Author: tirana

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza dhe fyerje ndaj deputetëve Gazment Bardhi e Lulzim Basha, pas akuzave të tyre të ndërsjellta në seancën e fundit plenare në Kuvend se janë të përfshirë në “afera kullash”. Ky reagim i fortë vjen si përgjigje ndaj akuzave që drejtuesit e PD hodhën ndaj tij 4 vite më parë. Postimi Të falënderoj miku im Agim Rama për fotot që na ke bërë ne Kuvend, kur ishim shpallur “armiq” nga tufa e qenve që sot i nxjerrin njëri-tjetrit kullat dhe katet e pallateve qe ju ka dhënë Rama si shpërblim për shërbimet ndaj tij…

Read More

Grupi militant i Hamasit raportohet se lëshoi 5 mijë raketa në Izrael mëngjesin e 7 Tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin. Sulmi masiv ka shkatuar terror në popullsinë civile, por edhe ka vënë në lëvizje të gjitha autoritetet izraelite, të cilët kanë pranuar se situata është mjaft e vështirë. Një grua 70 vjeçe ka vdekur dhe të paktën 15 persona janë plagosur në rajonet jugore dhe fushore të Izraelit. Dy persona janë në gjendje kritike, gjashtë në gjendje jashtë rrezikut për jetën dhe shtatë kanë lëndime të lehta, thuhet në një deklaratë…

Read More

Nëse po mendoni një udhëtim në një vend që ndërthur historinë e jashtëzakonshme, peizazhet spektakolare dhe kulturën e pasur, Shqipëria do të ishte destinacioni ideal për ju. Kështu e nis artikullin revista polake e udhëtimeve “Tanie Loty”, e cila rendit arsyet kryesore se pse Shqipëria duhet vizituar me patjetër. Ja pse duhet të zgjidhni Shqipërinë si destinacionin tuaj të ardhshëm të udhëtimit: Thesari i pazbuluar i Evropës Në një kohë kur shumë destinacione evropiane janë të mbushura me turistë, Shqipëria mbetet ende më pak e njohur. Kjo përkthehet në më pak turma vizitorësh dhe në një përvojë më autentike. Peizazhe…

Read More

Policia në Fier ka vënë në pranga 3 shtetas në vijim të operacionit “Tempulli”, të cilët kishin përshtatur një ambient pranë një shkolle ku u shisni të miturve lëndë narkotike dhe tullmbace me azot. Si pasojë një i mitur, 15 vjeç, ka përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore pas ka konsumuar këtë lloj droge. Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. X., 60 vjeç dhe R. X., 27 vjeç, babë e bir, dhe shtetasi E. L., 24 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar një bombol me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike cannabis sativa,…

Read More

Policia e Burrelit ka vënë në pranga dy të rinj për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Ata dyshohet se ishin bashkëpunëtorë në sigurimin dhe shitjen e kanabisit te nxënësit në shkollat e Burrelit. Të arrestuarit janë për Xhesildo Canameti, 24 vjeç, si edhe Erald Kolën, 31 vjeç. Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale ‘Falsifikimi i monedhave’.

Read More

Tre persona u vranë nga shembja e një miniere ari të braktisur në qytezën Pyinmana të Mianmarit. Departamenti i shërbimeve zjarrfikëse njoftoi se nisën një operacion shpëtimi së bashku me organizata të tjera lokale të shpëtimit, duke përfshirë organizatën e Kryqit të Kuq të qytetit. Dy nga viktimat vdiqën në vend, ndërsa tjetri në spital.

Read More

“Dancing With The Stars” u shoqërua me nota irone nga Luiz Ejlli dhe Eno Popi. Këngëtari ka gjetur rastin t’ia pëmendë në spektakël moderatorit një koment që ky i fundit bëri teksa ishte i ftuar në “Wake Up”. Popi tha në intervistë se i ftuar special do të jetë Luiz Ejlli për të kënduar, dhe e ka shoqëruar me një batutë: “Do vijë gjithë fisi i gruas ta ndjekë”. Batutë që duket se nuk i ka pëlqyer aq shumë Luizit i cili në promovimin e filmit në spektaklin e djeshëm ka gjetur rastin t’ia kthejë Enos batutën. “Ftoj fisin e gruas…

Read More

Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në të gjithë territorin, e vranësira të pakëta kalimtare kryesisht në orët e mesditës në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, ndersa përgjatë vijës bregdetare e kryesish në bregdetin jugor era fiton shpejtësi 12m/sek.

Read More

Shqipëria u përball me një valë turistësh, të cilët veç pushimit, kërkuan aventurën e tingujve të muzikës live. Kafene të vogla në bregdet, restorante me pamje nga deti dhe sheshet e qyteteve u shndërruan në arena për artistët vendas dhe ndërkombëtarë. Si ishte jeta e natës këtë verë? Turizmi në Shqipëri ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në gjallërimin e jetës së natës dhe zhvillimin e skenës muzikore, duke sjellë një frymë të re për muzikën live dhe duke përmirësuar mundësitë për këngëtarët të shprehin talentin e tyre dhe të rriten të ardhurat e sektorit. Vitet e fundit, Shqipëria ka qenë…

Read More

Ky është automjeti i përdorur nga autorët e dyshuar, të cilët mesditën e kësaj të premteje qëlluan me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Skënder Likës në Kurbin. Autorët e kësaj ngjarjeje dyshohet se ishin dy persona të maskuar, të cilët lëviznin pikërisht me këtë makinë Audi A4 me portobagazh. Pas të shtënave nga të cilat fatmirësisht nuk pati të lënduar, ata u larguan nga vendi i ngjarjes duke humbur gjurmët.

Read More

Bora Zemani, një ndër moderatoret shqiptare më të komentuara dhe të pëlqyera nga publiku, ka marrë mbrëmjen e sotme një urim të veçantë nga babi i saj, para pak nisjes së “DWTS”. Në një postim në “InstaStory”, Bora ka ndarë urimin e marrë nga babai i saj, ndërsa ky i fundit i saj i ka uruar suksese në natën e parë të spektaklit, tek shkruan ndër të tjera “qofsh e bardhë dhe e mbarë në jetë të jetëve ashtu siç e ke emrin shpirti im”. “Borushe shpirti dhe rrahja e zemrës time, Çeçua të uron suksese dhe mbarësi në fillimin e…

Read More

24 delegacione nga vendet e Procesit të Berlinit u mblodhën këtë të premte (06.10) në Tiranë në takimin e Ministrave të Jashtëm, që i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet po në Tiranë më 16 tetor. Fokusi i takimit ishte kryesisht krijimi i një atmosfere pajtuese në rajon dhe përmirësimi i performancës ekonomike të Ballkanit Perëndimor, perspektiva europiane, si dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Sulmi në veri të Kosovës nga një grup i armatosur serb në 24 shtator, u bë objekt i diskutimeve në samit, prej nga u kërkua hetimi dhe zbardhja e plotë e kësaj ngjarjeje, si…

Read More