Komandanti i KFOR-it, Michele Ristuccia, duke analizuar situatën në Kosovë, deklaroi se nuk ka zgjidhje ushtarake dhe se duhet të arrihet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. “Nuk ka zgjidhje ushtarake, ka vetëm një zgjidhje politike. Ne, ushtria mund të krijojmë kushte sigurie për të mbajtur gjallë dialogun. Dua të jem optimist dhe të mendoj se ajo që ndodhi mund t’i bëjë palët të mendojnë më me mençuri. Nëse kjo nuk ndodh, KFOR-i do të duhet të përfshihet më shumë”, tha Ristuccia, teksa shtoi se ajo që ndodhi gjatë fundjavës nuk ishte një pikë kthese, por një evolucion i marrëdhënieve…
Author: tirana
Ardhja në jetë e një fëmije është një ngjarje që ndryshon kryekëput jetën e një gruaje. Mirëpo shtatzënia nuk është vetëm “pritja e ëmbël” për të cilën lexojmë rëndom në rrjete sociale apo dëgjojmë në TV, ajo mbart me vete edhe disa rreziqe dhe sfida për të cilat pak njerëz flasin. Herë pas here, situata të pafavorshme mund të lindin gjatë procesit të lindjes që na sjellin përballë vendimeve të vështira, siç është zgjedhja midis shpëtimit të jetës së nënës apo të foshnjës. Edhe pse është një çështje delikate, Anabel Morales, një përdoruese e TikTok-ut gjeti guximin të fliste për…
Mbyllja e qeverisë amerikane të dielën duket e pashmangshme, ndërsa Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve vazhdojnë të mos bien dakord mbi buxhetin federal për 12 muajt e ardhshëm, ndihmën për Ukrainën, kontrollin e emigracionitë të paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë dhe programet e sociale në ndihmë të amerikanëve të varfër. Senati, që kontrollohet nga demokratët, po punon për një plan financimi 7-javor, që do të mbante hapur qeverinë deri në mes të muajit nëntor, duke u dhënë më shumë kohë ligjvënësve për të hartuar një buxhet të plotë për vitin e ardhshëm financiar, që fillon më 1 tetor. Megjithatë, kryetari i…
Presidenti i SHBA, Joe Biden u shpreh se demokracia në Amerikë po kërcënohet nga mbështetësit e Donald Trump. “Diçka e rrezikshme po ndodh në Amerikë tani. Kemi një lëvizje ekstremiste që nuk ndan bindjet themelore në demokracinë tonë. Ajo është lëvizja MAGA. Jo çdo Republikan, madje as një mazhorancë e republikanëve, nuk aderojnë në ideologjinë ekstremiste të MAGA-s”, theksoi ai. Akuzën e tij, Biden e mbrojti duke pretenduar se kjo forcë politike po sulmon shtypin e lirë me portretizimin e tij si armik i popullit, po sulmon sundimin e ligjit dhe po ushtron presion ndaj votuesve. Këto deklarata i bëri…
Zhdukja në det e Taulant Malshit, kthehet në pistën kryesore të hetimit për vrasjen e Fation Dervishi Rrëmbimi dhe zhdukja e Taulant Malshit nga Lezha, ngjarje e cila ka ndodhur në 2018 në Malaga të Spanjës, është një nga dy pistat kryesore që po heton policia me shpresën e zbardhjes së vrasjes së Fation Dervishit në fshatin Sukth të Durrësit. Gazetari Elton Qyno ka mësuar përmes burimeve pranë policisë kriminale në Durrës, se zhdukja pa adresë në Spanjë e Lezhjanit Taulant Malshi, lidhet me ngjarjen e Sukthit për shkak të vëllait të viktimës, Fatbardh Dervishi Ky i fundit aktualisht është…
