Author: tirana

Situatë dramatike është ajo të cilën po përjeton Gaza orët e fundit, teksa 200 izraelitë dhe 232 palestinezë kanë humbur jetën gjatë përplasjeve në konflikt, që kur militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm në Tel Aviv, Ashkelon, Yavne dhe Kfar Aviv mëngjesin e të shtunës. Në terren krahas ekipeve të mjekësore, një rol jetik në përcjelljen e informacionit dhe dhënien zë si popullatës civile edhe palëve në konflikt, me qëllim krijimin e një panorame të plotë të konfliktit, janë gazetarët e luftës. Momentet e mëposhtme përcjellin me zë dhe figurë se çdo të thotë të raportosh në kushte…

Read More

DashiNë fillim do të shijoni breshërinë e informacionit që do t’ju vijë në dy javët e ardhshme, por në fund do të ngadalësoni dhe do të hutoheni prej tyre. Gjëja kryesore gjatë kësaj periudhe është t’i hidhni gjërat hap pas hapi. Mundohuni të mos mbingarkoheni. DemiInformacioni ju vjen me një ritëm kaq të shpejtë dhe të furishëm, saqë do ta keni të vështirë të vazhdoni. Kuptoni se nuk keni nevojë t’i trajtoni të gjitha këto informacione sot. Mund ta bëni më vonë. Mos i bëni presion vetes për të pushtuar Romën brenda një dite. BinjaketEkziston një ide ose problem i…

Read More

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin ku në zonat veriore dhe verilindore do të jenë më të theksuara. Gjatë natës pritet që vranësirat të jenë prezente në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita do të sjellë sërish rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 31°C. Era do te fryjë…

Read More

E quajnë fantazmë por ai ekziston dhe e ka demonstruar në këto orë. Mohammed Diab al Masri, emri i luftës Mohammed Deif, është arkitekti i sulmit të paprecedentë ndaj Izrael-it. Një operacion i përgatitur nga një njeri, i cili, duke mbetur në hije, shndërroi një grusht guerrilësh në një formacion të frikshëm. Në të pesëdhjetat e tij, kreu i krahut ushtarak të Hamas-it lindi në Khan Younis, Gaza, dhe pavarësisht burimeve të pakta të familjes së tij, ai ishte në gjendje të studionte. Biologjia, thonë ata. Dhe gjithashtu gjeti një mënyrë për t’iu përkushtuar teatrit duke luajtur rolin e Abu…

Read More

Nga Mero Baze Sulmi I papritur I Hamasit kundër Izraelit, I cili ka një ngjashmëri të frikshme me Pearl Harbor-in ka ndarë botën dhe ka rikthyer makthin e një lufte të përgjakshme e cila nga një anë ka frymëzim fetar, dhe nga ana tjetër ka një vend që mbron kufijtë dhe territorin e tij nga një sulm terrorist. Kjo luftë nëse nuk mbyllet shpejt dhe nëse nuk mbyllet me një fitore të plot të Izraelit, rrezikon të jetë lufta që do të ndryshojë tërësisht botën dhe qytetërimin tonë. Shqiptarët janë zyrtarisht në anën e Izraelit, bazuar jo vetëm në historinë…

Read More

Eksperti i emigrimit në SHBA, Lorenc Mansaku, në një intervistë për MCN folur për Lotarinë amerikane të cilën shqiptarët ende vazhdojnë ta konsiderojnë një endërr. Teksa ka sqaruar kushtet për aplikimin, Mansaku ka sqaruar se përzgjedhja është e rastësishme dhe nuk ka të bëjë me vendin e aplikimit. Sipas tij, interesi i shqiptarëve vazhdon të jetë i lartë, 250 mijë aplikantë në vit. “Lotaria amerikane është një temë e dashur për shqiptarët më 4 tetor filluan regjistrimet të cilat do vazhdojnë deri 7 nëntor. Përtej mitit të Korçës që gjithmonë është diskutuar, vitet e fundit dhe rajoni Fier, Vlorë Lushnje…

Read More

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri deklaratën e tij të parë publike pas lëshimit të raketave nga Hamasi, menjëherë pas mesazhit të presidentit amerikan Joe Biden, në të cilin ai shprehte mbështetjen e tij të palëkundur për Izraelin. Netanyahu u zotua të mposht Hamasin, por theksoi se lufta do të marrë kohë. “Janë vrarë gra, fëmijë dhe pleq, ndërsa janë kapur edhe njerëz”, tha ai. “Izraeli do t’i përgjigjet kujtdo që përpiqet ta dëmtojë atë,” sqaroi Netanyahu. “Ajo që ndodhi sot nuk ka ndodhur më parë në Izrael. Do të hakmerremi për këtë ditë të zezë”, theksoi ai.

Read More

Semi Jaupaj feston sot 30-vjetorin e lindjes. Mes urimeve të shumta që ka marrë në këtë ditë, veçohet ai i mikes së saj më të mirë, Bora Zemani. Me anë të një postimi në Instargam, bashkangjitur një fotoje në InstaStory, Bora e quan Semin “motrën” e saj dhe i premton se do të jenë gjithë jetën të kapura prej dore, si në foton e përzgjedhur. “Eshtë ditëlindje e motrës sime sot. Semi të dua shumë dhe kështu, për dore do të kem gjithë jetën. Je më e mirë dhe meriton të kesh çdo të mirë”, shkruan Bora.

Read More

Teksa militantët e Hamasit sulmuan papritur mëngjesin e të shtunës rajonet jugore izraelite, bilanci i viktimave vjen gjithnjë në rritje. Deri tani janë raportuar 40 të vrarë dhe rreth 800 të plagosur. Mediet izraelite kanë publikuar shifrat referuar njoftimeve zyrtare të Policisë së Izraelit. Izraeli ka njoftuar se do të duhen pak orë për të rimarrë pikat kyçe të pushtuara nga palestinezët, ku do të sigurohet rendi dhe siguria. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi që drejton tashmë është në luftë ndërsa presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas pohoi se populli palestinez ka të drejtën legjitime që të mbrohet.

Read More

Policia Greke iu vu nga pas një mjeti që drejtohej nga një 31-vjeçar shqiptar, i cili u ndalua në Selanik. Mësohet se nga kontrolli i kryer në automjetin e të riut me iniciale I.X.E., u gjetën 2 çanta udhëtimi me 40 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 42 kilogramë e 700 gram. Sakaq, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij në Selanik u gjet dhe një sasi tjetër marijuane.

Read More

U dogjën mbetjet spitalore që ishin hedhur në kundërshtim me ligjin, në afërsi të një kopështi fëmijësh, procedohet penalisht administratori i firmës private, përgjegjëse për menaxhimin e këtyre mbetjeve. Pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të një rasti të djegies së mbetjeve spitalore të hedhura në afërsi të një kopështi fëmijësh, në fshatin Shezë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale përgjegjësit. Si rezultat, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i…

Read More

Kryeminstri Edi Rama ka dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit mëngjesin e të shtunës. “Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Rama. Grupi islamik Hamasi sulmoi me të paktën 7 mijë raketa Izraelin, ndërsa ky i fundit shpalli gjendje lufte. Ministria e Jashtme bëri me dije se në mesin e viktimave nuk ka asnjë shqiptar, si dhe vuri në dizpocion numrin e ambasadës shqiptare në Izrael për çdo shqiptar që ka nevojë për ndihmë.

Read More