Një propozim martese në ceremoninë e diplomimit të studentëve të universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Pak çaste para betimit një zemër me tullumbace të kuqe u shfaq para të gjithëve dhe Manuel i propozoi për martesë të sapo diplomuarës së tij të zemrës Angelinës. Ai u ftua t’i kërkonte dorën e saj para rektores së universitetit të Durrësit Prof. Dr. Kseanela Sotirofskit. Pas kësaj një ulje në gjunjë dhe vajza tha “PO”.
Author: tirana
Këtë vit, më shumë se 2,500 emigrantë kanë humbur jetën ose rezultojnë të zhdukur gjatë përpjekjeve për të kaluar detin Mesdhe dhe për të mbërritur më pas në Europë. Kjo shifër është rritur ndjeshëm, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku viktima mbetën mbi 1680 emigrantë. “Mesdheu është kthyer në një varrezë për fëmijët dhe të ardhmen e tyre. Numri tragjik i vdekjeve të fëmijëve që kërkojnë azil dhe siguri në Evropë është rezultat i zgjedhjeve politike dhe një sistemi joadekuat të migrimit”, tha Regina De Dominicis, përgjegjëse për këtë çështje në UNICEF.
Në raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri theksohet se organet e zbatimit të ligjit duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të identifikuar dhe hetuar në mënyrë të pavarur të gjitha akuzat për shkelje zgjedhore. Ndonëse i cilësoi ato si konkuruese dhe të administruara mirë, në raport ngrihen dy shqetësime, keqpërdorimi i burimeve shteterore dhe fenomeni i shitblerjes se votës. OSBE-ja kërkon nga autoritetet shqiptare po ashtu zbatimin e masave mbrojtëse efektive që garantojnë fshehtësinë e votës dhe parandalimin e frikësimit të votuesve, votimit në grup dhe votimit me përfaqësues. Ndër shqetësimet e ekspertëve të…
I konsideruar si koka e një linje trafiku të kokainës, një shqiptar është prangosur nga autoritetet britanike, pasi janë zbërthyer mesazhet e tij në aplikacionin “EncroChat”. Bëhet fjalë shtetasin Xhuljan Shehu, i cili sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani, ka një pasuri më shumë se 1 milionë paund, të vënë vetëm në katër muaj. Mes pasurive përfshihet një banesë në zonën “Pinner”. Sipas “NCA”-së 30-vjeçari shqiptar mbikëqyrte importimin dhe shpërndarjen e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe organizoi transportin që droga të shitej në qytetet belge Anvers dhe Bruksel. Të ardhurat nga tregtia e drogës u pastruan më pas…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se këtë të premte ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken rreth situatës në Kosovë. “Kam folur me Blinken ku u pajtuam se shtensionimi është i nevojshëm, një rol më i fuqishëm i KFOR-it, në veçanti në veri”, ka treguar të ketë thënë Vuçiç. “Mohova gënjeshtrat rreth një shkalle të lartë gatishmërie të ushtrisë serbe. Ne nuk pajtohemi me natyrën e asaj që ka ndodhur në Kosovë. Blinken më foli gjithashtu për disa masa. Unë thashë se jam kundër”, ka thënë Vuçiç ndër të tjera.
Arbenita Ismajli dhe ish-reperi Fero, edhe pse në proces divorci, ata shpesh “thumbojnë” njëri-tjetrin me postime. Modelja ka postuar një video të një personi që qesh ‘me të madhe’ ku shkruhet: “Le të rikthehemi bashkë, kam ndryshuar”. Dhe të gjithë aludojnë se pas këtij posti fshihet një mesazh drejtuar Feros. Mos vallë reperi i ka kërkuar të rikthehen?
Mediat e Kosovës kanë publikuar letrën e plotë të nënkryetarit të listës Serbe, Milan Radoiçiç i cili mori sot përgjegjësinë për të gjithë sulmin në veri. Nënkryetari i Listës Serbe ka pranuar se ka orkestruar të gjithë sulmin në veri të Kosovës me pretekstin se donte të trimëronte popullin serb, që sipas tij po ‘vuan’ nga regjimi i Albin Kurtit. Raidoiçiç thekson se nuk ka marrë asnjë sinjal nga Beogradi dhe as nuk i ka informuar për këtë lëvizje të tij. “Unë Millan Radoiçiq, biri i Rajkos, i lindur në vitin 1978 në Pejë – Kosovë …………… për shkak të…
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë bëri të ditur se Ankaraja do të bëjë përpjekjet e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe në Kosovë, raporton Anadolu. Këshilli lëshoi një komunikatë pas takimit në kompleksin presidencial në Ankara të kryesuar nga presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan). Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit. “Turqia do të bëjë përpjekjet maksimale për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe në Kosovë, ku do të marrë komandën e misionit të NATO-s,” thuhet në deklaratë. Ministria e Mbrojtjes më herët njoftoi se…
13-vjeçarja shqiptare Kler Çaku është shpallur kampione Evrope, duke shënuar një sukses të madh në shahun shqiptar. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Shahut përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook. POSTIMI: SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR! 13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, ne Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare Kjo fitore vjen, vetëm pak orë përpara ngjarjes së jashtëzakonshme, për sportin shqiptar. Ndërsa #Shqipëria, mbledh në #Durrës, yjet botërorë të shahut, Çaku i dhuron vendit të saj, një titull si…
Këngëtarja shqiptare Enca, ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat pasi në ballkonin e saj u gjetën vazo me hashash. Ajo u arrestua menjëherë, por kjo situatë nuk zgjati shumë, pasi këngëtarja u lira për pak ditë. Ditën e sotshme ajo ndau një fotografi nga pishina, ku duket se e ka marrë vetën dhe po i shijon rrezet e vjeshtës.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi se BE-ja është e gatshme të marrë në konsideratë “masat ndëshkuese” kundër Serbisë, nëse vendi nuk përmbush kërkesat e unionit. Kjo deklaratë e diplomatit të lartë vjen pak ditë pas sulmeve në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku. “Janë marrë masa në lidhje me Kosovën. Këto janë masa politike dhe financiare, ndër të cilat është pezullimi i vizitave dhe ngjarjeve të nivelit të lartë, me përjashtim të dialogut të udhëhequr nga BE. Ato masa kanë ndikim edhe në mbështetjen financiare për Kosovën. Pezullimi është i…
Në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm të cilësisë së universiteteve për Evropën Jugore, Shqipëria radhitet në fund të listës. Ndërsa të dhënat e vitit 2023, tregojnë se katër Universitete shqiptare kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar. Rënditësi i parë i universiteteve, Times Higher Education World University Rankings futi në renditje vetëm një universitet nga bota shqiptare, Universitetin e Prishtinës në pozicionin 1501. Ndërkohë universitet më të mira në Rajon janë 3 universitete serbe (renditur ne vendet e 801+, 1001+ 1501+, ???? 2 Universitete të Bosnjës, 1 Maqedonia, asnjë universitet nga Shqipëria. I…