Author: tirana

Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me fushatën e Tetorit Rozë, muaji për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit ku i bën thirrje grave dhe vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore. ”MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore,…

Read More

Këtë të hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i prezencës së Anticiklonit Afrikan. Moti do të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë ditës së enjte dhe të premte vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët përqendruar në relievet kodrinore-malore.

Read More

Rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë këtë të hënë në auditorët e universiteteve, në nisje të vitit të ri akademik 2023-2024. Studentët e fakulteteve të tjera do të nisin vitin e ri akademik, studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar bojkot të procesit arsimor si edhe protesta. Ndonëse një pjesë prej tyre kanë paralajmëruar bojkot, dega e mjekësisë mbetet më e preferuara, ku edhe këtë vit janë plotësuar 400 kuotat që ishin të lira. Ky bojkot vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.…

Read More

Dashi Kjo e hënë do jetë e bukur në aspektin e dashurisë. Ata që duan të shkojnë më tej në raportin e tyre do të duhet të përfitojnë nga këto ditë pozitive. Nga ana tjetër, kur gjërat bëhen shumë të vështira, duhet të ndaloni dhe të mendoni pak më shumë. Demi Ditën e dytë të muajit tetor do të filloni të korrni frytet e para të punës suaj. Ata që kanë përjetuar një krizë dashurie do të mund të rivendosin marrëdhëniet duke përfituar nga yjet e favorshme. Binjakët Ditë interesante kjo e hënë për të rikuperuar marrëdhëniet me të lindurit…

Read More

Efi është shfaqur nga spitali në postimin e fundit në InstaStory. Ish-banorja e Big Brother VIP ka njoftuar largimin nga rrjetet sociale pasi do të operohet për apandesit. “Meqenëse do t’ju mungoj pak ditë, më falni, por më zuri pak apandesiti”, shkruan ajo. Kujtojmë që Efi ka refuzuar edhe të marrë pjesë në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”. E ftuar në “Shqipëria Live”, ajo tha se e refuzoi ftesën për shkak të rolit shumë të vogël.

Read More

Ne të gjithë luftojmë për të kontrolluar emocionet tona ndonjëherë, por ka disa shenja sipas astrologëve që e përjetojnë atë në ekstreme, pavarësisht nëse kjo reflektohet në sjelljen e tyre apo jo. Kur shprehen emocionalisht mund të shkaktojnë probleme në marrëdhëniet e tyre personale. Por kur i mbajnë ndjenjat brenda, rrezikojnë të zhvillojnë probleme psikosomatike. Një shkëmb përpara dhe një përrua prapa, atëherë, për përfaqësuesit e mëposhtëm veçanërisht të ndjeshëm të zodiakut. Gaforrja: Është shenja që i jeton intensivisht emocionet, si ato të këndshmet ashtu edhe ato të vështirat. Kur është në humor të mirë, ai do t’i mbulojë me…

Read More

Skënderbeu ka fituar ndaj Partizanit me rezultatin minimal 1-0. Një ndeshje intensive dhe me shumë raste nga të dyja skuadrat, por të cilat nuk janë konkretizuar deri në minutën e 82’ të sfidës. Kjo pasi Liço fiton një 11 metërsh për korçarët dhe Rashica ndëshkon Hoxhën. Me këtë fitore, Skënderbeu renditet tashmë në vendin e dytë me 12 pikë, një më pak se vendi i parë që është Egnatia, ndërsa të kuqtë e kryeqytetit në vendin e pestë me 8 pikë.

Read More

Debati në “Shihemi në Gjyq” midis bashkëshortëve Adriatik dhe Margarita zhvillohet për një shumë parash. Fjalën e merr Margarita dhe shpjegon se babai i saj ka lënë një pasuri, 50 milionë lekë, por ajo ende nuk e ka përfituar pjesën e saj. 68-vjeçarja është e mendimit se çifti nuk duhet të kishte arritur në këtë pikë, ndërsa Adriatiku vijon të thotë se do largohet nga shtëpia. Në këtë moment, Margarita ngre disa akuza tradhtie.Margarita: Për mua të marrë leckat, të ikë në shtëpi të vet. Unë do ta fitoj 1/3 time, do t’ia jap lekët. Eni Çobani: Po ai thotë…

Read More

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vlorë – Kuç, në afërsi të fshatit Drashovicë. Shtetasi 52 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, është lënduar shtetasja 42 vjeçare, pasagjere, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Drashovicë, shtetasi, 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot në një reagim se, PD mbështet fuqimisht dhe pa asnjë rezervë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. “Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët”, theksoi Basha.Ai nënvizoi se, “çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë”. “Kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar: PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të SPAK”, u shpreh Basha.

Read More

Autorja Lindsey Anderson Beer zbuloi së fundmi se po punon për një skenar për filmin e animuar të vitit 1942 Bambi për një audiencë më moderne. “Dua ta sjell atë në jetë për fëmijët e sotëm në një mënyrë që ata të mund të lidhen më shumë me të,” tha Anderson Beer. Duke u futur në detaje rreth mënyrës sesi do ta modernizonte Bambin për ta bërë atë më të afërt me fëmijët e sotëm, ajo tha se filmi do të trajtojë vdekjen e nënës së Bambit ndryshe. “Nuk dua të zbuloj paraprakisht, por për trajtimin e vdekjes së nënës,…

Read More

Inter fitoi mbrëmjen e djeshme ndaj Salernitana me shifrat 0-4, ku autori i të gjithë golave ishte argjentinasi zikaltër, Lautaro Martinez. “El Toro”, me katër golat e shënuar ditën e djeshme, ka shkruajtur një faqe në historinë e Serie A duke u bërë i pari lojtar që shënon “poker” duke hyrë në fushën e lojës si zëvendësues. Lautaro ka shënuar deri më tani 9 gola në 7 ndeshje të Serie A për këtë sezon për herë të parë në karrierën e tij. Më mirë se Lautaro ka bërë argjentinasi Antonio Valentin Angelillo, i cili shënoi 14 gola në 7 ndeshje…

Read More