Dëshira e arabëve për të pasur një prej ligave më të forta në futbollin e së ardhmes, ka bërë që “thesi” me miliona të hapet edhe për arbitrat. “Bilbilat” kryesore të kontinentit të vjetër tashmë janë në qendër të projektit dhe sipas “The Times”, Pro Liga saudite ka nisur përpjekjet për të bindur disa gjyqtarë anglezë që të arbitrojnë ndeshjet e tyre, duke hapur kështu dritaren për një treg të paprecedentë. Faktori ekonomik pritet që të ketë ndikim të menjëhershëm, duke pasur parasysh faktin se Michael Olivier fitoi 3,471 euro vetëm për arbitrimin e ndeshjes mes Al Hilal dhe Al…
Author: tirana
Gjatë konferencës me gazetarët për situatën në veriun e Kosovës, kryeministri Edi Rama tha se KFOR-i do duhet të marrë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dy palët duhet t’i rikthehen dialogut sa është ende plani franko-gjerman në tryezë. “KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. E kam bërë shumë herë këtë propozim, e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse. Çdo justifikim sot që ‘s’kemi trupa’ mund të bëjnë nesër ndërhyrjen shumë më të madhe në trupa por edhe në vështirësi. Prandaj jam këtu sot dhe me vjen mirë që këtë e kërkon edhe Kosova, pra KFOR…
Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka vijuar edhe këtë të enjte turin në qytetin e Shkodrës, pasi këtë mëngjes ai është shfaqur në rrugën Bujar Bishanakum duke u takuar me banorë dhe biznese të vogla përgjatë saj. “Lagje më lagje, derë më derë, pranë njerëzve, për të dëgjuar ata e për të gjetur zgjidhjet më të mira për problemet e tyre të vogla e të mëdha. Kjo është politika që ne duam t’u ofrojmë qytetarëve, në shërbim të tyre, e jo të karrigeve. Pasiguria ekonomike dhe kërcënimi i përditshëm i rendit nga krimi, e bëjnë përherë e më…
Kryeministri Edi Rama, thotë se Bashkimi Europian nuk ka nevojë që të hetojë për vrasjen e efektivit të policisë, heroin Afrim Bunjaku ndërsa ka bërë thirrje që unioni të dënojë me zë të lartë dhe me gjuhë të qartë për atë që bëri Serbia në veri të Kosovës. Për shpalljen e zisë kombëtare në Serbi për terroristë serbë, Rama e quan një karshëllëk ilegal nga grupi ilegal dhe jo institucional nga shteti serb. “Këtu jemi para derdhjes së gjakut të pafajshëm, nuk është kalimtar që u vra në rrugë nga një makinë me targa serbe, është gjaku i një efektivi…
Kryeministri Edi Rama ka folur për vendimin që qeveria nuk pranoi deklaratën e BE-së sa i takon zhvillimeve dramatike në veri të Kosovës. Rama thotë se ky mos pajtim për herë të parë pas 10 viteve, nuk ndodh për deklaratën në vetvete, por për atë që do duhej ta pasonte këtë deklaratë pas sulmit në veri ku u vra polici hero, Afrim Bunjaku. Kreu i qeverisë shtoi se është i shqetësuar për situatën me rrezikshmëri të lartë në veri. “Për herë të parë në 10 vitet e fundit, Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të plitikës së jahstme të…
Operacioni “Never Forget” çoi në zbulimin e 6 vrasjeve dhe 7 ngjarjeve të rënda kriminale. Mes të ndaluarve nga policia dhe FNSH mbrëmjen e djeshme është edhe një vajzë 27-vjeçare. Për të renë është në fuqi një urdhër-ndalimi nga prokuroria e Elbasanit. Policia sqaron në deklaratën për shtyp mbi operacionin se Klea Gjata (27 vjeçe), banuese në Lushnjë, është e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për disa nga ngjarjet kriminale ku autor është Laert Haxhiu. Pas shoqërimit nga policia, Klea Gjatës i janë marrë shenjat e gishtave sipas procedurës përkatëse për verifikime…
Edmond Nika është dorëzuar në policinë e Shkodrës në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë në Dukagjin. Nika ka deklaruar në polici se “Nuk kam lidhje me ngjarjen dhe kam qenë gjithë ditën e djeshme në kamera”. Mbrëmë u vra Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri 46 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e traumës në Tiranë.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, këtë të enjte publikoi një tjetër provë që lidh zyrtarisht grupin terrorist që vrau efektivin Afrim Bunjaku, me shtetin e Serbisë. Ai shpërndau një dokument që vërteton se ushtria e Serbia i ka dhënë grupit terrorist lëshues granatash, të cilat janë sekuestruar nga forcat e rendit gjatë aksionit të 24 shtatorit. “Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi, tani po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme ,se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, shkruan ministri Sveçla në njoftimin e tij në Facebook. Kryeministri i Kosovës, Albin…
Laert Haxhiu akuzohet si organizator dhe porositës i dy vrasjeve të ndodhura në Greqi. Pse ka dështuar për 5 vite arrestimi i tij dhe a ka pasur bashkëpunëtorë në radhët e drejtësisë? Drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, mohoi çdo dekonspirim të operacioneve në lidhje me të. Sipas tij, në asnjë rast nuk duhet cenuar imazhi i policisë dhe institucioneve, ndërsa në cilësinë e drejtorit, ai tha se merr përsipër vetëpastrimin e organizatës policore dhe theksoi se do të flasë me fakte e prova dhe jo opinione. “Jo në çdo rast mund të mendoni që kur një operacion policor, mbi bazën…
Tre atentate kanë ndodhur në 48 orët e fundit dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhament Rrumbullaku ka garantuar qytetarët se do t’i shkohet deri në fund zbardhjes ë ngjarjeve. Rrumbullaku siguroi se po punohet intesivisht për të zbardhur 3 atentatet, në Mirditë ku u vra Martin Bardhi, në Durrës ku u vra Ton Dervishi dhe në Dukagjin ku u vra Zef Guri dhe u plagos Gjin Guri (babë e bir). “Dua të garantoj se edhe për ngjarjet e fundit të ndodhura në Mirditë, Durrës dhe Dukagjin po punojmë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga hetimet e deritanishme kemi…
Brighton po habit Anglinë me futbollin sulmues dhe zbavitës. Me në krye italianin Roberto De Zerbi, që udhëhoqi Brighton drejt kualifikimit të parë europian në histori, duke dërguar skuadrën në grupet e Europa League. Në renditjen e Premier League, “Pulëbardhat” renditen të tretët, vetëm tri pikë më pak se Manchester City kryesues. Por, në një statistikë ata dallojnë. Bëhet fjalë për topat e gjatë të shkelmuar nga portierët: Brighton e ka 0%. Portierët e këtij ekipi nuk kanë zgjedhur në asnjë moment që të nisin një top të gjatë drejt shokëve të skuadrës, por gjithmonë kanë luajtur me pasim të…
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dha detajet e plota për operacionin e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, të koduar “Never Forget”. Ai tha se në total janë zbardhur 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 6 vrasje. Në total janë lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 persona janë shpallur në kërkim. Po ashtu, Rrumbullaku renditi të gjitha krimet e kryera nga ky grup me data dhe emra konkretë. Emrat që kryesojnë këto ngjarje të rënda të ndodhura përgjatë këtyre 5 viteve të fundit në qytete të ndryshm të vendit, është ai i Laert…