Author: tirana

Për katër vitet e fundit, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka qenë një ambasadore globale për YSL Beauty dhe fytyra e Libre, e cila po hyn në gjeneratën e saj të pestë. Duke qenë imazhi i Libre që nga fillimi i saj në 2019, Lipa gëzon natyrën “bashkëpunuese” dhe “mbështetëse” të partneritetit. Ndër të tjera në intervistë, Dua tregoi edhe për sekretin e bukurisë, kujdesin e lëkurës dhe flokëve, teksa u pyet se çfarë praktike të bukurisë ka marrë nga femrat në Kosovë. “Jeni rritur në Kosovë, a ka ndonjë trend të bukurisë specifike për zonën që keni…

Read More

Njerëzit e pakënaqur dallohen menjëherë, janë ato që mbushin jetët e tyre me negativitet dhe në mënyrë të pashmangshme e kryejnë atë duke konsumuar gjithë energjinë që kemi në dispozicion. Qëndrimi larg atyre që palumturinë e kanë mantër, na ndihmon të ruajmë ekuilibrin dhe qetësinë. Ja se cilave sinjale duhet t’i kushtojmë vëmendje, që të njohim njerëz të palumtur. THASHETHEME Disa dyshime, një siguri: ata që duan të flasin keq për të tjerët, janë të pakënaqur. Zakonisht këta janë individë që luftojnë për të krijuar marrëdhënie njerëzore ose më keq, shkatërrojnë ato duke kritikuar gjithmonë gjithçka dhe gjithkënd. NEGATIVITETI Njerëzit…

Read More

Në lagjen “5 Maji” ka përfunduar një tjetër pallat, pjesë e projektit “Tirana Riverside”, i cili do të akomodojë 102 familje të tjera, kryesisht të prekura nga shpronësimet për projektin e rindërtimit nga tërmeti në këtë zonë. Godina 18, siç është vepruar me të gjitha godinat e banimit në lagjet e reja të rindërtimit, ka parkim nëntokësor për të gjitha familjet që do të banojnë aty, si dhe infrastrukturën përreth të konceptuar sipas idesë ‘Qyteti 15 Minutësh’. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se banorët do të hyjnë në apartamentet e reja përpara Vitit të Ri. “Kur…

Read More

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani ka reaguar pas zyrtarizmit të shkarkimit të tij nga Kryesia e PD-së. Në një komunikim me mesazh me gazetarin Osman Stafa, Dogjani reagon me ironi për vendimin, duke thënë se Basha duhet injoruar. “Nuk dua t’i jap rëndësi Bashës. Ai duhet injoruar. Basha ka fituar gjithmonë duke humbur. I ka dalë tepër, 7X7 baras 42 për të”, deklaroi Dogjani.Ai është mes 11 deputëtëve të cilët janë përjashtuar nga PD si mbështetës të Berishës, teksa lista me emrat e deputetëve të grupit parlamentar i ka shkuar Kuvendit dy ditë më parë.

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin dhe emërimin e disa ambasadorëve të propozuar nga qeveria. Kështu, Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit Ilir Boçka në Serbi dhe në vend të tij është emëruar Bardhyl Canaj. Lirohet z. Ilir Boçka nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, rezident. Lirohet z. Sami Shiba nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, Sulltanatin e…

Read More

SHBA-të kanë qenë krah për krah me Europën për qëndrimin ndaj Albin Kurtit për dështimin e dialogut, por tashmë “rolet” mund të ndryshojnë. ”The Guardian” zbulon se administrata Biden po heton përfshirjen e Beogradit në njësinë paraushtarake dhe po përpiqet të zbulojë misionin e saj në sulmin terrorist të së dielës, ku humbi jetën një polic i Kosovës. Nëse Vuçiç zbulohet se ka qenë i përfshirë, kjo mund të ndryshojë qasjen e SHBA dhe BE ndaj Kosovës, të cilën e kanë kritikuar për çështjen e dialogut me Serbinë. Kjo gjithashtu mund të çojë në sanksione ndaj Serbisë, shkruan The Guardian.…

