Kryeministri Edi Rama i është bashkuar thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dje për deeskalim të menjëhershëm në veri të Kosovës. “Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.”- shkruan Rama. Shtetet e Bashkuara shprehen shqetësime për ushtarakët e Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara. Në thirrjen lidhur me këtë zhvillim, Uashingtoni ashpërsoi tonet…
Author: tirana
Dashi Sot mund të ndani momente të veçanta dhe të krijoni kujtime të çmuara së bashku me partnerin. Ju gjithashtu mund të merrni një surprizë nga partneri juaj, si një darkë me qirinj ose një dhuratë speciale. Nëse jeni beqarë, sot mund të keni disa takime interesante. Është një kohë e mirë për të takuar njerëz të rinj. Ju mund të gjeni dikë që ju tërheq shumë dhe që ju bën të rrahë zemrën. Sot do të jeni të vendosur për të arritur qëllimet tuaja, duke treguar pasionin dhe duke përfshirë partnerin në planet tuaja të tanishme dhe të ardhshme.…
Një shtetase shqiptare në Greqi u kap prej prerësve të makinës grirëse të mishit dhe humbi jetën në një dyqan mishi në të cilin punonte si pastruese. Viktima ishte duke pastruar makinerinë dhe në rrethana ende të pa ditura, ajo nisi të punonte duke kapur flokët e saj dhe në vazhdim e tërhoqi derisa sa i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. E pranishme ishte edhe vajza e viktimës e cila po e ndihmonte të pastronin dyqanin e mishit. Në zonë mbërriti ambulanca por mjekët thanë se viktima humbi jetën në vend. Trupi i 50 vjeçares u dërgua në morg, ndërsa autoritet…
Alfred Vefa, autori i dyshuar i vrasjes së 35 vjeçares Klodiana Vefa është gjetur i vdekur, raportojnë mediat italiane. Ish-bashkëshorti i gruas që u vra mbrëmjen e së enjtes me armë zjarri në rrugë në një provincë të Firences, është gjetur i pajetë në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa. Sipas policisë, e cila e kërkonte prej orësh , ai vrau veten duke qëlluar me të njëjtën armë me të cilën dyshohet se ka qëlluar ish-bashkëshorten. Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për një makinë të dyshimtë dhe pas ndërhyrjes, u konstatua…
Sot deri në mesditë, vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të territorit por orët e pasdites sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë shtrirjes Lindore por gradualisht gjatë mbrëmjes dhe në orët e vona të natës pritet grumbullim i vranësirave në të gjithë territorin e Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor,…
Astrologu Jorgo Pulla, ishte i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku foli për parashikimin e horoskopit. Ai theksoi se do të ketë rritje financiare por ama Tetori mund të jetë muaji i skandaleve. “Në favor të Tetorit ka çështjet ekonomike financiare. Kemi një ndikim shumë të mirë. Më datë 9 kemi Afërditn në Virgjëreshë. Më 14 tetor kemi eklipsin diellor në peshore. Më 22 kemi eklipsin hënor. Mund të themi se është tetori i skandaleve”, tha ai. Pulla tha se hëna e plotë ndikon në realizimin e kontratave të ndryshme deri te ato shtetëroret. Sipas tij,…
Ashtu si u paralajmërua dje, kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për zhvillimin e një debati në Kuvend mbi zhvillimet në Kosovë dhe miratimin e një Rezolute mbi këtë situatë. Kuvendi i Kosovës, më datë 28.09.2023, ka miratuar një Rezolutë mbi sulmin terrorist të datës 24 shtator, ku jo vetëm dënon sulmin, por kërkon edhe anagazhimin e institucioneve për të kërkuar hetim ndërkombëtar. “Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke mbështetur plotësisht punën e policisë dhe institucioneve shtetërore të Kosovës për ruajtjen e integritetit të tyre territorial dhe funksionimin e shtetit ligjor në…
Partizani i këtij sezoni synon që të përsëritë suksesin e vitit të kaluar, teksa fitoi titullin kampion. Boshti i skuadrës në këtë edicion është përqendruar shumë te loja e futbollistëve afrikanë, me 5 të tillë që janë pjesë e ekipit. “Sport News” në “News 24” ka intervistuar pikërisht 5 futbollistët afrikanë të të kuqve, të cilët kanë treguar jetën e tyre të përditshme në vendin tonë, por edhe ambiciet që kanë. Në një bashkëbisedim me moderatoren Trevisa Tufa, ata kanë zbuluar disa nga sekretet e klubit të kuq. Si po shkon jetesa në Tiranë? A ka qenë e lehtë të…
Policia e Las Vegas ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e reperit Tupac Shakur, e cila ka mbetur e pazbardhur prej 27 vitesh. Dwayne Davis u arrestua të premten në mëngjes, sipas dy zyrtarëve të cituar nga Associated Press. Davis ka qenë prej kohësh i njohur për autoritetet, pasi ka pranuar në intervista se ai ishte në Cadillac-un nga i cili u qëllua për vdekje reperi. Tupac po shkonte në një klub nate pas një ndeshje të boksierit Mike Tyson me bashkëthemeluesin e Death Row Records, Suge Knight. Ndërsa BMW-ja luksoze e dy burrave priste në semafor, një Cadillac…
Ndryshimet klimatike, El Niño dhe lufta e Rusisë kanë bërë që çmimet e ushqimeve të rriten pasi vendet po kufizojnë eksportet. Si të gatuani një vakt kur një përbërës kryesor është i papërballueshëm? Kjo pyetje po bëhet në familjet në mbarë botën pasi ato po përballen me mungesë të ushqimeve thelbësore si orizi, vaji i gatimit dhe qepa. Kjo për shkak se vendet kanë vendosur kufizime në ushqimin që eksportojnë për të mbrojtur furnizimet e tyre nga efekti i kombinuar i luftës në Ukrainë, kërcënimi i El Niños për prodhimin e ushqimit dhe dëmtimi në rritje nga ndryshimet klimatike. Është një…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të saj në Kosovë. Sipas Kurtit, sulmi ndaj Policisë së Kosovës më 24 Shtator ilustron përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën, me ndihmën e aleates së saj, Rusisë. “Këta persona duan ta kthejnë kohën pas. Ata janë në kërkim të një makine për kthimin e kohës. Ata duan ta kthejnë kohën për 30 vjet pas. Por, kjo nuk do të ndodhë. Ne na duhet NATO-ja sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë dhe ushtria serbe së fundi po forcon kapacitetet e saj…
Drejtësia italiane e ka dënuar me 12 vite burg 56-vjeçarin shqiptar që u kap duke drejtuar një kamion me 43 kg kokainë në Itali në vitin 2020. Shqiptari akuzohej se e kishte transportuar ngarkesën nga Belgjika në Piacenza, duke kaluar përmes Suzës, ku u kontrollua për herë të parë. Së bashku me të, akuzohet edhe një shqiptar tjetër, i cili është dënuar më herët me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar.