Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç thotë se autoritetet në Serbi nuk janë duke kërkuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, “që të qëndrojnë në anën serbe”. “Ne vetëm kërkojmë që ata të jenë objektivë, të jenë neutralë”, ka thënë Petkoviç në një konferencë për media në Beograd, në të cilën është diskutuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 Shtator. Atë ditë, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup i armatosur, dhe për pasojë ka mbetur i…
Author: tirana
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha në një dalje për mediat në këtë nisje të vitit akademik, ka mohuar zërat për rënien me 200 vende në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm të cilësisë së universiteteve për Europën Jugore. Hoxha deklaroi se ky rankim bëhet për herë të parë, që futen universitetet e Shqipërisë dhe është hera e parë që futen universitetet e Shqipërisë, teksa rezultatet dalin në 2024. “Nuk ka rritje të tarifave të UT, ka ulje madje të disa tarifave. Nuk është e vërtetë që Universiteti i Tiranës ka rënë 200 vende. Ky rankim…
Në Universitetet e rretheve ka nisur viti i ri akademik 2023-2024, ku siç raportohet disa degë rrezikojnë mbylljen. Në universitetin ”Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, deri tani janë regjistruar 850 studentë në vitin e parë në 32 programe studimi në 6 fakultete të këtij universiteti. Nisja e vitit të ri akademik sjell 1515 regjistrime te reja në universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, vetëm në dy fazat e para, shifër kjo e cila ka një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë e cila ishte 1700 regjistrime për dy fazat e para. Katër programe studimi nuk do të hapen këtë vit…
Donald Trump kërkon sërish që të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ai është zotuar se nëse do të bëhet president i SHBA-së, do të tërheqë trupat amerikanë nga shumë vende. Sipas tij, Uashingtoni shpenzon miliarda dollarë për mbrojtjen ushtarake të disa vendeve dhe në të njëjtën kohë nuk merr trajtim të favorshëm për fermerët e tij. “Trupat tona i mbrojnë, ndërsa ata nuk na paguajnë pothuajse asgjë. Shumë prej tyre na urrejnë, por ne i mbrojmë ata”. Po ashtu Trump shtoi se trupat amerikane do të kthehen menjëherë në shtëpi dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të…
Victoria Beckham thotë se David Beckham ka përjetuar një depresion të thellë, pasi iu dha një karton i kuq në ndeshjen për Kupën e Botës më 1998. Në një serial të ri dokumentar të platformës Netflix, me emrin “Beckham”, që do të publikohet të mërkurën, flitet për karrierën e yllit të futbollit nga perspektiva e shumë personave të tij të afërt. Në episodin e dytë të dokumentarit, Viktoria dhe David diskutojnë për abuzimin që e kanë përjetuar në fund të viteve ’90, pasi Davidi është përjashtuar prej një loje kundër Argjentinës. Anglia e ka humbur lojën kundër Argjentinës pas një…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot në orën 11:00 pas kërcënimit të jetës së prokurores Doloresa Musabelliu, e cila është marrë në mbrojtje nga SPAK. Në takim janë thirrur edhe kreu i SPAK-ut Altin Dumani, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kreu i gardës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe prokurorin Kreshnik Ajazi. Takimi vjen një ditë pasi Doloresa Musabelliu u mor familjarisht nën ruajtje nga SPAK. Fokusi i takimit do të jetë rishikimi i masave të ruajtjes së prokurorëve në Shqipëri. Ministria e Brendshme po rishikon strategjinë e ruajtjes së prokurorëve. Për shkak të parashikimeve ligjore mbrojtja…
Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha thotë se ky vit akademik po nis me bojkot të mësimit nga studentët e Mjekësisë për shkak të ligjit antikushtetues të qeverisë që iu ndalon dhënien e diplomës me kushtin e punësimit në vend për disa vite. Sipas Bashës, studentët edhe këtë vit do të përballen me mungesën e infrastrukturës fizike e digjitale, tarifa studimi të larta etj. “Në takime me studentë e pedagogë jam njohur me probleme themelore të cilat përballen çdo ditë: mungesa e mbështetjes për mirëkualifikimin e stafit akademik, arsimim jo cilësor e bashkëkohor, mungesë të infrastrukturës fizike e digjitale,…
Policia e Lushnjës ka marrë në mbrojtje ish-prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi, emri i së cilës doli nga dëshmia e Artan Tafanit. Në vijim do të ketë vendim se si do procedohet. Policia do e shoqërojë kudo. Në rrethin e shënjestrës së Laert Haxhiut ishte edhe ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi, e shkarkuar nga Vetting-u në korrik 2023. Ajo hetoi Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu. 2 vite hetime dhe më pas Selimi shpalli moskompetencë për dosjen, duke…
Avokati Adriatik Doga, i quan trillim atentatet dhe vrasjen që ishte planifikuar për të, nga Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, pjesëtar i bandës së Laert Haxhiut. Doga shprehet se nga momenti që e ka dëgjuar këtë fjalë nga drejtori i policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, jeta e tij dhe e familjes nuk është më e qetë. Avokati nga Lushnja shprehet se që nga momenti që emri i tij u bë publik si shënjestër për t’u vrarë, nuk ka kërkuar mbrojtje, por të paktën duhej të ishte bërë një ballafaqim me Tafanin ose të thirrej nga prokurori i Elbasanit për…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Policia e ka konfirmuar që sulmi në Veriun e Kosovës, ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar këtë zonë, përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme. Kurti ka shkruar se kjo do të pasonte me krijimin e një korridori për në Serbi, i cili do ta mundësonte furnizimin me armë dhe trupa. “Bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar nga 37…
Policia e Lushnjës me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit sekuestroi makinën tip GLK në përdorim të Klea Gjatës, vajza që u arrestua në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro”. Ajo është shoqja e ngushtë me Laert Haxhiun. Makina ishte në emër të nënës së saj, ndërsa është sekuestruar edhe një aparat celular që mund të ndihmoj në zbardhjen e bisedave të saj me Laert Haxhiun nga burgu i Janinës.
“Gruaja” e re e Kanye West, Bianca Censori vjen nga një familje famëkeqe e krimit në Australi. Ajo ka lindur dhe është rritur në Australi, ku xhaxhai i saj është një gangster famëkeq, reputacioni i frikshëm i të cilit i dha pseudonimin ‘Al Capone i Melburnit’. Babai i Biancas është Elia ‘Leo’ Censori, 69 vjeç, i cili kaloi një burg të rëndë pas një dënimi për posedim të një importi të ndaluar heroine dhe një pistoletë të mbushur me fishekë. I përshkruar si një ‘figurë e rëndë kriminale’ nga një i afërm, Leo thuhet se u qëllua në një atentat…