Author: tirana

Policia e Pogradecit njofton se ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili akuzohet se është autori i tre grabitjeve të ndryshme në qytetin e Pogradecit. Sipas bluve të këtij qyteti, i riu i kishte bërë dy grabitjet e fundit mbrëmjen e djeshme në dy biznese. Pas marrjes së njoftimit është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit. Ndërkohë, pas hetimeve të kryera, rezultoi se 21-vjeçari ishte autor edhe i një tjetër grabitjeje, kjo e ndodhur mbi 1 muaj më parë, ku kishte vjedhur një çantë me para në një lokal. “Pogradec/Finalizohet operacioni policor i koduar “Agimi”. Zbardhen dhe…

Read More

Mijëra klientë të Apple janë ankuar se modeli i fundit i iPhone 15 po mbinxehet, vetëm disa ditë pas lançimit të tij. Blerësit e iPhone 15 Pro dhe Pro Max të ri kanë raportuar në forumet në internet, duke përfshirë faqet e mbështetjes së klientit të Apple, Reddit dhe platformat e tjera të mediave sociale, se pajisjet e tyre janë aq të nxehta sa nuk mund t’i prekin. Më shumë se 2,000 përdorues në forumet e Apple kanë raportuar se kanë përjetuar problemin e mbinxehjes. Të tjerë, megjithatë, mohuan se kishte një problem të tillë, të cilin ekspertët ia atribuan…

Read More

Një vajzë trevjeçare qëlloi veten në dorë pasi mori një armë që i përkiste të afërmit të saj teksa po shihte një lojë në një shtëpi në Florida. Vajza pas ngjarjes iu nënshtrua një operacioni dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Momentet e tmerrit janë regjistruar sekondë pas sekonde nga kamera e sigurisë të shtëpisë ku banon vogëlushja Serenity në Florida të Shteteve të Bashkuara, njoftojnë mediat e huaja. I zoti i armës u arrestua nga policia. Ai është 23-vjeçari Orlando Young, i cili akuzohet nga drejtësia për pakujdesi në lënien e armës së zjarrit në…

Read More

Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultuar në një numër të paspecifikuar viktimash. Një sulmues hapi zjarr në një banesë në këtë qytet holandez dhe më pas hyri në një qendër shëndetësore aty pranë. “Dy incidentet me të shtënat në Roterdam kanë rezultuar me viktima. Ne fillimisht do të informojmë familjet dhe të afërmit dhe më pas do ta informojmë publikun”, tha Policia e qytetit në një postim në X, që më herët njihej si Twitter. Njësitë elite policore hynë në spitalin në Roterdam për të kërkuar të dyshuarin, i cili sipas autoriteteve, ishte i armatosur me…

Read More

Gjermania po ashpëronte kontrollet në pikën kufitare me Poloninë dhe Çekinë në përpjekje për të ndaluar rritjen e emigracionit ilegal në vend. Policia federale vendase tha se do të kryente “kontrolle shtesë, si dhe kontrolle të shënjestruara të njerëzve dhe mjeteve në korridoret e emigracionit ilegal” në kufirin lindor. Zhvillimi vjen teksa nga janari deri në gusht të këtij viti vendi ka regjistruar 70,753 hyrje ilegale në vend, në një rritje rreth 60 per qind nga e njëjta periudhë e viti të shkuar.

Read More

Janë mësuar detaje sa i përket një shpërthimi të ndodhur në plazh Durrës më 8 Qershor të këtij viti, ku shënjester ishte biznesi ne pronësi të Bashkim Rajkut, babai i reperit Rigels Rajku (Noizy). I penduari i drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani ka rrëfyer se Laert Haxhiu u njoftua nga nëna e tij për sherrin qe kishte ndodhur mes shokut të tij Kleviol Ahmetaj i njohur me emrin e artit si Cllevio dhe këngëtarit Rigers Rajkut (Noizy). Në këtë bisedë telefonikë tregon i penduari nëna e Laertit kishte shqetësim dhe keqardhje pasi ishte bërë shumë mediatieke. Pas kësaj telefonate Laert Haxhia…

