Author: tirana

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka dënuar ashpër sulmin terrorist të mëngjesit të sotëm mbi selinë e ministrisë së Brendshme në Ankara. Ai e ka lidhur sulmin me aktivitete të tilla të ngjashme që kanë ndodhur më parë në Turqi, duke thënë se Ankaraja zyrtare do të vazhdojë luftën brenda dhe jashtë vendit derisa terroristi i fundit të eliminohet. “Ne nuk do të lejojmë që organizata terroriste të drejtojë politikën apo të pengojë marshimin e shenjtë të vendit tonë. Aksioni në të cilin u neutralizuan dy vrasës mëngjesin e sotëm është lufta e fundit e organizatës terroriste. Terroristët që kërcënojnë…

Read More

Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Schwarz ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator. Schwarz përmes një postimi në platformën “X” ka shkruar se ajo që po ndodh në kufirin Kosovë-Serbi ia kujton ngjarjet e vitit 2022 në kufirin Ukrainë-Rusi, para se të niste lufta. “Ajo që po ndodh në kufirin me Kosovën ta kujton atë që ndodhi në vitin 2022 me Ukrainën. Putini sigurisht që përzihet. Serbia duhet të marrë udhëzime të qarta nga BE-ja. Tani ka diplomaci!”, shtoi deputeti gjerman, që vjen nga SPD, partia e kancelarit Olaf Scholz.

Read More

Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha, thotë se segmente paramilintare të përgatitura nga segmente shtetërore të Serbisë në bashkëpunim me një pale të tretë që është Rusia, tentuan lançimin e një pjese të planit për vënien nën kontroll me forcë të territorit të Veriut të Kosovës. ‘‘Ishte profesionalizmi I policisë së Kosovës dhe bashkëpunimi I ngushtë me institucionet euroatlantike që bën të mundur shkatërrimin e këtij plani dhe sprapsjen e efektivëve që i ishte ngarkuar ky plan. Vënia në kontroll me dhunë e një pjese të territorit të një shteti të pavarur si Kosova është një situatë e rëndë…

Read More

Anëtarët e bandës së Laert Haxhisë janë lënë në burg. 11 pjesëtarët e bandës dolën sot nën masa të rrepta sigure para Gjykatës së Elbasanit, ku u njohën me masën e sigurisë. -Artan (Marjus) Tafani akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë,…

Read More

Flakët në bregdetin e Pishporos vijojnë të përhapen me shpejtësi në masivin pyjor, në terren ka zbritur ministri i Brendshëm Taulant Balla, i shoqëruar nga prefekti i qarkut Lefter Shehaj dhe kryebashkiaku Armando Subashi. Ai ka deklaruar se Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht ndihmë Bashkimit Europian duke bërë thirrje për aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile, që do të mundësonte ndërhyrjen e nevojshme nga ajri në zonë. “Jemi këtu me kryetarin e bashkisë, prefektin dhe autoritet e tjera që kanë drejtuar prej ditësh këtë operacion për të vënë në kontroll zjarrin në këtë zonë. Është e vështirë për shkak të…

Read More

Një sulm terrorist e ka cilësuar Turqia incidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të diele para godinës së Ministrisë së Brendshme, ku një person hodhi veten në erë dhe një tjetër u neutralizua nga forcat e sigurisë. Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya ka sqaruar se ka pasur shkëmbim zjarri me dy terroristët. Sipas mediave turke, njëri nga terroristët kreu një sulm me armë me rreze të gjatë dhe më pas hodhi veten në erë. Tjetri po ashtu ka qëlluar me të njëjtin tip arme por është neutralizuar nga rojet e sigurisë. Terroristin e neutralizuar është i pajisur me bombë, e…

Read More

Një sherr ka degraduar në përplasje fizike në spitalin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Dy persona janë kanë goditur me grushta dy të tjerë. Si pasojë është bërë arrestimi i dy shtetasve që filluan sherrin, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: -Dy 34-vjeçar, pasi për motive të dobëta, në spitalin “Nënë Tereza”, kanë goditur me grushte dy shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Bashkia e Shkodrës ka përfunduar ndërtimin e urës që lidh fshatin Gimaj dhe Nënmavriq në Shalë. Kryeministri Edi Rama publikoi këtë të dielë pamje nga ura e përfunduar, e cila tashmë është e sigurtë dhe në funksion të banorëve të këtyre fshatrave. “Ura e përfunduar që lidh fshatin Gimaj dhe Nënmavriq në Shalë, tashmë e sigurt në funksion të banorëve të këtyre fshatrave. Punë e kryer e bashkisë Shkodër”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Read More

“Dashuria nuk është diçka me detyrim: Mund ta duash një person, por duhet të pranosh faktin që ai nuk të do”, janë fjalë sipas mediave italiane i kishte thënë vajza 44-vjeçarit shqiptar Alfred Vefa, i cili tri ditë më parë vrau me plumb në kokë bashkëshorten Klodiana Vefa për xhelozi. Mediat italiane kanë publikuar pjesë nga deklarimet e fëmijëve të çiftit, që tregojnë se vrasja e 37-vjeçares Klodiana Vefa ka ndodhur pas gjashtë viteve me debate e konflikte te vazhdueshme. Shkak ishte fakti se ajo nuk e donte emigrantin shqiptar me të cilin kishte dy fëmijë. Dy vjet më parë…

Read More

Një 44-vjeçare nga Përmeti është arrestuar nga policia. Ajo ishte shpallur në kërkim për moskallëzim krimi dhe mashtrim. Sipas policisë dyshohet se Sadete Rakipi ka pasur informacione se vajza e saj e mitur është abuzuar seksualisht nga një person disa muaj më parë, por nuk e ka kallëzuar këtë gjë në polici. Gjithashtu, dyshohet se ajo i ka marrë një shumë parash një shtetasi të huaj duke e mashtruar gjatë komunikimeve në rrjetet sociale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dënoi sot sulmin terrorist në Ankara, Turqi. “Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh popullit turk, Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë dhe Presidentit të saj, z. Numan Kurtulmuş, solidaritetin dhe dënimin e ashpër ndaj sulmit terrorist në Ankara”, thuhet në mesazhin e kryeparlamentares Nikolla. Kryetarja e Kuvendit, më tej thekson se Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet një aleate e denjë e partnerëve tanë strategjikë në luftën kundër terroristëve e terrorizmit, si një rrezik për lirinë, demokracinë, sigurinë dhe paqen. Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya deklaroi sot kishte pasur një sulm…

Read More

Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka qenë sot në Pezë, ku është takuar me demokratë dhe ka theksuar se kontributi i qëndrestarëve nuk do të harrohet, por do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë. Basha deklaron se në PD janë të mirëpritur të gjithë ata që duan një parti modern europiane në partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjikë. “Kënaqësi të takohem me Xhelal Merepezën, një kontributor i palodhur i PD. Idetë dhe sugjerimet e tij janë shumë të vlefshme për ringritjen e modernizimin e Partia Demokratike e Shqipërisë.Në PD janë të mirëpritur të gjithë ata që duan një…

Read More