Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan do këtë të dielë, do të zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së arrestit për shtetasit e arrestuar si pjesë e bandës së Laert Haxhiut. Seanca gjyqësore do drejtohet nga Gjyqtarja Megi Strakosha. Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest në burg” për 10 të arrestuarit e bandës së Laert Haxhisë. Anëtarët e kësaj bande që ka shkaktuar disa viktima përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”, i cili bëri të mundur kapjen e disa personave…
Author: tirana
Zonja e Parë Armanda Begaj, i bashkohet “Tetorit Rozë” , në ndihmë të grave dhe vajzave që vuajnë nga kanceri i gjirit si pjesë e përpjekjes mbarëbotërore të sensibilizimit për kujdesin shëndetësor. Begaj e vlerëson këtë muaj, si moment për reflektim, ndërgjegjësim dhe solidaritet. “Gjatë 31 ditëve të tetorit, secili nga ne të ketë një moment reflektimi për çfarë do të thotë të jetosh normalisht në çdonjërën nga 365 ditët e vitit pas diagnostikimit me kancerin e gjirit”. Begaj inkurajon gjithkënd të ndajë eksperiencat dhe përjetimet në përballimin e sfidës së vështirë. “Eksperiencat janë unike për këdo, por të gjithë…
Kanceri i gjirit, është sëmundja që u merr jetën miliona grave kudo në botë. Për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Fillimi Tetorit nënkupton fillimin e muajit të ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit. Muaji i vetëdijesimit të Kancerit të Gjirit, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje. Simptoma e parë e dukshme që shfaq kanceri i gjirit është një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se…
Këtë të dielë, moti do të jetë me kthjellime në zonën veriperëndimore, vranësira mesatare në juglindje, verilindje. Temperaturat minimale do të luhaten 10-17 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 23 -28°C në veri, 30 -33°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jete me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 7-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 -4 ballë në det të hapur.
Dashi Të dielen tregohuni të kujdesshëm në dashuri veçanërisht nëse keni të bëni me dikë nga Bricjapi ose Gaforrja. Në punë, megjithatë, është koha ideale për avancim në karrierë. Ju mund të bëni kërkesat tuaja ose të kërkoni një rritje. Përveshni mëngët nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Demi Të dielen 1 tetori marrëdhënia juaj është më e fortë se kurrë ndaj shijoni këtë moment qetësie. Në punë do të ketë një mënyrë për të filluar përsëri në një mënyrë fantastike shumë shpejt. Binjakët Të dielen mos u dorëzo menjëherë në dashuri, prit para se të kuptosh se…
Monika Kryemadhi ka treguar sonte pse ka filluar palestrën. Janë të shumta postimet e saj në rrjetet sociale ku tregon kujdesin për fizikun. “Kur po kthehesha nga Gjermia tentova të ngre valixhen e dorës te kabina avionit dhe nuk kisha fuqi, nuk më kishte ndodhur më parë pasi kam qenë shumë e fuqishme, aty ndjeva momentin e fundit sesi mund të isha aq pa fuqi. Kur u ktheva ja tregova doktoreshës atë që më kishte ndodhur dhe ajo më tha ti nuk ke më muskuj, je vetëm një skelet me lëkurë”- tregoi Kryemadhi për emisionin “Fit”. E pyetur nëse bashkëshorti…
Luana Vjollca ka reaguar për herë të parë pas spekulimeve për videot intime. Në një postim në Instagram, teksa ka zbuluar një pjesë të trupit ajo ka mohuar gjithçka. “Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot, ka vendosur të rrugë tjetër në këtë jetë, për t’ia dalë, rrugën e punës,” shkruan Luana. Ajo ka zbuluar edhe kraharorin, teksa thekson se nuk ka tatuazhe në trup, ndryshe nga vajza në video.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë që të kalojë në vendkalimet administrative me Kosovën, duke shtuar se do të tërheqë forcat serbe nga zona. Vuçiç u shpreh se përshkallëzimi i konfliktit do të ishte joproduktiv kur të vjen tek dëshira e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, shkruan Euronews Serbia. “Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të shkatërrohet pozicioni ynë që kemi ndërtuar për një vit? Ta shkatërrojmë atë brenda një dite? Serbia nuk dëshiron luftë,” theksoi Vuçiç. Ai shtoi se paralajmërimet e Uashingtonit…
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar lidhur me mbylljen sot të Presidencës së dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Hasani shkruan se Shqipëria ndihet krenare që ka drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit në një periudhë kaq kritike. “Shqipëria përmbyll sot Presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në fokus të së cilës ishte nevoja urgjente për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën. Ndihemi krenarë që kemi drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit në një…
Vatrat e zjarrit në masivin pyjor të zonës së mbrojtur në Pishporo vijojnë ende të jenë aktive. Sipas prefektit Lefter Shehaj, vatrat vijojnë të jenë aktive me intensitet më të ulët gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që riaktivizohen të favorizuara nga era e fortë. Zjarrin masiv të 5 ditëve, Shehaj e ka konsideruar katastrofë mjedisore jo vetëm për shkak të sipërfaqes së konsiderueshme të përshkruar nga vatrat e zjarrit, por edhe për ndotjen e ambientit në të gjithë zonën e mbuluar nga tymi.
Aldi Mustafa, i njohur si pjesë e grupit të “Rrumit të Shijakut”, është vënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme. Ai është arrestuar në zonën e ish-kënetës në Durrës, pasi po lëvizte me armë pa leje në makinë. Aldi Mustafa ishte bashkë me një person tjetër në makinë. Aldi Mustafi njihet si mik i të “fortit të Shijakut’”, Alekasandër Lahos, dhe se një vit më parë i është vendosur tritol në pjesën e pasme të makinës në zonën e Shkozetit.
Gazetari Artan Hoxha sqaron se telefonat me aplikacionin e kriptuar SkyeCC nuk mund të bëjnë komunikim përmes videove dhe as mund të bëjnë transferim videosh. Postimi i Hoxhës vjen pas reagimeve se SPAK ka çkoduar telefonin me programin e kriptuar skyeCC të një personazhi të rëndësishëm të krimit të organizuar, dhe se janë gjetur video të personazheve shumë të njohur të televizioneve shqiptare. Sipas Hoxhës, SPAK nuk mund të shpërndajë përmbajtjet video jo vetëm sepse telefonat nuk bëjnë komunikim video e as t’i shpërndajnë ato, por edhe sepse hetimet për zhdukjen e Martinajt po bëhen nga prokuroria e Kurbinit. “Aplikacioni…