Author: tirana

Për humbjen e thellë të PD-së së Rithemelmit në Kukës, Sali Berisha bën fajtor kundërshtarin, pra qeverinë duke thënë se kanë dhënë lekë me thasa për një javë.”Në Kukës, zgjedhjet u blenë në mënyrën më të pamëshirë. Balluku, Balla janë marrë në shpërndarje parash një javë. Në Kukës nuk përcaktoi rezultatin vota e qytetarëve, por qartësisht, industria e blerjes së votës. Ne kemi konkluzionin se me Ramën zgjedhje nuk ka dhe Kukësi ishte një fakt shtesë në morinë e provave tona. Në një vend ku drejtësia është në kontroll total, nuk ka asnjë shpresë me vota në përmbysjen e kësaj…

Read More

Sulmi terrorist që i mori jetën policit në Veriun e Kosovës, për Sali Berishën ka një sfond të parapërgatitur nga Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, duke cituar burime nga Kombet e Bashkuara, Berisha tha se në sallat e kësaj selie në New York u mbajt një takim jo publik. Në këtë takim, siç deklaroi Berisha, u takuan dy kryeministra përveç atij të Serbisë dhe u paraqitën kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it. Teksa thekson se burimet nuk i dhanë emra konkretë, Berisha,…

Read More

Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit në mes të rrugës nga një person mashkull dhe policia dyshon se vrasja është kryer nga ish-bashkëshorti i saj. “Ishte një vajzë shumë punëtore. Kishte disa vjet që ishte ndarë nga bashkëshorti, një person i dhunshëm. E dinim të gjithë. pati kurajo ta linte”,-tregon mikja e Vefës, 35 vjeçares e cila kishte kohë që jetonte në Castelfiorentino, provincë e Firenzes. “Ai ushtronte një dhunë të fortë psikologjike, ajo ishte gjithmonë solare dhe e buzëqeshur por kur ishte me të ndryshonte totalisht. Ai burrë të frikësonte. Por ajo kurrë…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha, gjatë vizitës në Lezhë, zhvilloi takime me qytetarë e biznese të këtij qyteti me të cilët bisedoi për problemet kryesore që ata kanë dhe që presin zgjidhje nga politikëbërja. Qytetarët iu drejtuan kryetarit të PD-së duke thënë se presin një ndryshim rrënjësor në rolin që ka politika për zgjidhjen e problemeve të tyre. “Sot, në Lezhë, fola me qytetarë të ndryshëm të qytetit, për ekonominë, sigurinë dhe jetën e tyre të përditshme. Të gjithë e kanë të qartë se na duhet një ndryshim rrënjësor ne rolin që ka politika për zgjidhjen e…

Read More

Nuk ka qetësi në veriun e vendit. Një tjetër rast që mund të kishte agravuar në një konflikt mes dy personave është parandaluar nga policia. Në pranga ka rënë një 39-vjeçar, i cili ka qëlluar me armë drejt një makine të parkuar. Mbrëmjen e djeshme, shërbime të Policisë Vau i Dejës kanë bërë të mundur parandalimin e një konflikti mes dy personave. U vu në pranga shtetasi A.L, 39 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, në përdorim nga E.P. Në momentin e arrestimit, 39-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Read More

Nga Namir Lapardhaja Shihni me kujdes këtë foto. Nuk është as rastësore, as e publikuar nga SPAK. Ai përballë është i ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, i cili kryen detyrimet e institucionit në mungesë të titullarit, tjetri është Altin Dumani, me të njëjtin kostum në çdo dalje publike dhe në një zyrë plot me dosje të përhapura në të gjithë anët. Mesazhi është i qartë: Ne jemi këtu për t’ju mbështetur, SPAK-u nuk është i politikanëve tuaj, por i yni, dhe ai është në punë me kohë të plotë, ashtu sikurse jemi edhe ne,…

Read More

Në Kryesinë e Kuvendit është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, ku po diskutohen dy kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Bëhet fjalë për komisionin për koncesionet në shëndetësi dhe atë për trajtimin e të dhënave Personale, të sistemit TIMS. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhit theksoi se nëse maxhoranca ka pretendime për objektin e kërkesave, i ftoi që ta riformulojnë. “Nëse keni pretendime për objektin, hajdeni ta riformulojmë. Por ju kërkoni të mohoni të drejtën e opozitës, duke shkelur kushtetutën e Shqipërisë. Po shkelni çdo parim demokratik, duke i mohuar opozitës çdo hapësirë. Është kushtetuta, që i garanton…

Read More

Dy persona janë vënë në pranga në Pikën Kufitare të Muriqanit, pasi tentuan të fusnin në vend 82.010 euro. Bëhet e ditur se si rezultat i operacionit të koduar policor “Directions”, u vunë në pranga R. A., 36 vjeç, banues në Shijak dhe S. F., 54 vjeç, banues në Elbasan. Hetimi në gjendje të lirë nisi për A. C., 53 vjeç, banues në Elbasan dhe K. M., 56 vjeç, banues në Mamurras. Shërbimet e Policisë Kufitare ushtruan kontrolle të imtësishme, në vijë të dytë, në autobusin në pronësi të 36-vjeçarit. Nga kontrollet, në një çantë të fshehur në kroskotin e…

Read More

Policia e Kosovës ka nisur sot në orët e hershme një aksion në pesë lokacione të veriut të vendit. Bë mesin e objekteve që po kontrollohen sot janë edhe pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç. Lista Serbe thotë se kryeministri Albin Kurti po shfrytëzon situatën në veri të Kosovës, për të kryer aktivitete anti-serbe. “Sot, në orët e hershme të mëngjesit, njësitet speciale të Kurtit, të cilat janë të pranishme ilegalisht në veri të Kosovës dhe Metohisë, hynë brutalisht në Qendrën Spitalore Klinike në Mitrovicë dhe me atë rast rrënuan disa nga dhomat me forcë dhe brutalitet të…

Read More

Një 35-vjeçar që vuante nga dhimbjet e stomakut prej dy vitesh ka tronditur mjekët, të cilët zbuluan se ai kishte gëlltitur sende si varëse, zinxhirë, kufje etj. “Gjatë kryerjes së një radiografie, ne gjetëm varëse, zinxhirë, kufje dhe shumë objekte të tjera brenda stomakut”, tha Dr. Ajmer Sain Kalra, Drejtor i Spitalit Moga Medicity në Punjab, Indi. Mjekët e diagnostikuan 35-vjeçarin me një gjendje të shëndetit mendor ku i sëmuri “gëlltit në mënyrë të detyrueshme objekte që nuk janë ushqim”, sipas Klinikës Cleveland. Sëmundja është më e zakonshme tek fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe njerëzit me çrregullime psikiatrike, duke…

Read More

Pamela Anderson vijon që të mos përdorë grim në daljet e saj publike. Aktorja 56-vjeçare u shfaq pa make up në prezantimin e koleksionit të veshjeve të grave Isabel Marant Pranverë/Verë 2024 si pjesë e Javës së Modës në Paris. Pam kishte flokët e saj të gjatë bjonde të lëshuara dhe lëkura e saj ishte fare pa grim.

Read More