Një foto e modeles Kendall Jenner dhe vajzës së lypsare, shkaktoi lum komentesh në rrjetet sociale. Kendall është filmuar teksa po shëtiste rrugëve të Parisit. Në një moment, ajo kaloi pranë një vajze të vogël dhe nënës së saj lypëse. Vajza e shikoi me mall manekinen. “Kjo është një botë e çuditshme”, “Dy anët e jetës”, “Fotografia më trishtoi shumë”, “Uroj që të pasurit t’u kushtojnë vëmendje atyre që kanë vërtet nevojë për ndihmë”, janë disa nga komentet në rrjetet sociale.
Author: tirana
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rral, Anila Denaj inspektoi punimet në hidrovorin e Karavastasë, që do të garantojë kullimin e rreth 7 mijë hektarë tokë bujqësore në bashkitë Divjakë e Lushnje. Hidrovori një vepër e ndërtuar në 1970, është nga më të rëndësishmit në Shqipëri dhe ndër të mëdhenjtë në Ballkan. “Prej më shumë se dy vitesh po punohet në strukturën ndërtimore të tij dhe për zëvëndësimin e 7 elektropompave ekzistuese, që do të mundësojnë largimin e ujërave, për çdo situatë të mundshme me reshje shiu. Kërkova zbatimin në kohë të kontratës dhe plotësimin e të gjithë kushteve teknike sipas…
Sali Berisha, ka postuar një video në Facebook, ku thotë se ”Rama me McGonigal, grup i strukturuar kriminal do kenë të njëjtin fat!”.
Rruga “Muzakët” në Njësinë 9 u asfaltua nga Bashkia e Tiranës, e cila gjithashtu po kryen edhe punimet në sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha. Gjatë një inspektimi, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se, pas përfundimit të punimeve në arteriet e mëdha të Tiranës, tani po i kushtohet vëmendje urbanizimit në rrugët dhe rrugicat nëpër lagje. “Në Njësinë 9 kemi bërë shumë punë, duke nisur nga shkollat e reja “Kristo Frashëri”, “Vaçe Zela” e “Qazim Turdiu”, kopshti, këndi i lodrave: E kemi nxjerrë lagjen në dritë! Sfida jonë tani është në çdo lagje, xhepat dhe rrugicat si këto. Pas akseve…
Kryeministri Edi Rama dënon sulmin terrorist pranë ministrisë së Brendshme në Ankara të Turqisë. Kreu i qeverisë e cilëson një akt të neveritshëm dhe i bën apel Europës që ta mbështesë Turqinë në luftën kundër terrorizmit. “Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, shkruan Rama. Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në Ankara të Turqisë. Ministri i Brendshëm i Turqisë thotë se një kamikaz hodhi veten në erë përpara ndërtesës së ministrisë…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar sërish sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Ai tha se do të dalë me dëshmi se çfarë ka ndodhur më 24 shtator, ku sipas tij të paktën një serb është vrarë brutalisht. “Shtatë ditët më të vështira në 15 vitet e fundit janë prapa nesh, për shkak të ngjarjeve në Kosovë, por edhe për fushatën e përgjithshme të nisur kundër Serbisë, fushatën e gënjeshtrave dhe fushatës së të pavërtetave”, tha Vuçiç. Ai ka deklaruar se ditët e kaluara “ka pasur gënjeshtra të shumta për praninë e forcave tona ushtarake dhe se i ka…
Aldi Mustafa u arrestua një natë më parë në Durrës, ndërsa lëvizte me armë me vete në makinë. Mustafa kishte planifikuar një vrasje. Vetë policia, njofton se ai vënë në pranga ndërsa po shkonte për të vrarë dikë, por ende nuk dihet se kush ishte vënë në shënjestër. Bashkë me Mustafën, është vënë në pranga është bashkëpunëtori i tij Klevis Kurdiu, 27 vjeç, i cili po lëvizte në të njëjtën makinë me mikun e Aleksandër Lahos, njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, falë inteligjencës policore se një shtetas…
Shqipëria dënon sulmin terrorist të ndodhur mëngjesin e sotëm në Ankara të Turqisë. Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale, ka dënuar sulmin ku mbetën të plagosur dy oficerë policie dhe shprehu solidaritet të plotë me Turqinë, duke refuzuar çdo formë të dhunës terroriste. “Shqipëria dënon ashpër sulmin terrorist në Ankara. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe refuzojmë çdo formë të dhunës terroriste. Mendimet tona janë me të lënduarit, teksa i urojmë atyre shërim të shpejtë!”, shkruan Hasani. Turqia u trondit nga një sulm kamikaz pranë Ministrisë së…
Presidenti Bajram Begaj është takuar me një grup të moshuarish në fshatin Togëz, në Librazhd. Në këtë takim, Presidenti Begaj u shpreh se: “Gjej rastin të shpreh domosdoshmërinë e një vëmendjeje të shtuar ndaj të moshuarve, jo vetëm nga institucionet, por nga çdokush që mund t’i qëndrojë pranë atyre, që mund të komunikojë me ta, t’i dëgjojë, apo t’u japë një dorë ku të mbështeten.” Presidenti Begaj apeloi për më shumë dashuri e vëmendje ndaj tyre: ”Pasi i kanë shërbyer me përkushtim familjes, shoqërisë, vendit, të moshuarit meritojnë të marrin në këmbim mirënjohjen, respektin, dhe mbi të gjitha, çdo shërbim…
Kim Kardashian dhe motra e madhe Kourtney Kardashian u vunë për herë të parë në radarin e publikut kur u shfaqën në hitin e familjes së tyre. Shfaqja televizive “Keeping Up With The Kardashians”. Pavarësisht stilit të tyre të jetesës dhe ngjitjes së vazhdueshme, duket se ka pasur gjithmonë përplajse mes dy motrave më të mëdha. Përleshja e fundit mes dyshes u shkaktua kur ato bashkëpunuan veçmas me shtëpinë italiane të modës “Dolce & Gabbana”. Duke kaluar nga lufta e tyre në sezonin e kaluar “The Kardashians” në Hulu, episodi premierë i sezonit të katërt pa që grindjet të vazhdonin.…
Tre persona janë vënë në pranga, pasi shkelën rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, dhe si pasojë u dëmtua një tub i cili shkaktoi rrjedhje gazi në një karburant në rrugën “Sadik Petrela”, në Shkozë. Njoftimi Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit A. Ç., 58 vjeç, (administrator në një subjekt), Xh. R., 38 vjeç, (menaxher i subjektit), dhe M. H., 54 vjeç, (shofer), të tre banues në Tiranë. Shtetasi Xh. R., menaxhon një subjekt në rrugën “Sadik Petrela”, të palicensuar për tregtimin e hidrokarureve. Ditën e djeshme, shtetasi M. H., duke parkuar automjetin…
Vrasësi i Klodiana Vefës ka vdekur, shoqja më e ngushtë dhe e besuar e viktimës nuk gjen qetësi. “Pas vdekjes së Klodianës praktikisht u mbylla në shtëpi, thotë gruaja, ai ishte ende pranë dhe i armatosur. Mund të vinte të më kërkonte dhe të më vriste edhe mua. Më urrente dhe më kishte frikë se i qëndrova përballë”. Shqetësimi i saj është se për dashurinë e fëmijëve, Klodiana nuk e raportoi kurrë vrasësin e saj të ardhshëm, Alfred Vefa, 44 vjeç, i cili e ekzekutoi në rrugën e Castelfiorentino (Firence) të enjten e kaluar në orët e mbrëmjes. “Më shumë…