drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin duke deklaruar për mediat se në kohën që mbante detyrën detyrën e drejtuesit të prokurimeve ai ka lidhur kontrata publike me institucionet shtetëore. Sipas PD, Berberi ka përdorur detyrën shtetërore për të siguruar kontrata dhe para publike për kompaninë e tij private DAAM shpk. Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të Evis Berberit. “Evis Berberi, drejtori i Autoritetit Rrugor shqiptar përdor detyrën shtetërore për të siguruar kontrata dhe para publike për kompaninë e tij private DAAM shpk. Ky subjekt tregtar është themeluar në tetor 2017 me emrin fillestar…
Universiteti i Tiranës fton studentët që ende nuk kanë zgjedhur programin e studimit, që të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të universiteteve, pasi ka ende kuota të lira në raundin e mbetur. “Kushdo që është i interesuar, mund të informohet pranë fakulteteve ose pranë Rektoratit të UT-së pasi është ende i hapur një raund i fundit regjistrimesh. Për studentët ekselentë dhe ata që kanë zgjedhur apo do të zgjedhin një prej programeve të shpallura si prioritet kombëtar, qeveria akordon bursa studimi dhe përjashtim nga tarifa e studimit. Ftojmë të rinjtë që t’i bashkohen Universitetit të Tiranës, më i madhi dhe më…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas operacionit policor ‘Tempulli’, që çoi në pranga tre persona në Fier dhe dy të tjerë në Mat. Në një reagim në rrjetet sociale, Balla theksoi se Policia e Shtetit është çdo ditë pranë shkollave dhe komunitetit. “Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në komunitet Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe psikotrope. Operacioni Tempulli ka vijuar në Fier dhe Mat”, shkruan Balla.
Policia e Shtetit shoqëroi në nëntorin e 2022 dy 13-vjeçarë të cilët mashtronin njerëzit në rrjetet sociale. Dy të rinjtë kishin hapur adresa false me emra vajzash, duke postuar foto nudo dhe ftonin djemtë dhe burrat në takime me lekë. Një skemë e mirëfilltë mashtrimi që me kalimin e muajve po perfeksionohet gjithmonë e më shumë në Tiranë. Persona të joshur seksualisht nga profilet false shkojnë me besimin se do të kalojnë momente të paharrueshme, por përfundojnë gjithmonë të mashtruar, nga të rinj të cilët u zhvatin shuma të konsiderueshme parash. Por si funksionon një skemë e tillë në praktikë?…