Kryeministri shqiptar Edi Rama duke folur në forumin e dialogut Botëror në Berlin, kërkon nga BE përshpejtimin e procesit të integrimit për Ballkanin Perëndimor. Sipas Ramës, historia e rajonit dhe influenca ruse janë të rrezikshme, si për rajonin ashtu edhe vetë unionin. “Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kompleksiteti i Ballkanit Perëndimor sot është një tjetër arsye pse procesi i futjes së Ballkanit Perëndimor duhet përshpejtuar. Shqipëria është 100% e orientuar drejt komunitetit euroatlantik, por në vende të tjera ka më shumë prani të Rusisë dhe influencë rusë. Nuk jam i sigurt nëse…
Author: tirana
Dafina Zeqiri ka gjetur sërish dashurinë. Pas shumë thashethemeve, këngëtarja konfirmoi publikisht romancën e saj me biznesmenin Kreshnik Gjergji. Pas pushimeve në ishullin grek Mykonos, çifti është parë në aeroportin e Prishtinës, teksa mbanin duart e njëri-tjetrit dhe bisedonin. Fotoja është shkrepur në aeroportin e Prishtinës dhe duket se tashmë çifti s’e ka problem të shfaqet në publik. Dafina u shfaq herë pas here me partnerin e saj në rrjete sociale, ku ky i fundit mbeti mister për fansat e këngëtares derisa ajo vendosi të zbulojë portretin e të dashurit të saj.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh këtë të premte në seancë plenare për të miratuar shpalljen vakante të tre vendeve të SPAK. “KLP shpall tre vende vakante për ngritjen në karrierë për prokurorët pranë Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion”, u shpreh kreu i KLP-së, Alfred Balla. Shkak për vonesën në hapjen e garës, sipas Ballës, u bë harta e re gjyqësore.
”Vrapo, mami ka vdekur”, bërtiti vajza e vogël e Klodiana Vefës, 35-vjeçares shqiptare e cila u vra me tre plumba pistolete në rrugë në Castelfiorentino. Ngjarja tragjike ndodhi pak para orës 20:00 të së enjtes, pak metra nga shtëpia ku jetonte me dy fëmijët, të moshës 14 dhe 17-vjeç, por jo më me bashkëshortin Alfredin, gjithashtu shqiptar, me të cilin po ndahej. Për këtë të fundit nuk ka ende asnjë gjurmë dhe është aktualisht në kërkim nga karabinierët. Ai rezulton i dyshuari kryesor i ngjarjes së rëndë dhe është shpallur në kërkim nga policia. Jetonte në Itali prej 17 vitesh,…
Një aksident i pazakontë ka ndodhur këtë të premte pranë varrezave publike në qytetin e Fierit. Një automjet tip “Volkswagen” i drejtuar nga një i moshuar është përplasur me një varr teksa ka humbur kontrollin e automjetit. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila e ka shoqëruar në komisariat për të zbardhur rrethanat e kësaj përplasjeje me dëme materiale.
Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, ka shkaktuar shkarkime në Komisariatin e Policisë në këtë qytet. Shefi i krimeve, shefi i Rendit si dhe drejtues të Komisariatit në Rrëshen janë shkarkuar. Klodian Kondi është shef komisariati në Mirditë. Gentian Berberi zëvendës drejtor i Hetimit në Mirditë, kurse Altin Mena zëvendës drejtor rendi në komisariatin e Policisë.
Konkurrentët janë përplasur me njëri-tjetrin duke patur edhe largime nga studio, gjë për të cilën ka reagur edhe drejtuesja e programit, Megi Pojani. Ka qënë Orjani, ai që ka nisur debatin, duke prishur takimin e Saides dhe Robertit, duke bërë që Saidia të largohet nga studio. Pas diskutimeve në studio, Megi i është drejtuar Orjanit, duke thënë se je arrogant dhe se nuk do dilte kurrë në një takim me të. “Orjan je shumë arrogant. Mos bëj zhurmuesin. Unë nuk do dilja kurrë në një takim me ty dhe po ta shpjegoj pse iku Saidja nga studio. Mos fol mbi…
SHBA dhe Europa po gjykon rëndë Serbinë për sulmin terrorist në Veriun e Kosovës ku humbi jetën një polic, por Rusia po e mbështet. Disa media ruse kanë vendosur në billborde një mbishkrim “Një ngjyrë, një besim, një gjak”. Këto foto të billbordeve i ka publikuar në rrjetet e saj sociale analistja amerikane, Ivana Stradner, e cila tha se kjo gjë ishte një “skenar i vjetër”. Stradner ka paralajmëruar se ajo që u pa gjatë fundjavës së fundit në Kosovë nuk do të ndalet me kaq. Zv/ministri i Punëve të Jashtme në Rusi, Aleksandër Grushko, tha se për shkak të…
Vrasja në malin e Shoshit, ku u vra 73-vjeçari Zef Guri, ndërsa u plagos rëndë, djali i tij Gjin Guri ka si motiv shfrytëzimin e hapësirave pyjore. Kështu u shpreh Policia këtë të premte. Drejtori i Policisë Shkodër, Ervin Hodaj, në një konferencë për shtyp tha se ”Për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, ku u vra me armë zjarri shtetasi Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos rëndë djali i tij, shtetasi Gj. G., të cilët po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës, grupi hetimor, në drejtimin e…
SPAK-u ka përfunduar hetimet dhe çon për gjykim dy të akuzuar për korrupsion zgjedhor të kapur para zgjedhjeve lokale të 14 Majit 2023. Kristo Agalliu, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Agron Duraj, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal. Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se, në datën 09 Maj 2023, i pandehuri Kristo Agalliu i ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë…
Këtë të premte, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Lezhës u shoqërua me debate dhe përplasje. Shkak u bë moslejimi i qytetareve për të marrë pjesë në këtë mbledhje. Ata u penguan nga policia Bashkiake të cilët kishin marrë urdhër nga drejtuesit e Këshillit. Qytetarët dhe aktivist të shoqërisë civile e quajnë veprimin antiligjor, pasi mbledhjet e këshillit duhet të jenë të hapura për çdo qytetar. Debatet mes mazhorances dhe opozitës për këtë çështje vijuan edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Alfrida Marku e quajti absurditet moslejimin e qytetareve në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa jep dhe…
Pamje të reja të tragjedisë së ndodhur në Irak, ku 113 persona humbën jetën pasi zjarri shpërtheu në një dasmë, janë publikuar në mediat sociale. Video e re tregon momentin e parë kur flakët nisën brenda sallës së eventeve. Flakët kanë nisur të shfaqen pak pasi çifti i sapomartuar nisin të kërcejnë në pistën e vallëzimit, ndërsa rreth tyre janë ndezur fishekzjarrë. Pikërisht prej tyre ka marrë flakë tavani i dekoruar me rastin e dasmës. Ciffti i sapomartuar Haneen dhe Revan i kanë shpëtuar flakëve duke u fshehur në kuzhinë, ndërsa familjarët që i kanë vizituar në spitalin ku po…