Author: tirana

Në kuadër të turit të tij, Lulzim Basha sot do kalojë ditën pikërisht me banorët e kësaj zone rurale të Tiranës, për të folur e ndarë problemet e zgjidhjet që duhen ofruar për fshatin e bujqësinë në për përgjithësi. “Përshëndetje të gjithëve këtë mëngjes plot diell nga Ndroqi”, shkruan Basha në Facebook.

Read More

“Save the Children” bën thirrje për një sistem evropian kërkimi dhe shpëtimi për të shpëtuar njerëzit në vështirësi në det. Në vitin 2023 më shumë se 100 të mitur kanë vdekur ose janë zhdukur në Mesdhe. 4% e totalit. Përqindja është rritur në mënyrë drastike krahasuar me vitin 2014, kur ishin më pak se 1%, raporton “Save the Children”. Nga viti 2014 e deri më sot, më shumë se 112 mijë të mitur të pashoqëruar kanë mbërritur në Itali përmes detit. Këtë vit, që nga 1 janari, mbi 11600 të mitur kanë mbërritur në rrugë detare pa kujdestarë të rritur.

Read More

Legjenda e Chelsea, Pat Nevin ka identifikuar Armando Brojën si futbollistin e ekipit që do t’i befasojë të gjithë në këtë sezon. Nevin tha se Broja është ende i ri, ka një fizik mjaft të mirë dhe shumë potencial, në një intervistë për “Daily Post”. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të futbollit u kthye së fundmi nga një dëmtim afatgjatë, por ende ka nevojë për kohë që të kapë formën optimale. Deri në merkaton e Janarit, ai duhet të tregojë më të mirën në fushë dhe të sigurojë vendin e titullarit. Në të kundërt, blutë e Londrës kanë në plan që…

Read More

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e muajit shtator, gjatë të cilit janë finalizuar 83 operacione policore, nga të cilat u vunë në pranga 937 persona. Janë asgjësuar mbi 60 mijë bimë kanabisi, drogë, armë dhe municion luftarak. Janë goditur disa raste të shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, të cilat në kuadër të Pakestës së Sigurisë kanë vënë në qendër të vëmendjes nga shërbimet e policisë. Gjatë muajit shtator 2023: Për sa i përket misionit parësor të Policisë, sigurisë së qytetarëve, gjatë këtij muaji janë finalizuar megaoperacione me impakt të lartë publik. -Megaoperacioni policor i koduar “NEVER FORGET” bëri…

Read More

Një sulm kamikaz ka ndodhur në Ankara të Turqisë. Ministri i Brendshëm i Turqisë thotë se një kamikaz hodhi veten në erë përpara ndërtesës së ministrisë në kryeqytetin turk, duke plagosur dy oficerë policie. Ali Yerlikaya tha se dy sulmues ishin përgjegjës për shpërthimet para ndërtesës së ministrisë. Njëri prej tyre hodhi veten në erë dhe tjetri u “neutralizua”. Shpërthimi ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit, ndërsa masat e sigurisë janë forcuar rreth ndërtesës së parlamentit dhe rreth ndërtesës së ministrisë së brendshme.

Read More

Prokurorja e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, është marrë në mbrojtje nga institucionet pas dyshimeve se grupi i Laert Haxhiut do të kryente atentat ndaj saj. Policia e Shtetit dhe Këshilli i Prokurorisë që të përcaktojnë mbrojtjen për prokuroren dhe familjen e saj. Musabelliu është prokurorja e cila ka në dorë dosjen e Haxhiut për atë që njihet si “masakra e Lushnjes”. Në këtë ngjarje të rëndë, në Shtator të vitit 2017 u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Për këtë çështje në shkallë të parë është dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi. Haxhiu po lëvizte me një…

