Author: tirana

Tre persona humbën jetën pasi një avion privat u rrëzua në qytetin Chilliwack, në skajin jugperëndimor të Kanadasë.  Avioni me dy motorë Piper PA-34 Seneca u përplas me disa pemë pak metra larg një moteli. Qyteti i Chilliwack ndodhet afërsisht 100 kilometra në lindje të Vankuverit. Haley Morris, e cila punon në zonë, i tha gazetës Vancouver Sun se ajo pa avionin të rrëzohej në pyll. Policia njoftoi se nuk ka të mbijetuar dhe se ka njoftuar familjarët e tre viktimave.

Read More

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka dënuar sulmin nga Hamasi kundër Izraelit. Përmes një reagimi zyrtar, Hasani deklaron se Shqipëria qëndron e vendosur kundër terrorizmit, ndërsa shpreh ngushëllime për popullin izraelit. “Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Hasani.

Read More

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, tha se Hamasi do të “paguajë një çmim të cilin nuk e kanë paguar më parë”, ndërsa deklaroi se “jemi në luftë dhe do të fitojmë”. Zëdhënësi i forcave të mbrojtjes së Izraelit (IDF), nënkoloneli Richard Hecht në një konferencë për shtyp ka deklaruar se militantët shfrytëzuan rrugët tokësore si detin e ajrin duke përdorur paragllajdët për të hyrë në shtetin e izraelit.

Read More

Maluma, një nga artistët më të suksesshëm të Amerikës Latine, përpara se të hynte në industrinë e muzikës, ai kaloi një dekadë duke ndjekur diçka krejtësisht të ndryshme. Në një paraqitje në Good Morning America, artisti zbuloi se ka luajtur futboll për 10 vjet në një nga ekipet më të rëndësishme në Kolumbi. “Pas kësaj vendosa të largohem sepse shkova në studio për herë të parë dhe regjistrova këngën time të parë”, tha ai. “Ishte kaq e mahnitshme sa vendosa të lë futbollin dhe të ndërtoj karrierën time”. “10 vjet më vonë dhe ne jemi këtu. Unë jam duke bërë…

Read More

Ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në një klinikë dentare në Tiranë e identifikon rastin si “vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”. Familjarët e të miturit hodhën akuza të forta se shkak i kësaj tragjedie ishte mbidoza e anestezisë që dentisti kishte përdorur. Megjithatë, pritet që shkaku i saktë i humbjes së vogëlushit të përcaktohen në vijim, ndërsa hetimet ndaj mjekut dhe klinikës dentare vijojnë. 3-vjeçari Brian Spahiu vdiq në reanimacionin e pediatrisë më 1 tetor, 3 ditë pas kreu ndërhyrjen kirurgjikale te dentistja Ina Xhaxho për mbushjen e 14 dhëmbëve. Ka qenë babai i saj, Roland Xhaxho që…

Read More

Pas suksesit të edicionit të parë të tij, shikuesit e “Dancing With The Stars” presin akoma më shumë dhe pritshmëritë e tyre u plotësuan. Në vetëm 7 orë, videot e spektaklit në Youtube kanë kaluar 500 mijë shikime. Në mbrëmjen e parë patët mundësi të njiheni me 15 personazhe të njohur të showbizit, ekranit, artit, muzikës dhe sportit të cilët së bashku me balerinët profesionistë do të garojnë përballë njëri-tjetrit për më shumë se 12 javë në arenën e kërcimit në përpjekje për të rrëmbyer kupën e artë.

Read More

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho ka rrëfyer për jetën e saj artistike dhe personale në podcast-in “Flasim” me kryeministri Edi Rama. Ajo ka kujtuar se si nisi ëndrra e saj, ku studionte në Liceun artistik dhe shumëkush nuk kishte besim që një ditë ajo do të këndonte në “La Scala”. “Nuk ka formulë, të them të drejtën, pa bërë shumë histori. Formula e vetme është diçka e brendshme, është ajo energjia, ajo flaka që secili prej nesh ka kur i vë qëllim vetes. Me një punë të jashtëzakonshme sepse dhe ëndrra më e bukur, edhe ajo që duket…

Read More

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci për “shpërdorim detyre”. Tuci i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 234 milionë lekë me tenderin e një rruge. Për këtë çështje ra në pranga edhe administratori i njësisë Iballë në Pukë, ndërsa u shpall në kërkim pronari i kompanisë që kreu punimet pa leje, pasi ka shkatërruar zonën e pyllëzuar. Tucit i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike edhe për 5 vjet.

Read More

Një shqiptar është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për vrasje nga pakujdesia. Shqiptari i dënuar është Shpendi Hakili, 38 vjeç. Dënimi i tij u dha nga Gjykata e Kurorës në Maidstone. Hakili mohon që të ketë shkaktuar vdekjen e një tjetër shqiptari, Sazan Bakos. Kjo ngjarje ndodhi më 20 Nëntor. Sipas mediave britanike Bako u përfshi në një debat me Hakilin. Ky i fundit e sulmoi. Për pasojë 35-vjeçarit Bako i ra koka në trotuar. Ai humbi jetën në spital 3 javë më vonë. Hakili u largua nga Britania pas ngjarjes, por u arrestua në Mars 2023…

Read More

Një person u vra dhe të paktën tre u plagosën kur një breshëri raketash u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit të shtunën në mëngjes. Kjo sulm ka angazhuar edhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, e cila ka vënë në dispozicion një numër kontakti për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Izrael dhe kanë nevojë për ndihmë. Sipas të dhënave të Ministrisë, deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme. “Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën…

Read More

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë paralajmëruar organizatën terroriste Hamas se do të përballet me pasojat pas breshërisë së raketave që kanë hedhur në Izrael. Presidenti i Izraelit ka dalë me një reagim, ku iu bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet nga Komanda e Frontit të Brendshëm dhe të tregojnë përgjegjësi dhe vendosmëri reciproke. “Shteti i Izraelit po përballet me një moment shumë të vështirë. Dëshiroj t’u ofroj forcë komandantëve dhe ushtarëve të IDF (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit) dhe të gjitha forcave të sigurisë dhe shërbimeve të shpëtimit. Unë dërgoj inkurajimin dhe forcën time për të gjithë banorët e Izraelit që…

Read More

Neymar është bërë baba për herë të dytë. Partnerja e tij, Bruna Biancardi ka sjellë në jetë një vajzë. Çifti ka shkruar një mesazh emocionues që i është drejtuar fansave në rrjetet sociale. Ata kanë zbuluar se të voglën e quajtën ‘Mavie’. Përveç fotografive të mahnitshme, çifti shkroi gjithashtu: “Mavie jonë erdhi për të përmbushur jetën tonë. Mirë se vjen, bijë! Të duam shumë… faleminderit që na zgjodhe.” Futbollisti ka edhe një djalë 12-vjeçar, Davi Lucca, me Carolina Dantas.

Read More