Bashkia Mat mikpriti panairin me temë “Duar artët e të moshuarve” me prodhime tradicionale matjane. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Agron Malaj thekson se kjo bashki i kushton një vëmendje të shtuar pensionistëve. “1 Tetori është përcaktuar si dita e të moshuarve. Sot në Sheshin “Kastriotët” nga Shoqata Bashkimi i Përgjithshëm Vijues i Pensionistëve të Shqipërisë u organizua panairi me temë “Duar artët e të moshuarve” me prodhime tradicionale matjane. Bashkia #Mat ka një vëmendje të shtuar ndaj pensionistëve dhe po përpiqemi maksimalisht për të ndërtuar një mjedis dhe klimë të ngrohtë dhe favorizuese për ta. Kontributi…
Author: tirana
Buxheti i shtetit planifikon jo më pak se 1 miliardë lekë në muaj vetëm për pensionistët ose saktësisht 12,3 miliardë lekë gjithsej. Po njëjtë edhe për pagat. Nga prilli 2022, për dy vitet e ardhshme, pritet dyfishimi i tyre. Vetëm në 2025 qeveria mbyll reformën e pagave në sektorin publik. Fondi i pagave deri në fund të korrik 2023 u rrit me 7 miliardë lekë. Kjo ishte rritja e pagave në vitin e parë të reformës, që filloi me 7 për qind, për shërbimet themelore, deri në 98 për qind rritje, për funksionet e larta qeverisës. Totali i shpenzimeve për…
Një 55-vjeçar, banues në Tiranës është nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës, pasi mësohet se u rrëzua aksidentalisht. Shtetasi me inicialet A.P. thuhet se ka marrë dëmtime pas rrëzimit teksa riparonte çatinë e banesës në fshatin Shkozë, të Korçës. I lënduari është nisur menjëherë drejt spitalit të Korçës për të marrë kujdesin e duhur. Njoftimi i Policisë: Mesditën e sotme, në fshatin Shkozë, Maliq, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, duke riparuar çatinë e banesës së tij, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u transportua për mjekim në spitalin…
Shampo e thatë thith papastërtitë dhe vajin nga skalpi i kokës pa pasur nevojë të lani flokët. Shampo e thatë është një nga produktet bazë të stilimit për shumicën e njerëzve. Mjaftojnë disa spërkatje për të parë flokët tanë të rinovuar thuajse… në mënyrë magjike, pasi në pak minuta janë të freskët dhe të pastër, pa pasur nevojë t’i lani më parë. E ndërsa sigurisht e duam freskinë e shpejtë dhe të menjëhershme që jep, kjo nuk do të thotë se mund ta përdorim si zëvendësim për kujdesin e tyre, pasi përdorimi i përditshëm mund të dëmtojë skalpin dhe flokët tanë.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një aktivitet të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, se problemi me Veriun është krijuar edhe nga fakti se ish-kryeministri Hashim Thaçi, ishte zotuar vite më parë se nuk do të fuste Forcën e Sigurisë së Kosovës në atë zonë. Kurti e ka cilësuar këtë si një “zotim të njëanshëm” që sipas tij ka krijuar një boshllëk që duhet mbushur. “Kufiri ynë duhet të ruhet. Ky vakum që është atje duhet të mbushet, dhe për këtë jemi duke shtuar bashkëpunimin me aleatët tanë ndërkombëtarë, e ata trupat e KFOR-it”, thotë Kurti.
Një i ri me origjinë nga Pakistani ka rrëmbyer çantën me para të një kambisti pranë Parkut Miqësia, në Sarandë dhe ka ikur me vrap. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Sarandës. Kambisti, Besnik Kola ka bërtitur dhe zëri i tij është dëgjuar edhe nga punonjësit e Policisë Bashkiake që ndodheshin për normalizimin e trafikut rrugor te kryqëzimi “Te Myrtajt”, të cilën i janë vënë pas hajdutit. Pas një ndjekjeje nëpër rrugica, hajduti është kapur nga punonjësit e Policisë Bashkiake dhe i është dorëzuar forcave të Policisë së Rendit në Sarandë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion se në afërsi të disa shkollave në Laprakë, një shtetas shiste lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, në rrugën “Gjergj Legisi”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 23 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 23-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte…
Kostoja gjithnjë e në rritje e banesave është bërë tashmë pan-europiane. “Kemi frikë se do të mbetemi në rrugë në çdo moment!” tha Alcina Lourenço, një banore e Lisbonës e cila është goditur nga kriza e kostos së strehimit, të cilën qeveria portugeze nuk ka arritur ta trajtojë pavarësisht një sërë masash që njoftoi së fundmi. Mijëra portugez, të cilët mendojnë se veprimet e qeverisë socialiste nuk janë të mjaftueshme, pritet të dalin sot në rrugët e Lisbonës dhe rreth 20 qytete të tjera të vendit për të demonstruar. Nga njëra ditë në tjetrën, një 49-vjeçare tha se qiraja ishte…
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani. Zhvendosja trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen rreth një javë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor. Shefi i diplomacisë së BE-së tha për disa media ndërkombëtare se blloku është duke diskutuar me partnerët dhe aleatët e vet për gjendjen e tanishme veri të Kosovës, ku sasia…
Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar nis edicionin e 62-të këtë vit dhe do të mbahet në dhjetori. Deri janë zbuluar emrat e prezantuesve, Almeda Abazi dhe Xhani Shqerra. Kryefjala e çdo festivali janë artistët dhe këtë vit siç ka mësuar Kryefjala.com do të ketë shumë artistë të rinj. Megjithatë disa nga emrat “big” janë Vesa Luma e cila do të vijë në një duet me partnerin e saj, Big Basta. Kënga thuhet se do të jetë e zhanrit hip-hop. Ardit Çuni thuhet gjithashtu se do të jetë një tjetër emër që pritet të bëhet pjesë e këtij shoë.…
Rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, është çarë një tub gazi i karburantit. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit. Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, kanë dalë dy video intime ku protagoniste janë dy vajza të showbizit shqiptar. Njëra, tha Karamuço, është shumë e njohur. Karamuço tha se nga mesazhet në telefon është zbuluar gjithashtu se për një prej vajzave më të bukura të showbizit shqiptar, personazhet e krimit paguajnë deri në 100 mijë euro në ditë. ”Po qarkullon video gjysmë erotike, dy personazhe të showbizit, njëra ka dalë aty që do të thotë është filmuar nga ai. Ne presim hetime…