Read More

Laert Haxhiu është ‘‘koka” e ngjarjeve të rënda kriminale të zbardhur nga anëtari i bandës së tij, tashmë i penduar i drejtësisë, Artan Tafani. Haxhiu është i arrestuar në Greqi ndërsa autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e tij në vendin tonë. ”Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të…

Read More

Nga Khue B. Luu/Gjashtë emigrantë të dyshuar janë shpëtuar nga pjesa e pasme e një kamioni në Francë, pasi BBC ndihmoi në gjurmimin e tyre dhe njoftoi policinë. Katër gratë vietnameze dhe dy irakiane ishin bllokuar brenda, në panik dhe duke luftuar për të marrë frymë. Njëri prej tyre foli për BBC nga brenda kamionit. BBC më pas ndihmoi për të kontaktuar policinë, e cila ndaloi kamionin. Policia franceze ka arrestuar shoferin dhe tani ka hapur një hetim për një rrjet të dyshuar të emigracionit të paligjshëm. NGJARJA“Rreth mesditës së së mërkurës, ekrani i telefonit tim u ndez. Ishte një…

Read More

“KFOR-i duhet të marrë në kontroll Veriun”, është apeli i kryeministrit Edi Rama për ndërkombëtarët pas sulmit të armatosur të grupit paramilitar serb në Zveçan. Gazetarja i kujtoi shefit të qeverisë se në një postim në Twitter më 19 qershor të këtij viti shprehej kundër asaj çka kërkoi sot, duke thënë ironizuar atë që ai e quante “Republika e KFOR-it” në Veri. “Nëse situata agravohet duke rikthyer KFOR-in në krye të punës, atëherë lamtumirë për kush di sa kohë dhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFOR-it në Veri të Kosovës”, shkruante Rama…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha ka vepruar me dorë të hekurt ndaj grupimit të deputetëve të Rithemelimit, mbështetës të Sali Berishës. Basha ka përjashtuar nga grupi i PD-së deputetët Ina Zhupën, Isuf Çelën, Asllan Dogjanin, Edi Palokën, Kastriot Pirolin, Lindita Metaliajn, Ludovik Hasanaj, Bujar Leskajn, Sorina Kotin dhe Tomor Alizotin. Në një reagim të saj, PD-ja shprehet se i ka nisur letër Kuvendit ku deklaron se 11 deputetët nuk janë më pjesë e grupit. Përjashtimi i 11 deputetëve nga grupi parlamentar është formalizimi i një vendimi të marrë kohë më parë, në kohën kur Gazment Bardhi ka…

Read More

Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës në Kuvend, ka kërkuar nga vendet aleate të Kosovës që t’i shpallin terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”. Kurti ka kërkuar edhe që sulmuesit që kanë arritur të ikin nga Kosova, të dorëzohen ose të ekstradohen tek organet e sigurisë në Kosovë. “Sulmuesit të cilët arritën të ikin duhet që të ekstradohen, duhet të dorëzohen në organet e Republikës së Kosovës. Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada Veriore’ duhet të shpallen terroriste edhe nga shtete tona mike, aleate, ashtu siç bëri Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, ka thënë se të dielën e 24 shtatorit përjetuam sulm agresor të bandave kriminale e terroriste të Serbisë, jo vetëm ndaj Policisë së Kosovës, por edhe ndaj shtetit, republikës e rendit dhe sigurisë tonë. “Sulmi i orkestruar nga bandat e maskuara kriminale e terroriste vrau zyrtarin tonë policor Afrim Bujakun dhe plagosi një zyrtar tjetër. Ishte ditë e rëndë për vendin tonë. Vrasja e tij u kthye në angazhim më të shtuar në luftimin e bandave kriminale e terroriste dhe në fitore të betejës nga Policia e…

Read More