Author: tirana

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Babunjë të Divjakës. Burime bëjnë me dije se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe ka përfunduar në kanalin vaditës në Babunjë. Mësohet se makina drejtohej nga një efektiv policie, më konkretisht shtetasi G.Rrahmanaj, 56 vjeç. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe po merr mjekim më të specializuar në spitalin e Lushnjes. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë e për pasojë makina ka përfunduar në kanal. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të…

Read More

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ndan shpeshherë në llogarinë e tij në “Instagram” momente nga jeta e tij personale. Së fundmi, ai ka kërkuar falje publike për çdokënd që ka ofenduar në rrjetet sociale. “Jeta është tamam si një labirint, asnjëherë nuk e dimë se çfarë sfide apo pengese tjetër vjen më pas. Unë mendoj që kemi dy opsione: të marrin kontrollin pasi kemi dalë jashtë tij dhe e dyta i bie të mbijetosh nën presion. Kërkoj falje, nuk jam unë ai por koha tregon më së miri. I kërkoj falje familjes sime që janë bërë pjesë e internetit…

Read More

Nga Edi Rama Në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kemi komunikuar në nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike e kemi gjetur një gatishmëri maksimale. Nga ana tjetër u kemi ripërcjellë aleatëve arsyet e moslinjëzimit tonë me deklaratën e fundit të BE-së, duke vazhduar të kërkojmë qëndrimin e tyre publik, lidhur me grupin e armatosur kriminal që vrau efektivin e policisë së Kosovës dhe lidhur me zinë kombëtare në Beograd për pjesëtarët e asgjësuar të…

Read More

Dy persona në Shkodër janë kapur dhe vënë nën hetim nga policia, pasi kryenin shpërthime me dinamit në liqenin e Shkodrës për të kapur peshk. Ata i spikatën duke peshkuar me këto mekanizma, të cilët përveçse dëmtojnë florën dhe faunën liqenore, rrezikojnë jetën e përdoruesve të tyre, për shkak të rrymës elektrike në ujë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti lundrues dhe mekanizmat elektrikë që përdoreshin për peshkim.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi bashkë me Drejtuesen Politike, Belinda Balluku zhvilluan një takim me përfaqësues të Asamblesë socialiste të Matit, Klosit, Bulqizës e Dibrës.Fokusi i diskutimeve ishte platforma e riorganizimit të strukturave, në të gjitha nivelet, riorganizim i cili i paraprin Kongresit të Jashtëzakonshëm.“Me Sekretariatin e S-së Blendi Klosi , Milva Ekonomi dhe Evis Kushi diskutuam me përfaqësues të Asamblesë socialiste të #Matit #Klosit, #Bulqizës e #Dibrës platformën e riorganizimit të strukturave, në të gjitha nivelet, riorganizim i cili i paraprin Kongresit të Jashtëzakonshëm”, shkruan Belinda Balluku.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Një autobus që transportonte studentë është përmbysur. Si pasojë, humbi jetën shoferi dhe një vajzë 14-vjeçare. Autobusi u përplas me një makinë dhe më pas përfundoi i përmbysur në rrugë, në zonën e Cheshire. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se panë fëmijët duke dalë nga dritarja e pasme e autobusit. Gjithsej 50 studentë u dërguan në spitale për trajtim mjekëso.

Read More

Satelitët e Elon Musk po mbushin çdo ditë e më shumë qiellin. Aktualisht, më shumë se 5000 “Starlink” po rrotullohen rreth Tokës. Në Twitter është publikuar një video, e cila pretendon se pasqyron të gjithë satelitët e Elon Musk që rrotullohen rreth Tokës. Megjithatë, edhe pse është vlerësuar për ofrimin e internetit në Ukrainën e shkatërruar nga lufta, astronomët kanë shfaqur frikën se këta satelitë mund të kthehen në problem serioz. Shkencëtarët janë të trembur se mund të përballemi me sindromën “Kessler”, e cila është nxjerrë në dritë për herë të parë nga shkencëtari i NASA-s, Donald Kessler në vitin…

Read More

Disa pjesë të Nju Jorkut janë zhytur nën ujë të premten në mëngjes pasi reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan përmbytje të shumta në të gjithë qytetin. Një stuhi e fortë shpërtheu mbi qytet të enjten, duke e lënë qytetin dhe disa pjesë të Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Konektikatit nën përmbytje. Njujorkezëve iu është kërkuar të mos udhëtojnë pasi sistemi i metrosë është pezulluar dhe shumë makina janë bllokuar në rrugë për shkak të ujit. 5 deri në 13 centimetra shi kanë rënë tashmë në të gjithë qytetin, sipas zyrtarëve të menaxhimit të emergjencave, dhe situata pritet të vijojë e njëjtë…

Read More

 Nisur nga zhvillimet e fundit brenda PD-së ku Basha përjashtoi 11 deputetë të PD-së, deputeti Saimir Korreshi nuk e sheh si problamatike edhe nëse i rezervohet i njëjti ‘fat’ nga Basha. “Kjo është kthyer në një parti private. Deri diku ne besuam dhe shpresuam sepse e dinim që jë non grata nuk i bën mirë PD. Aty jam dhe unë, se nuk e njoh si pjesë e PD. Punë e madhe po më përjashtoi ai. Ky kuvendi privat i Bashës mendoj se s’ka marrë formë ligjore. Sepse ka rregulla… Në 2025 do përballet me situatën, njerëzit do kërkosh votë.”- thotë…

Read More

Gjatë ndeshjes së futbollit mes Alebrijes Oaxaca dhe Dorados në Meksikë, një ndërprerje e papritur solli të qeshura dhe befasi tek shikuesit. Një qen bëri ‘hyrje madhështore’ në fushë, duke ndërprerë duelin. Rezultati ishte 4-0 në favor të Alebrijes Oaxaca kur katër putroshi u fut në fushë. Objektivi kryesor i qenit? Topi, të cilin portieri i Dorados, Hernan Mendoza, sapo e kishte marrë në dorë.

Read More

Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin. Dy vitet e fundit ka qenë veçanërisht e rëndësishme të keni një sistem imuniar sa më të shëndetshëm e të fortë për të përballuar viruset e bakteret. Ekspertët vënë theksin si gjithnjë tek vitaminat, ushqyerja e shëndetshme madje edhe suplementet në raste të caktuara. 4 nga vitaminat që ju duhen patjetër për të qenë në formë këtë vjeshtë: Vitamina A – Vitamina A ose retinoli është një ushqyes dhe antioksidant shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit dhe të…

Read More

Keisi, ish-e dashura e Stresit duket se po kalon disa ditë relaksi në Meksikë. Ajo nuk ka ngurruar të postojë edhe foto tepër provokuese në “Instagram”, të cilat janë pëlqyer dhe komentuar shumë. Në sy bien format e saj seksi, për të cilat Keisi është komplimentuar më së shumti më pëlqime dhe komente.

Read More