Teuta ia ka dalë të triumfojë 0-1 ndaj Egnatias në transfertë. Kështu, tekniku i “Djemve të Detit”, Edi Martini merr suksesin e parë me skuadrën, që prej rikthimit në këtë ekipi. Në Rrogozhinë vendosi një gol i Filit pas 60 minutash lojë. Egnatia renditet në vendin e parë me 13 pikë, 3 pikë më shumë se Tirana që ka edhe dy ndeshje më shumë në dispozicion për të luajtur. Në krahun tjetër, durrsakët renditen në vendin e shtatë me 8 pikë. Në takimet e radhës, ekipi i Tetovës pret Dinamon. Djemtë e Edi Martinit kanë përpara një sfidë tejet të…
Author: tirana
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se vendi i tij ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë. Policia e Kosovës u sulmua nga një grup prej rreth 30 personave të armatosur dhe maskuar në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. “Serbia u mungua vazhdimisht të thotë se nuk ka të bëjë asgjë më këtë sulm, por faktet që do të publikohen dëshmojnë që përgatitjet, trajnimet dhe…
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas sulmit terrorist të ndodhur sot në Ankara. Ai deklaroi se aksioni i sotëm është lufta e fundit kundër terrorizmit. “Aksioni i sotëm në mëngjes, në të cilin u neutralizuan dy kriminelë si rezultat i ndërhyrjes në kohë të njësive tona policore, është lufta e fundit e terrorizmit. Të poshtër ata që kërcënojnë qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve nuk i kanë arritur qëllimet dhe nuk do t’i arrijnë kurrë. I uroj shërim të shpejtë policëve tanë që u lënduan lehtë gjatë ndërhyrjes në incident dhe i uroj më të mirat vëllezërve tanë…
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve në Pishë Poro të Fierit. Sipas ministrisë, Greqia ka dërguar në vendin tonë një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri. “Falenderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile!”, shprehet ministri Niko Peleshi.
Disa ditë më parë, programi “Për’puthen” ka qënë tepër i tensionuar mes konkurrenteve, të cilët janë në kërkim të dashurisë. Konkurrentët janë përplasur me njëri-tjetrin duke patur edhe largime nga studio, gjë për të cilën ka reagur edhe drejtuesja e programit, Megi Pojani. Ka qënë Orjani, ai që ka nisur debatin, duke prishur takimin e Saides dhe Robertit, duke bërë që Saidia të largohet nga studio. Pas këtij incidenti, ditën e sotme, Megi ka bërë një lajmërim në studio, përmes të cilit tregon vendimin ekstrem që është marrë në lidhje me konkurrentët që largohen nga studioja. “Në qoftë se dikush…
Në hapje të puntatës së parë të “Albano Show”, Bogdo sqaron se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë. Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e ofendoi Albanin duke i përmendur motrën, Beatriksën. Video nga ky moment po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale dhe për të kanë reaguar edhe personazhe të njohur të ekranit si Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta. Postimi i Fatmës: “Të them të drejtën humori cinik ai që i bën njerëzit te flasin më pëlqen, humori i zi po ashtu është një mënyrë e mire per te…
Xhelozia ishte shkaku kryesor që Alfred Vefa vrau me armë zjarri gruan e tij me të cilën ishte ndarë tashmë, nënë e dy fëmijëve dhe më pas veten. Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi Italinë dhe Shqipërinë. Në rrëfimet e fëmijëve përmendet disa herë “një xhelozi shumë e fortë” e burrit që ndoshta nuk ka pranuar të shihte Klodianën të dilte për të parë atë që fëmijët e dinin si “mik”. Në realitet ishte i dashur i Klodianës, i cili ka folur për hetuesit e krimit. Bëhet fjalë për një shtetas italian 52-vjeçar, i cili…
Pas sulmit terrorist në Ankara të Turqisë, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai tha se dënon ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara. Gjithashtu theksoi se uron shërimin e shpejtë të dy pjesëtarëve të policisë që u lënduan në detyrë. “Dënoj ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara, dhe i uroj shërim të shpejtë policëve të lënduar në krye të detyrës. NATO qëndron pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar në llogarinë e tij në X, Stoltenberg. Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të sotëm,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh dakord që të punojnë me SHBA-në për Asociacionin, dhe vjen qëndrimi i parë i Departamentit Amerikan i Shtetit. Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shteti nga Byroja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Annie Verderosa i tha gazetarit të Report Tv, Ermal Qori se SHBA-ja është e gatshme të punojë më Republikën e Kosovës mbi këtë cështje të rëndësishme. “Ne inkurajojmë Kosovën që të paraqesë një projekt-statut dhe jemi të përgatitur të punojmë me kolegët kosovarë dhe të BE-së për të avancuar këtë obligim kritik. Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet që ASM(Asociacioni…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku për sulmin në Veri të Kosovë, thotë se pamjet e mjeteve të armatosura që i afroheshin kufirit me Kosovën ishin pamje që evokonin kujtime të dhimbshme për dialogun, i cili duhet të rikthehet por jo me të njëjtat mënyra e mjete si më parë. Teksa akuzon Serbinë, thotë se a shkuar me kohë epoka kur me kërcënime mund të ketë shfajësim. Postimi i plotë Java e kaluar ishte dramatike për Kosovën dhe rajonin. Përpjekja e vazhdueshme e qeverisë serbe dhe presidentit Vuçiç për të përdorur ngjarjet e tmerrshme në Kosovë dhe mbi të gjitha grupet…
Zjarri i rënë në Murcia rreth orës 06:00 të mëngjesit shkrumboi klubin e natës “Teatre” në Spanjë. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të personave të zhdukur pas zjarrit, që ka djegur sipas raportimeve tre klube nate që ndodheshin ngjitur me njëri-tjetrin. Katër persona kanë mbetur të plagosur ndërsa shërbimet e urgjencës në Murcia thonë se numri i të vdekurve mund të rritet. Diego Seral nga Policia Kombëtare e Spanjës u tha gazetarëve se rrënimi i godinës nga flakët po e bënte të vështirë gjetjen e viktimave dhe është e pamundur të përcaktohet bilanci i zjarrit. Ballesta po ashtu…
Bankat dhanë më shumë kredi për qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë gjatë gushtit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pas tkurrjes gjatë korrikut, huatë e reja u zgjeruan në 29.2 miliardë lekë në gusht duke shënuar kështu nivelin më të lartë për këtë vit. “Kjo ka ardhur kryesisht si pasojë e rritjes së kredive për blerje të pasurive të paluajtshme, ashtu siç edhe Banka e Shqipërisë ka raportuar”, tha eksperti Selim Blliku. Zgjerimi i kredi-marrjes për qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë po vjen në një kohë që normat e interesit për lekun kanë prekur nivelet më të larta të viteve…