Author: tirana

Shkencëtarët e NASA-s hapën kapsulën e misionit OSIRIS-REx që mbërriti në Tokë të dielën (24/9), pas shtatë vitesh, me mostra nga asteroidi “më i rrezikshëm” Bennu në sistemin tonë diellor. Procesi për mbledhjen e sigurt të mostrës së çmuar të asteroidit nga kapsula është në lëvizje të plotë. Sipas agjencisë amerikane të hapësirës, ​​shkencëtarët duke hapur kapakun e kapsulës gjetën “pluhur të zi dhe mbeturina në madhësinë e kokrrave të rërës”, pa hapur ende kontejnerin kryesor. Kapsula është dërguar në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s, ku kapaku i saj është hapur brenda një zone të veçantë për të siguruar që…

Read More

Ditën e djeshme pjesë e “Love Island” është bërë Erida, një vajzë bjonde bukuroshe e cila menjëherë përcau çiftin Haris Amadea. Por pas prezantimit të saj është zbuluar se Erida është modele në platformën për të rritur OnlyFans. Në Love Island ajo është prezantuar në profesion si influencuese në rrjetet sociale.

Read More

Familja e 27-vjeçares Klea Gjata, shoqja e Laert Haxhisë është kërcënuar nga familjarët e viktimave. Avokati Detar Hysi, ka kërkuar që prokuroria dhe policia kanë tejkaluar kompetencat dhe nuk kanë konfirmim thënies të një të penduari për 3 ditë. Po ashtu edhe nëna e saj, ka thënë se vajza nuk ka lidhje me vrasjet e bandës. Shaqe Gjata tha për ”Report Tv”, tha se ”Ka ardhur edhe këtu tek shtëpia, më tha le të fshihet sa të dojë, vajza e saj më ka vrarë djalin. Vajza ime është një engjëll nuk ka lidhje me vrasjet. Të pyesësh në gjithë Lushnjën…

Read More

Në pranga të policisë së Tiranës dhe Elbasanit ka rënë 4 persona, dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen për t’i marrë para. Në kuadër të operacionit ‘Fraund’ u arrestuan Xhonatan Xhaferri, 24 vjeç, Leonard Xhika, 39 vjeç, Mikel Panxhi, 30 vjeç, të tre banues në Elbasan, dhe Petro Ferzaj, 51 vjeç, banues në Vlorë. Në kërkim janë shpallur Xhensil Qefa, 27 vjeç dhe Florian Gjergji 40-vjeç, i përfshirë edhe më parë në këtë skemë mashtrimi. Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen, për të…

Read More

Gulnara Karimova, e bija e ish-diktatorit të Uzbekistanit Islam Karimov, po ndiqet penalisht nga autoritetet zvicerane si koka e një organizate kriminale ndërkombëtare. Kjo organizatë dyshohet se ka pastruar qindra milionë dollarë. E njohur edhe me pseudonimin “Princesha e Uzbekistanit “, ajo akuzohet për vjedhjen e qindra milionëve nga vendi i saj dhe për ryshfet ndaj drejtuesve të biznesit dhe zyrtarëve qeveritarë në mbarë botën. Karimova akuzohet për drejtimin e një “sindikate kriminale” që përdorte kompani të ndryshme dhe llogari bankare në Zvicër për të pastruar para. Sipas Times, organizata kriminale e drejtuar nga ish-diplomatja e OKB-së quhej “Byroja” dhe…

Read More

Policia e Kosovës ka kryer pesë kontrolle në tri komunat në veri të Kosovës. Shënjestër e këtyre kontrolleve është edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç. Vila e tij që ndodhet në Ujman është duke u bastisur prej orës 6:00 të mëngjesit. “Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim”, thuhet në njoftim. Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in. Milan Radojiçiç, sipas ministrit…

Read More

Rap artisti i njohur shqiptar, Mozzik, feston këtë të premte datëlindjen. I lindur më 29 shtator të vitit 1995, ai ka mbushur plot 28 vite jetë, gjersa prej shumë vitesh është edhe pjesë e tregut muzikor shqiptar. Gramos Aliu (emri i vërtetë) me këtë rast në këtë përvjetor të lindjes ka falënderuar shoqërinë, miqtë e ata që e kanë përkrahur këtë periudhë në muzikë. “28 Vite sot ! Faleminderit Zotit për krejt t’mirat e shëndetin. Faleminderit qe m’bone pikërisht prej atyne qe s’dinë mu thy. Faleminderit familje shoqëri. Faleminderit dashamirë/e t’muzikës tem qe sot bashkë jemi ku jemi ! Rrnoni…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, mbërriti në portin e Vlorës anija kroçere “LA BELLA DEL ADRIATIQUE” me 167 turistë nga vendet e ndryshme si Franca, Kanadaja, Zvicra, Belgjika, Britania e Madhe, Maroku. Kroçera vjen nga porti i Dubrovnik dhe do të qëndrojë 1 ditë në portin e Vlorës, ku do të zhvillojë turet e ndryshme dhe më pas do të niset për në portin e Korfuzit.

Read More

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kabinetet e tyre, ditën e djeshme bënë një vizitë në shtëpinë e rreshterit të ndjerë të policisë, Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, ku i shprehën ngushëllimet më të sinqerta. Kurti ka thënë se vepra e tij dhe përkushtimi ndaj atdheut, do të jetë gjithmonë në mendjet e zemrat e të gjithëve. “Afrim Bunjaku, nga rreshter i Policisë u bë hero i Kosovës. Emri i tij s’do të harrohet kurrë. Gjaku i tij s’do të humbë asnjëherë. Rënia e tij heroike ngrit lart Republikën e pavarur dhe përgjegjësinë…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave, që prej 1 tetorit, mbi 767 mijë pensionistë do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit. ”MIRËMËNGJES dhe duke ju njoftuar se prej 1 Tetorit, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit të tyre, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, përfitues do të jenë mbi 767 mijë qytetarë në të gjithë vendin. Zbatimi i këtij vendimi nis nga data 1 tetor dhe vetëm për periudhën tetor-dhjetor 2023…

Read More

Një shitës të një marketi të vogël në Londër i kishte ardhur në majë të hundës që hajdut i vidhnin çokollatat e shtrenjta që kishte vendosur në vitrinë. Ai e gjeti zgjidhjen dhe vendosi që të ekspozojë në vitrinë thjeshtë kutinë dhe çmimin, pa çokollata brenda dhe kështu askush nuk do guxonte që t’i vidhte. Bashkangjitur produkti shkruhet “ju lutem kërkoni ndihëm e stafit për këtë produkt”. Lucy Brown, drejtore e sigurisë për Partneritetin John Lewis, tha se rritja e vjedhjeve të dyqaneve ishte për shkak të rritjes së krimit të organizuar dhe jo krizës së kostos së jetesës.

Read More

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç është në Serbinë qendrore, tha vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të mërkurën në mbrëmje, në një intervistë për televizionin RTS. Ishte një konfirmim i pazakontë i Vuçiçit që Radoiçiç udhëhoqi një grup të armatosur, i cili të dielën bllokoi rrugën afër Banjskës, vrau një polic të Kosovës dhe mori pjesë në shkëmbimin e zjarrit rreth manastirit gjatë gjithë ditës. Vuçiç nuk e tha por as nuk e mohoi nëse Radoiçiç do të gjykohet. Ai vetëm shtoi se Radoiçiçi do t’u “përgjigjet pyetjeve”. Me sa duket, të paktën disa anëtarë të tjerë të grupit…

Read More