Author: tirana

Flakët në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara dhe nga era e fortë. Në zonë nuk ka mjaftuar ndërhyrja e forcave zjarrfikëse nga toka, ndaj edhe është kërkuar ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit. Mësohet se vatra e zjarrit në pyll është riaktivizuar disa herë që nga nisja e flakëve ditën e djeshme.

Read More

Kur hani mish pule, është më mirë të mos konsumoni lëkurën, e cila përbëhet tërësisht nga yndyra dhe, përveç kësaj, mund të përmbajë një numër të mëdha bakteresh.Rekomandohet gjithashtu që të mos hani mushkëritë, sepse edhe trajtimi termik në temperaturë të lartë nuk është në gjendje të largojë plotësisht të gjithë parazitët prej tyre. Ekspertët kinezë këshilluan gjithashtu që të mos përdoret koka, krahët dhe qafa, sepse në këto pjesë të pulës grumbullohen të gjitha substancat e dëmshme që kafsha ha gjatë jetës së saj, dhe krahët dhe qafën i injektohen hormonet, sepse mishi i pulës nuk është me origjinë…

Read More

Sistemi kompjuterik i prodhuesit gjerman të makinave Volkswagen u godit nga një defekt i madh, kurse kompanisë iu desh të ndërpriste prodhimin në shumë fabrika. Prodhimi është ndalur për shkak të një ndërprerje në “rrjetin e sistemit kompjuterik” në selinë e Volkswagen në Wolfsburg. Prodhimi është pezulluar në katër fabrika automjetesh në Gjermani. Nga defekti i sistemit kompjuterik janë prekur edhe fabrikat e pjesëve në Wolfsburg, Emden, Zwickau dhe Osnabruck Kassel, Braunschweig dhe Salzgitter. Zëdhënësi i kompanisë tha se markat Porsche dhe Audi të Grupit Volkswagen u prekën gjithashtu nga defekti i sistemit dhe se është ngritur një ekip krizash…

Read More

Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë lidhur me shpalljen e ditës së zisë për sulmuesit e vrarë në veri të Kosovës më 24 shtator. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për gazetarët se “nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët”. Ai shtoi se në zyrat e BE-së në Prishtinë flamuri u ul në gjysmështizë të hënën – pasi në Kosovë ishte ditë zie – për të nderuar policin e vrarë të Kosovës, Afrim Bunjaku, por nuk ka vepruar kështu kur në Serbi u shpall ditë zie. “Kemi parë se Serbia dje ka shpallur ditë zie. Të hënën zyra…

Read More

Në datën 1 tetor do të hyjë në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Lajmin e ka shpërndarë kryeministri Ed Rama, i cili thotë se qytetarët e të dy vendeve kanë të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve, ndërsa njoftoi se së shpejti do të ratifikohet edhe marrëveshja me Italinë. Postimi i Kryeministrit:Në datën 1️ Tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe ZvicrësKjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre*Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bëri thirrje për tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës. Kjo thirrje e liderit serb vjen në kohën kur autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është rritur prania e njësive speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore. Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Rasmussen, në Beograd më 28 shtator i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar “lëvizjet e rrezikshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës” dhe “të mbrojnë popullatën serbe”, njoftoi Presidenca serbe. Vuçiç e cilësoi…

Read More

Një vajzë tre vjeçare në Florida të SHBA qëlloi veten me armë zjarri, e cila i përkiste të afërmit të saj. Poseduesi i armës u arrestua nga policia. Ai është 23-vjeçari Orlando Young, i cili akuzohet nga drejtësia për pakujdesi në lënien e armës së zjarrit në divan. Momentet e tmerrit janë regjistruar sekondë pas sekonde nga kamera e sigurisë të shtëpisë ku banon vogëlushja. Në pamjet në fjalë, I riu shihet teksa paralajmëron vajzën që po shkonte drejt armës, duke i thënë “mos e prek” dhe më pas vazhdon të shikojë ndeshjen. Ndërkohë Serenity shihet duke marrë armën në…

Read More

Ambasada Amerikane ka përgëzuar punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Pas një takimi të organizuar mes të dërguarit David Wisner, zyrtarëve të Ambasadës dhe Kryeprokurorit të Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorëve të tjerë të SPAK-ut dhe hetuesve të NBI-së, ambasada shkruan se “SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi.” Postimi i Ambasadës Amerikane: SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin…

Read More

Akullnajat zvicerane kanë përjetuar humbje ekstreme të masës – rreth 10 për qind – në dy vjetët e fundit, ka thënë Komisioni Zviceran për Vëzhgim të Kriosferës, me seli në Gjenevë. “Një vit ekstrem përcillet me një tjetër. Akullnajat në Zvicër kanë humbur 6 për qind të masës më 2022. Megjithatë, më 2023 është regjistruar edhe një humbje tjetër prej 4 për qind, çka përbën zvogëlimin e dytë më të madh prej fillimit të matjeve”, ka thënë Komisioni. “Akullnajat zvicerane janë duke u shkrirë me ritëm të shpejtë. Shpejtësia është dramatike, pasi sasia e akullit të shkrirë në vetëm dy…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar operacionin e policisë ku u zbardhën 16 ngjarje të rënda kriminale. Balla më tej thekson se pret nga policia të tjera goditje të forta ndaj krimit. Në statusin e publikuar, Balla thekson se: “Operacioni i Policisë së Shtetit “Never_Forget”, bëri të mundur zbardhjen e 16 ngjarjeve të rënda kriminale. Përgëzime Policisë, Prokurorisë Elbasan. Presim goditje të tjera ndaj krimit si kjo”. Detajet e operacionit i bëri publike Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, gjatë një konferencë për shtyp, së bashku me prokurorin pranë Gjykatës së Elbasanit Kreshnik Ajazi. Rrumbullaku u…

Read More

Kristi Aliaj pas pjesëmarrjes në “BBV” është shndërruar në një ndër personazhet më të komentuara të medias rozë. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me fansat momente nga jeta e tij personale dhe profesionale. Së fundmi përmes një postimi në Instagram, Aliaj ka treguar se ka marrë kërcënime me jetë. “Kështu do të vrasin edhe ty. Do të ngatërrojnë për qen”– i ka shkruar ndjekësi Kristit. “Ka mënyra më të mira për të demotivuar njerëzit. Kërcënimet me jetë janë thjesht një përpjekje e dëshpëruar për vëmendje”, është shprehur Aliaj.

Read More

Aktorja Olta Gixhari u pyet në emisionin “Pardon My French” nëse do të pranonte një ofertë për rolin e opinionistes në “Big Brother VIP 3”. “Jo, nuk besoj nuk e kam në ambiciet e mia këtë pozicion. Është hera e parë që e mendoj dhe mua më është bërë shumë si pyetje edhe nga njërëzit që kanë dëshirë të dinë pak më shumë se çfarë do të bëhet në të ardhmen por nuk e kam menduar me seriozitet ose me një lloj mendimi brenda.,”-shtoi Olta.

Read More