E keni vënë re se kur bëni një gjumë të mirë gjatë nhatës, dita e nesërme shkon më mirë? Trupi ka nevojë të pushojë dhe sigurisht në rast se ndodh e kundërta, ju nuk do jeni aspak produktiv në punët tuaja gjatë ditës. Sipas një hulumtimi të kryer nga Akademia Amerikane e Mjekësisë thuhet se njerëzit që flenë më pak se 5 orë gjumë, kanë një rënie të produktivitetit deri në 29%. Mesatarisht njeriut i duhet të pushojë 7 deri në 8 orë gjumë, pasi ky i fundit është jetik për shëndetin tonë mendor dhe fizik. Studiuesit thonë se nëse…
Author: tirana
Albano Bogdo i ka kërkuar falje Beatrix Ramosajt pas polemikave të shumta që shkaktoi batuta e tij. Teksa ishte live në Tiktok, Albano është shprehur se batutën e nisi padashje dhe nuk e priste që të merrte këto përmasa. “Unë Beatrixit i kërkoj ndjesë për shqetësimin që e nisa unë padashje dhe nuk e dija që do katandisej në këtë pikë një batutë humori. Nuk e dija që një batutë humori do merrte kaq përmasa të jashtëzakonshme a thua i kam vrarë ndonjë njeri të familjes. Unë Beatrixin e njoh që kur ka qenë 18 vjeç, e kam ftuar në…
Fotoreporteri i njohur i Zelandës së Re, Wade Goddard rrëfen momentet e luftës në Kosovë që ai ka mundur të kapë përmes kameras së tij e që më pas gjithë bota i ka parë në raportimet e faqeve të para të mediave prestigjoze. “Në vitin 1998 takova Adem Jasharin dhe diku thellë, në një luginë nuk kishte vetëm një luftë. Nga viti 1998 në 1999, unë ndodhesha në Serbi kur filluan bombardimet, pastaj shkova në Prishtinë, kur lashë Beogradin. Pjesën më të madhe të bombardimeve të përgatitura i kalova në Shqipëri, në veri”, thekson ai duke shtuar se ka parë…
Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi Bashën se përmes kunatit të tij ishte bërë pronar i dy kateve të ‘Lion Residence’, një nga kullat me të reja në Tiranë. Dokumentet e mëposhtme, të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit, vetë Erion Isufi disponon zyrë në katin e parë të ‘Lion Residence’. Gjithashtu, Isufi, në të dyja katet e blera ka zyra për pesë kompanitë, si: Landmark Communications, Landmark Premium Print, Moveo Albania Technology dhe Landmark Technologies, si dhe për dy mediat, Revista ‘Story’ dhe ‘Elegance’. Sipas Gazmend Bardhit, Basha ka përfituar pronat…
Dy makina janë përplasur këtë mbrëmje në kryqëzimin e Unazës në Lushnje. Mjeti tip “Benz” është përplasur me një mjet “Skoda” me targa gjermane. Për pasojë, ka mbetur i lënduar një këmbësor, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia mbërriti në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe disiplinimin e trafikut.
Një turist amerikan është arrestuar pasi dyshohet se ka thyer skulpturat në Muzeun e Izraelit në Jerusalem. Policia thotë se autori i dëmtoi statujat sepse tha se ato ishin “kundër Torës”, teksti më i rëndësishëm i judaizmit. Avokati i tij ka mohuar se ai kishte vepruar për fanatizëm fetar. Një skulpturë e kokës së Athenës, vajzës së perëndisë greke Zeus, dhe një statujë e një grifini që kap timonin e fatit të perëndisë romake Nemesis, janë raportuar të thyera. Muzeu e quajti dëmin një “ngjarje shqetësuese dhe të pazakontë” dhe dënoi “të gjitha format e dhunës”.