Policia Rrugore e Tiranës ka zbuluar një rast të ofrimit të mitëdhënies, për të shmangur ndëshkimin administrativ dhe përgjegjësinë ligjore. Deri më tani, janë identifikuar 80 raste të tentativave për korruptimin e punonjësve të Policisë Rrugore të Tiranës gjatë këtij viti. Në një nga kontrollet parandaluese, Policia ka ndaluar shtetasin I. D., 50 vjeç, i cili drejtonte motomjetin pa kaskë mbrojtëse dhe nën efektin e alkoolit. Për të shmangur ndëshkimin, ai i ka ofruar punonjësve një shumë parash. Pas këtyre veprimeve, është nisur procedimi penal ndaj 50-vjeçarit.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar të thirren si dëshmitarë në procesin “Gërdeci”, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën dhe ish-ministrin e drejtësisë së kohës Aldo Bumçi. Përveç tyre, SPAK i kërkoi gjykatës që të japë sqarime edhe ish-ministri i Mbrojtes të asaj kohe, Fatmir Mediu. Sipas SPAK, lista me 52 dëshmitarë u depozitua në gjykatë ku kërkohet që ata të japin sqarime në lidhje me shpërthimin e Gërdecit në vitin 2008, ku u mor si i pandehur ish ministri Fatmir Mediu. Thirrja e Berishës dhe Bumçit ka të bëjë me një shkresë të dalë në atë kohë nga ministria…
Mjeku shqiptar Skënder Murtezani i cili është bërë baba në moshën 59-vjeçare, ka qenë në një lidhje me Skype në “Shqipëria Live”, ku tregoi emocionet dhe eksperiencën e tij. Ai jeton në Amerikë, ku ushtron edhe profesionin e tij si epidemiolog. I pyetur se pse mori vendimin që të bëhej baba në një moshë kaq të vonshme, Skënder Murtezani u shpreh se në martesën e parë nuk patën fëmijë sepse ish-bashkëshortja e tij nuk dëshironte. Ajo ishte e kënaqur me jetën që bënte dhe kjo ishte dhe arsyeja kryesore pse u ndanë. Epidemiologu shprehet se ka një respekt të madh…
Arrestohet familja shqiptare në Selanik, sekuestrohen 585 kg kokainë. Ja si çifti shpërndante drogën me anë të “biznesit familjar” në bashkëpunim me DEA Amerikane, pasi janë kapur me 585 kg kokainë, të ndarë në 500 pako. Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se 50-vjeçari së bashku me të shoqen 42 vjeçe dhe dy mbesat e tij, 33 dhe 21 vjeçe si dhe një 35-vjeçar grek, ishin posedues të lëndës së madhe narkotike, e cila u sekuestrua në dy automjete dhe në një banesë. Policia greke ka tentuar të ndalojë dy automjete në zonën e Agia Triada dhe Neo Epivaton. Një…
Janë publikuar pamjet e arrestimit të Artan Tafanit, bashkëpunëtor i drejtësisë, që çoi në zbulimin e disa vrasjeve dhe shpërthimeve me eksploziv. Ai shihet me kokën ulur, ndërsa rrethohet me forca të shumta policie. Nga të dhënat e policisë mësohet se Tafani është arrestuar në një hotel në qytetin e Lushnjes, pas kërkimit për vjedhjen e Exchange në zonën e ish Astirit. Tafani është shpallur i “penduar i drejtësisë” dhe pas arrestimit ka zbardhur një seri ngjajresh kriminale që lidhen me bandën e vrasësve nën drejtimin e të shumëkërkuarit Laert Haxhia.
Publikohen pamje nga vila luksoze e terroristit Milan Radoiciç në Veri të Kosovës, i cili udhëhoqi sulmin në fshatin Banjskë. Pamjet i ka publikuar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, duke thënë se sot është kryer bastisje në pronat e tij. “Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë”, shprehet Sveçla.
Analisti Arian Curri bëri një zbulim që askush nuk e priste dhe tregoi më shumë detaje mbi vendndodhjen e Arben Ahmetajt. Curri, në emisionin “Top Story” në Top Channel, pretendoi se Ahmetaj ka fituar azil tashmë dhe jeton në një vilë luksoze në Lugano të Zvicrës. Curri tha se të gjithë e dinë këtë zhvillim, por “duan të na bëjnë për budallenj”, ai tha se e di nga burime të sigurta që Ahmetaj ka fituar azil në Zvicër. “Dje pyetën Dumanin për Arben Ahmetajn, dhe del kryeprokurori i SPAK e thotë nuk e di ku është, megjithatë do ketë surpriza.…