Read More

Para togave të zeza sot do të dalë i penduari Artan Tafani dhe 8 të tjerë t; arrestuar në kuadër të operacionit ‘Kurrë mos harro’. Prokurori do kërkojë masën arrest me burg edhe për kreun e bandës Laert Haxhiu, por ky i fundit ndodhet në burg në Greqi dhe autoritetet helene kanë refuzuar ekstradimin e tij. Të arrestuarit që do dalin para gjykatës Artan TafaniLulzim SpahiaLigor RomackaErisjano AbediniMarglen TopuziIdriz ManejBujar AbediniEnriko XhahysaBledar Berberi

Read More

Vijon beteja për shuarjen e vatrave të zjarrit edhe në ditën e 6-të, në masivin pyjor të Pishporos dhe Darëzezës në Fier. Forcat operacionale kanë qenë në terren deri në mesnatë pasi të favorizuara nga era detare, të gjitha vatrat e zjarrit në pyll janë aktivizuar duke u përhapur deri në masivin pyjor të Darëzezës ku flakët u afruan deri në 300 metra pranë zonës së banuar dhe bizneseve që operojnë në të. Dy mjete zjarrfikëse kanë vënë nën kontroll këtë vatër zjarri të rrezikshme ndërkohë që përgjatë gjithë natës zona është monitoruar nga shërbimet zjarrfikëse.

Read More

Berati do të mirëpresë në 13-15 tetor festën e verës, një aktivitet që promovon kulinarinë dhe traditat e qytetit të “një mbi një dritareve”. Kryeministri Edi Rama fton vizitorët të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, të cilin e cilësoi “një udhëtim shijeje dhe historie”. “Një udhëtim shijeje dhe historie në “Wine and Stories of Berat”, qytetit që po kthehet në ekselencë të prodhimit të verës shqiptare gërshetuar me duart e arta të amvisave që ruajnë e përcjellin vit pas viti traditat më të veçanta të kuzhinës tradicionale”, u shkruan Rama në rrjetet sociale. Në datat 13-15 tetor, Berati do të…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për ‘La Repubblica’, flet për të gjitha nga ‘akti terrorist’, siç ajo e quan, deri tek marrëdhëniet me SHBA e BE, si edhe procesin e dialogut me Serbinë. Osmani thotë se Vuçiç me armët e Rusisë po mendon aneksimin e Mitrovicës së Veriut sipas modelit të Krimesë. Por e para e Kosovës shprehet për mediat italiane se Serbia duhet ta dijë se do të përballet me një popull të gatshëm për të mbrojtur lirinë e saj me çdo kusht dhe se NATO është me ta. “Ai ka pasur gjithmonë pretendime territoriale, tani…

Read More

Partia SMER-SSD e ish-kryeministrit Robert Fico ka fituar zgjedhjet parlamentare të Sllovakisë pasi kritikoi Bashkimin Evropian si dhe NATO-n dhe premtoi të ndalojë ndihmën ushtarake për Ukrainën. Pas numërimit të pothuajse 99% të zonave zgjedhore, partia opozitare Smer mori 23.3% të votave, sipas rezultateve paraprake të publikuara mëngjesin e sotëm nga komisioni zgjedhor i Bratislavës. Me 99.2 përqind të votave nga rreth 6,000 qendra votimi të numëruara nga Zyra e Statistikave Sllovake herët të dielën, partia e majtë SMER-SSD mori 23 përqind të voitave, ndërsa Partia e qendrës Porgresive, PS mori 17 përqind, e ndjekur nga Hlas e Peter Pellegrini…

Read More

Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u është drejtuar me një videomesazh të gjitha grave dhe vajzave. Në këtë videomesazh Ministrja Koçiu thekson përpjekjet dhe angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në betejën e vazhdueshme kundër kancerit të gjirit, sëmundjes më të përhapur tumorale tek gratë. Koçiu thekson se shtrirja e mbulimit me mamografi falas në te gjithë vendin si dhe zgjerimi i reparteve onkologjike në spitalet rajonale, kanë bërë që vit pas viti të rritet numri i diagnostikimeve të hershme, si dhe të ulet numri…

Read More