Read More

Reshjet e shiut në Stamboll kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të qytetit. Guvernatori i Stambollit, Davut Gul dhe AFAD ka paralajmëruar qytetarët se reshjet e dendura të shiut në qytet pritet të vazhdojnë deri në mëngjes. 📢 İstanbul'da kuvvetli yağış etkili oluyor: Vali Gül ve AFAD'dan art arda uyarı!Video Haber 📺👇https://t.co/0P0xRhTBm7 pic.twitter.com/lZQ0fxKqal— T24 (@t24comtr) September 28, 2023 “Ju lutemi evakuoni menjëherë nga zonat që rrezikohen të përmbyten”, tha ai. Tashmë janë publikuar video të ndryshme në rrjetet sociale të përmbytjeve, ku një prej tyre është nga zona industriale, “Ikitelli”, automjetet kanë mbetur të bllokuara ndërsa rrugët janë përmbytur.

Read More

Gazetari Sokol Bregu ka komentuar pendimin e Artan Tafanit, anëtarit të bandës së Laert Haxhiut, i cili çoi në zbardhjen e 16 ngjarjeve kriminale, mes tyre 6 vrasje të bujshme, thotë se është një djalë që tentoi të vjedhë në Tiranë, u kap dhe u bë i penduar. Bregu deklaroi në një intervistë televizive se Tafani është anëtar i një grupi i cili ishte kundërshtari më i egër i bandës së Lushnjës. Ai tha se Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, që 19 vjeç nisën aktet e tyre kriminale filluan të merrnin hak, por donin edhe para pasi kur ke vrarë…

Read More

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar një takim informal me gazetarët e kronikës së zezë gjatë ditës së sotme. Në takim Dumani nuk i ka shpëtuar interesit të gazetarëve për disa nga çështjet më të nxehta në Shqipëri, ku padiskutim një interes të veçantë kishte dhe fati i Ervis Martinajt. I pyetur nga gazetarët se çfarë po ndodh me Martinajn, i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit të kaluar, Dumani tha se për sa kohë grupi hetimor vijon hetimet ai konsiderohet i gjallë. “Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë,…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në datën 29 dhe 30 Shtator nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit”. “Në kuadër të vazhdimit të punës me shtrimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit” lajmërojmë të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, se: Në datën 29.09.2023 dhe në 30.09.2023 nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka akuzuar Serbinë dhe presidentin e saj Aleksandar Vuçiç për ngjarjen e rëndë në veri të vendit fundjavën e kaluar. Beteja me armë ka nxitur shqetësime të reja ndërkombëtare për stabilitetin në Kosovë, e cila ka një shumicë etnike shqiptare dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008 pas ndërhyrjejes së NATO-s në vitin 1999. “Ajo që unë do t’i thosha presidentit Vuçiç është ndalini ngatërresat me Kosovën. Kosova do ta mbrojë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj me çdo çmim. Ata po përpiqen të realizojnë një model të Krimesë në Republikën e Kosovës, por ne absolutisht…

Read More

Lulzim Basha, në një takim me punonjësit e një fabrike të prodhimit të këpucëve në Shkodër, ka diskutuar mbi situatën ekonomike të punonjësve por dhe sipërmarrësve. Basha është shprehur se rritja e çmimeve dhe taksat e larta kanë prekur të dyja palët, ndërsa shton më tej se me rrogat e tyre po bëhet gjithnjë dhe më e vështirë për të përballuar nevojat e përditshme. Postimi i Bashës Pata kënaqësinë të takohem dhe të bisedoj me punonjës të kompanisë së prodhimit të këpucëve Comfort Shoes në Shkodër. Rritja e çmimeve dhe taksat e larta kanë prekur sipërmarrësit dhe punonjësit. Me rrogat e…

Read More