Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga takimi me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. “Takim me Ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit më 16 tetor në Tiranë”, shkruan Rama. 24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit u mblodhën sot në Tiranë në takimin e ministrave të Jashtëm, i cili i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Read More

Miliona njerëz vuajnë në periudha të ndryshme të jetës nga humbja e flokëve për arsye të ndryshme. Kur rënia e flokëve ndodh papritmas, ajo mund të jetë për shkak të ndonjë sëmundjeje, dietave drastike, ndryshimeve hormonale etj. 5 arsyet e fshehura shëndetësore që çojnë në rënien e flokëve, të cilat shumica e grave nuk i njeh: 1.Alopecia androgjenike është një sëmundje gjenetike që prek si meshkujt dhe femrat, e cila lidhet me mbiprodhimin e hormoneve mashkullore në trupin e njeriut (androgjenet) të cilët veprojnë duke rritur ose shtuar qimet në pjesë të ndryshme të trupit, por fatkeqësisht bëjnë që flokët të…

Read More

Rusia po rekruton mercenarë serbë për luftën në Ukrainë. Dokumentet përkatëse po plotësohen në periferi të Moskës, ndërsa vetë luftëtarët po bashkohen si vullnetarë në brigadën e 106-të ajrore, shkruan shërbimi rus i BBC në raportin e tij me titullin: Moska shpreson të rekrutojë një brigadë serbe për luftë në Ukrainë. Deri tani nuk po shkon mirë. Më pas me inkorporimin e tyre merret një noter special, ndërsa kontratat nënshkruhen në Karoliov. Sipas Shërbimit Rus të BBC-së, rreth 100 mercenarë serbë i janë bashkuar ushtrisë ruse. Më 15 shtator, Vladimir Putin deklaroi, shkruan shërbimi rus i BBC, se Rusia nuk…

Read More

Një pankartë ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”, e shfaqur nga tifozët e AEK-ut të Athinës në ndeshjen ndaj Ajaxit të Amsterdamit, ishte ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen dhe bëri shpejt xhiron e botës.about:blank Natyrisht gjesti u mirëprit nga shqiptarët, për më tepër që erdhi nga një klub historik grek, me helenët që bëjnë pjesë në listën e vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën, por shkaktoi zemërim te serbët. Për banderolën ka reaguar zyrtarisht edhe klubi i AEK-ut, që ka dënuar shfaqjen e saj qoftë edhe për disa sekonda dhe ka premtuar se do ët hetojë për…

Read More

Dy persona humbën jetën pas një aksidenti të frikshëm ku u përfshinë dy supermakina. Ngjarja ka ndodhur pranë San Giovanni Suergiu në Sardenjë më 2 tetor. Video regjistrimi i incidentit tregon një kamper që përmbyset pasi goditet nga një Lamborghini. Ndërsa një Ferrari Portofino M del nga rruga, rrokulliset dhe merr flakë. Viktimat në Ferrari u identifikuan si 67-vjeçari Markus Krautli dhe gruaja e tij 63-vjeçare Melissa Krautli. Aksidenti ndodhi gjatë një turneu të quajtur Sardinia Supercar Experience, i cili përfshinte një grup supermakinash që udhëtonin rreth ishullit.

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar rritje të kontrolleve në territor duke e konsideruar flagrant anashkalimin e ligjit dhe rolin e policisë në ngjarjen e fundit në qendër të Rrëshenit ku mbeti i vrarë 59 vjeçari Martin Bardhi dhe 3 të tjerë mbet mbetën të plagosur. “Duhet ta garantoj popullin e nderuar të kësaj bashkie dhe të këtij qyteti, të Rrëshenit, i cili edhe në vite të vështira si viti 1997, ka dëshmuar qytetari, vetëpërmbajtje, besim te ligji dhe te shteti, ne duhet që të garantojmë që jeta e çdo qytetari dhe çdo banori të jetë e sigurt”, tha…

Read More

Skuadra greke, AEK Athena ka reaguar lidhur me banerin ”Kosova është Shqipëri”, shfaqur nga tifozët vendas në ndeshjen ndaj Ajax në Europa League. AEK e ka dënuar këtë shfaqjen e këtij mesazhi dhe ka paralajmëruar se personat përgjegjës nuk do të mund të hyjnë përjetësisht në stadium. “PAE AEK shpreh neverinë e saj dhe dënon pa mëdyshje daljen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë. E cila nuk ka të bëjë absolutisht me origjinën historike të shoqatës sonë, as sigurisht me atë që ajo përfaqëson që nga themelimi i saj. AEK-u nuk ka…

Read More

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u ndal në Pogradec ku u foli qytetarëve për alternativën që i mungon vendit sot. Sipas tij, vetëm një alternativë e përgjegjshme dhe që shkon përtej fasadave, e çliron potencialin e jashtëzakonshëm të vendit. POSTIMI I PLOTE Një ditë e bukur sot mes qytetarëve të Pogradecit, pranë njerëzve, për të dëgjuar problemet me të cilat ata ndeshen përditë. Per ne, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është pa kompromis, si një nga shkaktarët kryesorë të situatës së rëndë ekonomike që po kalon vëndi sot. Shqipëria ka plot matrapazë që abuzojnë përditë me pasuritë e saj, siç…

Read More

Rritja e temperaturave mesatare si pasojë e ngrohjes globale sjell një kërcënim të ri për jetën e miliona njerëzve në Europën Jugore dhe jugun e Shteteve të Bashkuara. Është fjala për “ethet tropikale”, një infeksion viral me origjinë nga vendet e nxehta të Afrikës, Azisë dhe Amerikës së Jugut. Kjo sëmundje është përgjegjëse për 20 mijë vdekje çdo vit në këto vende. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rritja e temperaturave në Europën Jugore e bën më të përshtatshme përhapjen e mushkonjave që bartin virusin që shkakton ethet. OBSH parashikon që për dekadën e ardhshme, “ethet tropikal”e të jenë…

Read More

Ndërsa Greqia pritet të mbajë të dielën zgjedhjet lokale, një kandidat për kryetar bashkie u arrestua dhe u mbajt në paraburgim. Bëhet fjalë për kandidatin e Mesolongjit, Panajotis Kaculis. Sipas mediave të vendit fqinj, ai u arrestua se kishte mbajtur fjalimin e fushatës, një ditë më para nga koha që kishte marrë leje. Leja i ishte dhënë për të enjten, por Kaculis e organizoi mitingun të mërkurën. “Shpreh kritikë ndaj të gjithë atyre, kushdo qofshin dhe këdo që përfaqësojnë, që në kushtet e demokracisë kërkojnë përmes rrugëve të nëndheshme të pengojnë shprehjen dhe vullnetin e lirë të qytetarëve. Ne jemi besimtarë të ligjshmërisë.…

Read More

Erion Luto është një nga 23 të pandehurit që Prokuroria e Posaçme e Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim me akuzën “për pjesëmarrje në organizatë terroriste. Historia se si Erion Luto u rekrutua dhe shkoi në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it është ndoshta më e veçanta mes 23 të pandehurve. Nga dosja që ka siguruar gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha kemi shkëputur dëshminë që ka dhënë në polici babai i Erionit, Bashkim Luto. Erioni djali i madh i familjes Luto ishte zhvendosur në Lion të Francës që në vitin 1990 kur ishte vetëm 10 vjeç. “Në…

Read More