Një pankartë ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”, e shfaqur nga tifozët e AEK-ut të Athinës në ndeshjen ndaj Ajaxit të Amsterdamit, ishte ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen dhe bëri shpejt xhiron e botës.about:blank
Natyrisht gjesti u mirëprit nga shqiptarët, për më tepër që erdhi nga një klub historik grek, me helenët që bëjnë pjesë në listën e vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën, por shkaktoi zemërim te serbët.
Për banderolën ka reaguar zyrtarisht edhe klubi i AEK-ut, që ka dënuar shfaqjen e saj qoftë edhe për disa sekonda dhe ka premtuar se do ët hetojë për të gjetur tifozët që shpalosën atë dhe për t’i lënë ata jashtë stadiumit përgjithmonë.
Komunikata e AEK:
“AEK shpreh neverinë e tij dhe dënon pa mëdyshje daljen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë. Një pankartë e cila nuk ka të bëjë absolutisht me origjinën historike të klubit tonë, as sigurisht me atë që ai përfaqëson që nga themelimi i tij.
AEK-u nuk ka nevojë të provojë asgjë me fjalë, pasi e ka bërë me vepra në mënyra të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk ka ndërmarrë, kundër luftës.about:blank
Për ngjarjen konkrete trishtuese dhe indinjuese, AEK deklaron se nuk do të qëndrojë duarkryq. Tashmë po nisim aksionet për gjetjen e përgjegjësive për shfaqjen e banderolës, që me të drejtë trazoi masën e madhe të botës sonë sportdashëse, e cila gjithashtu e ka kundërshtuar ashpër.
Do t’i gjejmë patjetër përgjegjësit dhe do t’u ndalohet përgjithmonë hyrja në stadiumin tonë”, thuhet në komunikatën e klubit grek.
