Author: tirana

Të shtunën është vërejtur lëvizja e një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës, pas shqetësimeve që Uashingtoni dhe Brukseli shprehën për zhvendosjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën. Qyteti i Predejanit ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë. Kolona me automjete të ushtrisë serbe, siç thekson reporteri i Radios Evropa e Lirë, rreth mesditës po lëvizte nga jugu në veri të vendit. Zhvendosja trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen rreth një…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi Partinë Socialiste dhe Kryeministrin Edi Rama një skuadër fituese, që e çon vendin përpara. Në një intervistë për Top Neës, Veliaj tha se ndryshe nga opozita, që përçahet për poste dhe për vota, PS është e bashkuar për të bërë punë të mira për vendin dhe qytetin. “E kam thënë shpesh, duhet t’u bëhen gjunjët me kallo atyre që luten për një përçarje mes nesh. Unë besoj se kur njerëzit bashkohen prej misionit dhe jo prej banalitetit, atëherë ka gjithmonë hapësirë për unitet dhe për të bërë punë të përbashkëta. Qartazi, e kemi…

Read More

Gazetarja e “Ndryshe” i ka bërë një rreng Rudina Dembacajt, duke e telefonuar dhe duke i thënë se posedon foto të Mark Frrokut duke e tradhtuar me një bjonde simpatike. Mirëpo, Rudina nuk u shqetësua aspak nga kjo telefonatë, madje nga ana e saj nuk kanë munguar as batuta të tipit: “Do ta lë Markun, ka burra boll”. “Mos e ke ngatërruar, se burri im natë për natë ka qenë në shtëpi. Natën nuk bëhet fjalë njëherë. Ditën kam punët e mia nuk e kam mendjen ku ndodhet burri”, shprehet Rudina. Në këtë moment Aurela (gazetarja) i kërkon 5 mijë…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk do të lejohet të zhbëjë atë që është arritur në rajon së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. “Mbi 2 dekada pasi Millosheviçi shkatërroi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, togeri i tij Vuçiç tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-në dhe BE-në: paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Read More

Flakët në masivin pyjor të Pishporos vijojnë të përhapen me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha. Era dhe kushtet atmosferike kanë favorizuar përhapjen e zjarrit. Mësohet se në ndihmë të forcave operacionale ka mbërritur një buldozer, i cili do të mundësojë hapjen e rrugëve për të parcelizuar masivin në mënyrë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse dhe efektivëve të forcave të armatosura të jetë më e lehtë.

Read More

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në New York pasi stuhitë shkaktuan përmbytje masive. Shumë prej sistemeve të metrosë, rrugëve dhe autostradave të qytetit u përmbytën, ndërsa të paktën një terminal në aeroportin LaGuardia u mbyll gjatë ditës së djeshme. Emergency in nyc pic.twitter.com/oNl1idC937— EveryThing Plus ULTRA (@EveryTPlusULTRA) September 29, 2023 Kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams paralajmëroi njerëzit se koha është për “vigjilencë të shtuar dhe kujdes ekstrem” pasi ishte vendosur një gjendje e jashtëzakonshme. Major flooding in Brooklyn today. It’s crazy out here. Everyone stay home and be safe. #brooklynflooding pic.twitter.com/LGKK9BTwSV— shaone (@shaonedon) September 29, 2023…

Read More

Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra rrezikojnë të përballen me efektet anësore të trajtimeve estetike vite më vonë. Një studim i publikuar nga “The Sun” konstaton se trajtimet mund të shkaktojnë gunga, ënjtje dhe dhimbje në fytyrë pasi sistemi imunitar sulmon acidin hialuronik të përdorur në shumicën e injeksioneve. Spero Theodorou, një kirurg plastik në Nju Jork, duke folur në një konferencë të Shoqatës Britanike të Kirurgëve Estetikë Plastikë, ai tha se ata që kanë bërë injeksione poshtë syve janë më të prekurit. Ankesat për efektet anësore janë shtuar në vitet e fundit, pasi përhapja e procedurave të tilla është rritur nga yjet televizive. Marc…

Read More

Një 35-vjeçare shqiptare ka rënë pre e një mashtrimi financiar në Rodos të Greqisë. Një burrë i cili është prezantuar si kontabilist e ka bindur të bëjë veprime të caktuara në telefonin e saj. E reja shqiptare nuk e dinte se kishte rënë pre e një mashtruesi i cili arriti të kishte akses në llogarinë banker të së resë. Duke mos dyshuar se kishte të bënte me një mashtrues, 35-vjeçarja ndoqi udhëzimet e tij dhe pa dashur i dha akses në llogarinë e saj bankare. Më vonë shqiptarja zbuloi se tre transferta të shumave prej 2998, 2990 dhe 2980 euro…

Read More

Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, njëherit ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën beson se Kosova aktualisht po përjeton “krizën më të rrezikshme” që nga shpallja e pavarësisë dhe se gjërat lehtë mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shkatërrojnë gjithçka që u arrit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbinë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Duke komentuar ngjarjet e 24 shtatorit në Manastirin e Banjskës, Petritsch, thekson se konfrontimi vetëm do ta kthej rajonin prapa, prandaj ajo që duhet të ndodh tani, sipas tij, është një përpjekje e re e Brukselit për të rikthyer të dyja palët në tryezën e…

Read More

Që pas përfundimit të “Big Brother”, ndryshe nga ish-banorët e tjerë, Efi zgjodhi që të tërhiqej disi nga zhurma mediatike. Daljet e saj publike kanë qenë të rralla dhe të përqendruara vetëm sa u përket projekteve të saj. Efi duket se i shmanget pyetjes në lidhje me të dashurin e saj. Ajo ka marrë një pyetje për të dashurin dhe gjatë një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit e saj në “Instagram”. “Je e lumtur me çdo gjë që deri tani çfarë ke arritur? Dhe a je akoma me të dashurin?”,është pyetje që ndjekësja i drejton Efit. Kjo e fundit i…

Read More

Trupat e tre terroristëve të vrarëve në Banjskë të Zveçanit do t’ju dorëzohen sot familjarëve. Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se trupat e të vrarëve sot i marrin familjarët e tyre. Aksioni në Banjskë të Zveçanit nisi në orët e para të së dielës, pas vrasjes së efektivit Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Më pas policia u kundërpërgjigj, duke vrarë 3 prej anëtarëve të grupit të armatosur, të cilët ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Banjskës. Ky aksion i serbëve është cilësuar si terrorist nga Policia e Kosovës, ambasadorët…

Read More

‘Big Brother Vip Albania 3 ishte planifikuar të fillonte në vjeshtë të këtij viti. Edicioni i tretë i këtij formati do ta kishte nisjen në 3 muajt e fundit të 2023-shit por paska ndryshuar datë. Sipas burimeve të n’ZOOM mësohet se me të filluar ‘Dancing with the stars’, ‘BBVA’ është shtyrë për në janar të vitit që po vjen.

Read More