Author: tirana

Policia e Shkodrës ka lënë të lirë 4 personat e shoqëruar lidhur me vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e të birit, Gjin Guri, pas marrjes së dëshmisë. Edmond Lika, i vetëdorëzuar para autoriteteve, pas lënies të lirë ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me atentatin. Ai shprehet se në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në Dukagjin, ndërsa thekson se albinë e tij e vërteton nga kamerat e sigurisë të ambienteve që ka frekuentuar. Ai tregon para mediave se ka lidhje familjare me viktimën dhe të birin dhe se nuk ka informacion mbi atentatorët. Babë e bir u qëlluan…

Read More

Zëvendës ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani thotë se 797 mijë qytetarë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve në masën 8.6%. Në një intervistë televizive, Manjani u shpreh se ky indeksim rrit bazën e pensionit për vitet e ardhshme. Ndër të tjera, Manjai shtoi se në fundvit, pensionistët do të përfitojnë bonus në vlerën 5000 lekë. “Ky vendim parashikon indeksin 8.6% të të gjitha kaetgorive të pensionistëve dhe bazohet në indeksin e çmimeve të konsumit, të matur nga INSTAT. Pensionistët kanë një shportë të caktuar, ushqimet, ilaçet, kjo bëhet duke iu referuar konsumit të pensionistëve. Ky inflacion është…

Read More

Kreu i SPAK, Altin Dumani iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për disa nga çështjet më të bujshme që janë në dorë të kësaj strukture. Dumani është pyetur për disa nga operacionet në fushën e drogës dhe ngjarje të tjera kriminale, të cilave u ka dhënë përgjigje, por pa dhënë shumë detaje për fazat e hetimit. Kryeprokurori ka treguar për skuadrat e përbashkëta të hetimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe po bashkëpunohet me autoritetet e Amerikës Latine. Ai tregoi se ka pasur rritje të numrit të sekuestrimeve pasurore dhe procesimeve penale. A ka njerëz të pushtetshëm të përfshire…

Read More

Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me orijginë juglindore. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit. Në relievet malore në lindje reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s duke…

Read More

Anisa Kostani, emri i nënkomisares mund t’ju tingëllojë mjaft i njohur pasi zuri titujt kryesorë të mediave pak muaj më parë me kërcënimin e saj të hapur për gazetaret se do “do përfundoni nën rrota”. Pas kësaj erdhi edhe pezullimi i nënkomisares nga nga vetë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Por Kostani u rikthye në detyrë shpejt dhe tashmë edhe me 21 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram të cilëve u ekspozon vazhdimisht jetën e luksit nga makinat e shtrenjta apo udhëtimet e shpeshta. Së fundmi ajo u ka treguar ndjekësve të saj “fiksimin” që ka…

Read More

Evropa shpesh vlerësohet për vendet e saj të bukura, historinë e gjatë të zhvillimit njerëzor, monumentet ikonike dhe kulturat e ndryshme. Kontinenti gjithashtu pëson një transformim të jashtëzakonshëm gjatë vjeshtës, duke i lejuar adhuruesit e natyrës të përfshihen në disa nga aventurat më emocionuese, shkruan në një artikull gazetari Felix Ngeso, të botuar në të përditshmen amerikane “The Travel”. Por, ndërsa shumë turistë dynden drejt destinacioneve të njohura për të shijuar ngjyrat e gjalla të vjeshtës, ka një ndjenjë kënaqësie që vjen nga eksplorimi i vendeve të panjohura të Evropës. Destinacionet më të mira të Evropës nën radar ofrojnë përvoja autentike…

Read More

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zbuluar se ka zhvillime të reja lidhur me Arben Ahmetajn, i cili ndodhet ende në arrati. Gjatë një takimi me gazetarët, Altin Dumani tha se ka zhvillime surprizuese, por ende nuk dihet vendndodhja e ish-zv.kryeministrit i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për disa akuza. “Nuk kemi të dhëna konkrete se ku ndodhet Arben Ahmetaj. Është verifikuar dhe e kemi të qartë se kur ka dalë nga Shqipëria. Ka zhvillime të reja dhe surprizuese”-tha pa dhënë detaje Dumani para gazetarëve. Zhvillimi i fundit i bërë…

Read More

“Unë dhe Edi Rama kemi qenë shokë klase.” Kështu tha Ferdinand Duka për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Shqip” . Zoti Ferdinand i cili jeton prej shumë vitesh në Toronto, na tregon një anë tjetër të kryeministrit Rama, i cili i bënte mësueset të qanin me hartimet e tij. Zoti Duka rrëfen se merr frymëzim nga piktura e kryeministrit, i pëlqen zoti Rama se është abstrakt. Unë, thotë zoti Duka isha kur u rrëzua busti i Enverit, isha inxhinier minierash dhe djalë i bulevardit, por u rrëzua busti dhe nuk prita, ika nga Shqipëria. Ndërsa Rama, vazhdon ai, qëndroi dhe…

Read More

Michael Gabon, karriera e jashtëzakonshme e aktrimit të të cilit e mori nga Teatri Kombëtar i Laurence Olivier për të shfaqur role në filmat “The Singing Detective” dhe “Harry Potter”, ka vdekur në moshën 82-vjeçare. Një deklaratë nga gruaja dhe djali i tij Fergus, e lëshuar nga gazetari Clair Dobbs, tha: “Jemi të shkatërruar për të njoftuar humbjen e Michael Gabon. Një bashkëshort dhe baba i dashur, Michael vdiq i qetë në spital, me gruan e tij Anne dhe djalin Fergus pranë shtratit të tij, pasi vuante nga pneumonia. Michael ishte 82 vjeç. Kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë…

Read More

Kryeministri, Edi Rama në deklaratë për mediat u pyet nëse ka pasur kominikim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas ngjarjeve të ndodhura në Kosovë. Rama nuk dha një përgjigje të drejtëpërdrejtë nëse ka pasur komunikim por tha se duke qenë se është kryeministër i Republikës së Shqipërisë do duhet të ndërveprojë pasi kjo është në të mirë të interesave të vendit. “Unë jam kryeministri i Republikës së Shqipërisë. Marrëdhëniet në këto nivele kalojnë nga pikësynimet strategjike, nga interesat kombëtare nga nevojat e vendit që sot kam privilegjin të udhëheq. Presidentin e Serbisë as nuk e zgjedh dot unë, as…

Read More

I premtoi i licencë infermieri dhe i mori 2 mijë euro, pas denoncimit arrestohet 35-vjeçari në Tiranë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit që shfaqet në video, i cili kishte përvetësuar shumën 2000 euro me anë të mashtrimit, duke i premtuar një shtetasi sigurimin e licencës për infermier. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë arrestuan shtetasin I.…

Read More

E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë aktorja e njohur, Olta Gixhari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga karriera e saj edhe për projektet që ajo do të jetë e angazhuar si filmi “Në Kuadër të Dashurisë”, duke treguar si ka qenë të punojë me Luiz Ejllin… “Ne kemi folur shumë për filmin të dy gjatë xhirimeve. Unë jam përpjekur gjatë gjithë kohës me lejen e regjisorit sinqerisht po e them që ta fus në atmosferë. Si futet një aktor që nuk është aktor në atmosferë? Duke i treguar rrethanat, duke folur me të…

Read More