Dy persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen se tentuan të trafikonin armë nga Shqipëria drejt Greqisë. Mësohet se të arrestuarit janë Xhimi Hoxha dhe Miklovan Veliu. Ndërkohë policia ka sekuestruar 3 armë zjarri automatik, 1 pistoletë, krehra të armëve të zjarrit dhe një sasi municioni luftarak. Njoftimi i policisë: Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri dhe municion, nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Vihen në pranga drejtuesi i automjetit, me të cilin do të trafikoheshin armët e zjarrit dhe municioni, si dhe një bashkëpunëtor i dyshuar i tij. Sekuestrohen 3 armë…
HALIL RAMA Për herë të parë autoritetet shkencore turke thyejnë heshtjen, lidhur me historinë e Skënderbeut dhe kryesisht me origjinën e vendlindjen e tij. Nëse deri sot historiografia civile apo ushtarake e Turqisë heshtte për Skënderbeun dhe historinë e tij, tani foli publikisht. Foli qartë dhe pastër Instituti i Studimeve Ushtarake të Turqisë (Milli Savunma Universitesi-Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare) të Turqisë. Saktësisht në këtë dokumentar në përkthimin nga gjuha turke në gjuhën angleze dhe nga gjuha turke në shqip thuhet: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu u lind më 1405, në fshatin Sinë të Dibrës (Kjo shqiptohet qartë në dy fjalitë e para…
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pas përjashtimit me 10 ditë të 8 deputetëve të opozitës Kuvendi. Sipas saj, mazhoranca i frikësohet opozitës së vërtetë. ‘Vendimi i përjashtimit të disa deputetëve demokratë tregon se, pavarësisht fuqisë së madhe, PS ka frikë nga opozita e vërtetë. PS po kthjellohet dita-ditës se ka marrë fund koha kur pushteti luante me PD-në. Mund të bëjnë gjithfarë manovrash, por nuk na imponojnë dot përfaqësimin në komisionin e reformës zgjedhore dhe kudo. Sot, ata përjashtojnë kreun e grupit parlamentar dhe disa kolegë të tjerë, sepse e kanë të qartë se këta janë opozitarë…
Dy herë vdekje klinike, dy atakë kardiakë, dy kriza të rënda, infeksion në gjak e tru, 4 herë në koma dhe 7 diagnoza në kokë e një në zemër. Ky bilanc i pabesueshëm mjekësor i përket një vogëlusheje 3-vjeçare që lufton me ngulm për jetën në çdo frymëmarrje të saj. Është nëna e Adorës, Dorina Shima që rrëfen mes lotësh në “Rudina” në Tv Klan dhimbjen, forcën dhe frikën për jetën e së bijës. Në muajin e shtatë të shtatzënisë, u shpall gjendja e Covid-it dhe gjithçka ishte më e vështirë. Një ditë përpara lindjes së Adorës, Dorina kreu një…
Policia e Gramshit arrestoi pak ditë më parë Dritan Bicin ish deputet i parlamentit. Mësohet se Bici ka kundërshtuar punonjësit e policisë teksa ata po vendosnin gjobë makinës së tij. Mësohet se në datën 29 Shtator djali i ish-deputeti kishte parkuar mjetin tip ‘Audi” në vend parkimin e rezervuar për policinë e Gramshit. Në momentin që dy punonjës të Policisë së Rendit janë afruar për ta gjobitur për parkim të gabuar Dritan Bici sëbashku me të birin dhe vëllain janë afruar dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë për vendosjen e masës administrative. Policia sqaron se ish deputeti ka tentuar të…
Një raport auditimi i KQZ-së nxjerr në pah tejkalimin e kohës televizive për reklama politike nga ana e disa operatorëve audio-vizivë si dhe diferenca mes kohës së transmetimit dhe shpenzimeve të deklaruara nga Partitë politike. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, vendosi të shtyjë të premten shqyrtimin e propozimit për gjoba ndaj dhjetra Ofruesve të Shërbimit Mediatik Audioviziv (OSHMA) dhe për Partinë Demokratike, për shkelje të Kodit Zgjedhor sipas një raporti për shpenzimeve financiare në zgjedhjet vendore të pjesshme të 6 marsit 2022. Masat administrive me gjobë propozohen për 29 televizioneve, kryesisht lokale dhe variojnë nga 3 mijë deri në 3…